Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka firmosur vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Nëpërmjet një vendimi të firmosur nga kreu i këtij këshilli Toni Gogu me nr.50 datë 14 maj 2020, është vendosur shembja e ndërtesës.
Në pikën 3, i kërkohet Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që të marrë të gjitha masat për ndërhyrjen dhe shembjen e objektit.
Mbledhja është zhvilluar mesditën e të enjtes dhe diskutimi dhe votimit është zhvilluar online