Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë është identifikuar vetëm 1 rast me COVID-19 në 177 testime të kryera. Në komunikimin e përditshëm me publikun, dr. Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik, bëri me dije se gjatë 24 orëve të të shëruar janë 15 qytetarë.
“Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.
Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.
Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”, tha ajo.
COVID-19 – Statistika (19 Maj 2020)
Testime totale 12899
Raste pozitive 949
Raste të shëruara 742
Raste Aktive 176
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 68
Krujë 35
Durrës 31
Shkodër 14
Kamëz 10
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Mirditë 1
Korçë 1