• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

500 miliardë Euro: Merkeli e Macroni në borxh për Evropën

19 Maj, 2020
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Fondi i rindërtimit do t’u japë grante shteteve të goditura nga Covid-19. Për këtë Komisioni Evropian do të marrë borxh në tregjet financiare, shkruan Auron Dodi.

Me flamujt gjermanë dhe francezë pas vetes, krahas atyre nacionalë dhe të BE, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron shpallën dje pasdite (18.05.) dakordimin e ri për Evropën.

“Është kriza më e rëndë, para së cilës ndodhet Bashkimi Evropian në historinë e tij. Një krizë e tillë kërkon edhe përgjigje përkatëse”, tha kancelarja Merkel pas videokonferencës së përbashkët me Presidentin Macron.

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron ranë dakord për fondin e rindërtimit të BE, apo instrumentin e rindërtimit, siç quhet ai ndryshe. Fondi i rindërtimit do të financohet me obligacione, me mjete financiare që Komisioni Evropian do t’i marrë borxh në treg.

500 miliardë Euro: Merkeli e Macroni në borxh për Evropën - nga Auron Dodi

Elementi vendimtar në deklaratën e Merkelit dhe Macronit është që këto mjete do t’u jepen si grante shteteve të goditura më fort nga Covid-19. Kancelarja Merkel tha se nuk bëhet fjalë “për kredi”.”Këto 500 miliardë euro nuk do të kthehen nga ata që i përfitojnë,” deklaroi Presidenti Macron. Kjo u mundëson shteteve që kanë pasur borxhe të larta shtetërore edhe pa Covid-19, që të mos e thellojnë borxhin kombëtar.

Borxhet që do të marrë Komisioni Evropian për bashkësinë do të shlyhen “për një kohë shumë të gjatë”, tha kancelarja Merkel. Burime të ndryshme parashikojnë për këtë një periudhë deri 30 vjeçare. Barra që do të mbajë secili nga shtetet për këto borxhe do të jetë në përputhje me pjesën e tij në buxhetin e Bashkimit Evropian: Gjermania me 27 përqind, Franca me 20.2 përqind.

Kush përfiton nga mjetet për rindërtimin?

Presidenti francez tha se fondet do të shkojnë në “sektorët dhe zonat më të goditura”. Nga shtetet, përfituesit kryesorë pritet të jenë shtetet e Evropës Jugore si Spanja dhe Italia. Këto shtete janë goditur edhe ekonomikisht më fort nga pandemia. Por të goditura rëndë janë edhe Franca, Portugalia dhe Greqia, për shkak të mbylljes së degës së turizmit, shumë të rëndësishme për ekonomitë e tyre.

Si do të shpërndahen mjetet e fondit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do ta paraqesë planin e rindërtimit të Evropës në 27 maj. Më pas, më 18 qershor atë do ta vendosin kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE.

Komisioni Evropian ka paraqitur këto ditë disa përfytyrime për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve financiare në vendet e krizës. Rëndësi vendimtare pritet të fitojë tani i ashtuquajturi Semestri Evropian, rekomandimet vjetore të Komisionit për politikën ekonomike dhe fiskale. Deri tani këto rekomandime përgjithësisht janë anashkaluar nga shtetet anëtare.

Dokumenti i miratuar dje nga Gjermania dhe Franca kërkon edhe investime “në tranzicionin digjital dhe të gjelbër” dhe në forcimin e kërkimit shkencor dhe të zhvillimit.

Pengesat në miratimin e planit të rindërtimit

Vëllimi i fondit është më i ulët nga ai që dëshironin shumë shtete jugore të BE. Por në një situatë të jashtëzakonshme  Gjermania reagoi me hapa të jashtëzakonshëm: Berlini  e braktisi me deklaratën e djeshme të kancelares Merkel përfundimisht kundërshtimin ndaj obligacioneve. Në Berlin ashtu si edhe në kryeqytete të tjera  ky vendim kishte javë që po përvijohej. Pas goditjes nga Covid-19, një vendim i ndryshëm do ta kishte dëmtuar ndoshta në mënyrë fatale Bashkimin Evropian ndaj fuqive konkuruese për tregun evropian, Kinë e Rusi.

500 miliardë Euro: Merkeli e Macroni në borxh për Evropën - nga Auron Dodi

Është fakt që si në Gjermani, ashtu edhe në të 27 shtetet anëtare të BE, financimin e fondit të rindërtimit me obligacione, duhet ta miratojnë të gjitha parlamentet nacionale. Në Gjermani do të jetë detyrë jo e lehtë bindja e Bundestagut nga qeveria gjermane: që krahas buxhetit klasik të BE të miratohet fondi shtesë i Coronas, i financuar me obligacione. Në qarqe të CDU-së dhe te liberalët e FDP-së rezistenca ndaj bondeve evropiane vazhdon të jetë e fortë. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese gjermane, e cila u vuri pikëpyetje obligacioneve që blen në emër të shteteve anëtare Banka Qendrore Evropiane ia vështirëson punën bindëse qeverisë gjermane.

Por mendohet se mbështetjen do ta lehtësojë fakti që me obligacionet e Komisionit Evropian, Gjermanisë nuk do t’i duhet t’i rrisë kontributet në buxhetin e Bashkimit Evropian. Kancelarja Merkel e ofroi rritjen e kontributit gjerman në këtë buxhet, por sipas burimeve nga Brukseli, pak shtete janë në gjendje të bëjnë të njëjtën gjë. Një fondi i krijuar në këtë mënyrë do të kishte vëllim të vogël, të pamjaftueshëm. Disa analistë tërheqin megjithatë vëmendjen se fatura do të vijë, por vite më vonë: prej vitit 2025 do të jetë e nevojshme rritja e kontributeve nga shtetet anëtare në Bruksel.

Reagime evropiane

Përpara deklaratës së tyre të përbashkët, Merkeli dhe Macroni i patën njoftuar kryetarët e tjerë të shteteve dhe të qeverive për hapin e tyre. Reagimet sot qenë të përmbajtura. Komisioni Evropian foli për një “hap në drejtimin e duhur”, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde e përshëndeti dakordimin franko-gjerman.

Në Parlamentin Evropian grupi parlamentar i Gjelbër u shpreh skeptikë për shumën e fondit të rindërtimit: 2 bilionë euro ishte shuma e shpresuar nga europarlamentarët. Grupi parlamentar i AfD-së në Parlamentin Evropian kujtoi se “Merkeli dhe Macroni shkelin ligjin e BE”, pasi neni 311 i Marrëveshjeve të BE e ndalon marrjen e borxheve nga BE.

Nga kryetarët e shteteve, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz shkroi në twitter se “Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë me kredi vendet e prekura me shumë”. Ky është qëndrimi i mbrojtur deri tani edhe nga Holanda, Suedia e Danimarka.

Megjithë këtë: Merkeli dhe Macroni ngritën me iniciativën e djeshme një urë, për të bashkuar veriun me jugun e Evropës.  Është një hap me përmasa historike. Ai dëshmon se në këtë kohë të jashtëzakonshme për botën, motori gjermano-francez për Evropën funksion./dw

Related- Posts

German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa
Bota

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026
Bota

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026
Bota

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026

Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për protestën: Policia të jetë proporcionale, të hetohen pretendimet për përdorim të tepruar të forcës

14 Tetor, 2026

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.