Gjirokastra është qyteti i traditës, shijes dhe historisë. Gjirokastra nuk është vetëm e shqiptarëve dhe e gjirokastritëve, por një pasuri botërore që duhet shijuar në radhë të parë nga shqiptarët.
Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, bëri me dije se paketat turistike këtë sezon turistik do të përfshijnë hyrjen në muze pa pagesë për ata që zgjedhin Gjirokastrën për të kaluar pushimet apo një fundjavë.
Veç historise, kulturës, çdo shtëpi në Gjirokastër është një muze më vete, kalaja, qyteti antik i Antigonesë, ka kala dhe në zonat përreth Gjirokastrës qe do frekuentohen pa bilte.
Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë operatorët, strukturat akomoduese per respektimin e protokolleve kunder covid-19, ndersa kemi lehtësuar barren fiskale per dy muajt e pandemisë, mars e prill me tarifa vendore 0 për të gjitha bizneset , tha ai.
Ndërkohë do te prezantojme tek operatorët e strukturat akomoduese, sistemet muzeale qe jane bërë zero per të gjithë shqiptarët.
Pra hyrja dhe vizitat në muzeumet në bashkinë e Gjirokastrës do jetë e zeruar. Kjo do vihet në shërbim për strukturat akomoduese.