• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

“Ne Popujt!” dhe Multilateralizmi në 75-vjetorin e OKB-së

23 Shtator, 2020
in FOKUS, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

E krijuar me shumë shpresa dhe synime për të shëruar plagët e Luftës së Dytë Botërore dhe për të ndërtuar një rend të ri botëror pa luftëra dhe konflikte, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shënuar 75-vjetorin e krijimit të saj nën moton “E ardhmja që duam, OKB-ja që ne kemi nevojë: Riafirmimi ynë i përbashkët ndaj multilateralizmit” më 21 shtator 2020. Me këtë rast u mbajt një sesion i veçantë i Asamblesë së Përgjithëshme me pjesëmarrjen masive me fjalime në formatin video të kryetarëve të shteteve dhe qeverive ose të përfaqësuesve të tjerë të lartë të vendeve anëtare duke patur në focus veç pandemisë COVID-19 gjëndjen aktuale të tensionuar në botë dhe sfidat e shumta rajonale dhe globale. Se sa rëndësi iu kushtua këtij përvjetori mjafton të përmëndet se në listën paraprake të folësve, që e kryesonte Presidenti i SHBA Donald Trump, ishin të regjistruar 182 folës. Në moment të fundit Presidenti amerikan hoqi dorë nga fjalimi (e akoma nuk ka shpjegim zyrtar për këtë veprim) dhe SHBA u përfaqësuan nga Zëvëndës Ambasadorja pranë OKB-së Cherith Norman Chalet në këtë eveniment historik të kësaj organizate pan botërore ku përfaqësohet i gjithë njerëzimi.

Kjo ‘datëlindje’ emblematike e OKB-së, e cila kur u krijua në vitin 1945 kishte 51 vende anëtare, u kthye në një eveniment historik të përfaqësuesve të 193 vendeve anëtare aktualisht me mesazhe për solidaritet me vepra e jo me fjalë, bashkëpunim e jo ballafaqim, multilateralizëm e jo unilateralizëm, zgjidhje globale e jo egoizëm nacional për të mposhtur sfidat e kohës të komplikuara si rrallë ndonjëherë nga ‘armiku i padukshëm’ COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë sapo nisi viti 2020, periudha 9-mujore ka treguar qartë me dhimbje se bota është goditur nga një krizë shumëdimensionale – ekonomike, financiare, shëndetësore, humanitare, shoqërore dhe e sigurisë. Sipas shifrave më të fundit zyrtare, COVID-19 ka infektuar më shumë se 31 milionë njerëz dhe numri i atyre që kanë humbur jetën e ka kaluar shifrën e 960,000 vikimave në mbarë botën me parashikime të zymta për të ardhmen.

“Sulmi i papritur i COVID-19 është një sprovë e rëndë për mbarë botën. Njerëzimi ka hyrë në një epokë të re të ndërlidhjes, me vendet që ndajnë interesa të ndërthurura dhe të ardhmen e tyre të lidhur ngushtë së bashku. Kërcënimet dhe sfidat globale kërkojnë përgjigje të forta dhe botërore”, theksoi në video fjalimin e tij në këtë sesion të posaçëm të nivelit të lartë presidenti Xi Jinping me rastin e 75-vjetorit të themelimit të OKB-së më 21 shtator 2020.

Çfarë u angazhua Kina tu ofrojë popujve të botës nën kujdesin e OKB-së dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) si perspektivë të asaj që mund dhe duhet të bëhet në këtë përballje botërore me këtë krizë shëndetësore si dhe në planin global me shumë sfida të tjera serioze ua parashtroi vendeve anëtare të OKB-së Presidenti Xi duke mos harruar arritjet në 75 vitet e kaluara dhe duke mos i munguar optimizmi për të kapërcyer çdo sfidë.

‘Udhëtim i jashtëzakonshëm’ 75-vjecar   

Ndër disa nga piketat e këtij ‘udhëtimi të jashtëzakonshëm’ 75-vjecar të OKB-së siç e quajti Xi veprimtarinë e saj ai përmëndi  përparimin e madh në shoqërinë njerëzore, përparimin e  konsiderueshëm dhe të përgjithshëm në shkencë dhe teknologji dhe në revolucionin industrial. Sipas tij, njerëzimi nuk ka qenë kurrë kaq i aftë të kapërcejë vështirësitë me të cilat përballemi dhe të ndryshojë botën në të cilën jetojmë. 75 vitet që nga themelimi i OKB-së kanë dëshmuar ndryshime të thella në gjëndjen ndërkombëtare kur shumë vende në zhvillim kanë fituar çlirim dhe pavarësi kombëtare, ai tha. “Mbi një miliard njerëz kanë dalë nga varfëria dhe disa miliardë vetë kanë nisur një rrugë drejt modernizimit”.

Presidenti Xi vuri në dukje se 75 vitet që nga themelimi i OKB-së kanë qenë një periudhë e zhvillimit të shpejtë të shumëpalësisë. “Problemet me të cilat përballet bota janë të mëdha dhe të shumta, dhe sfidat globale janë në rritje. Ato duhet dhe mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit. Çështjet ndërkombëtare duhet të adresohen përmes konsultimit mes nesh. Të kuptuarit se të gjithë ne jemi në të njëjtën varkë është tani një konsensus i njohur në komunitetin botëror”.

Sipas tij, OKB-ja i ka mbijetuar sprovave të njëpasnjëshme dhe ka dalë me një forcë dhe gjallëri të përtërirë. “OKB-ja mishëron aspiratën e mbi shtatë miliardë njerëzve për një jetë më të mirë, dhe Karta e OKB-së mbetet një garanci e rëndësishme për paqen dhe zhvillimin në botë”.

OKB-ja në epokën paskovidiane

Por si e shikon Presidenti Xi rolin e OKB-së në epokën paskovidiane, që në fakt është bërë një shqetësim mbarëbotëror kur i gjithë njerëzimi ndodhet përballë realiteteve dhe sfidave të reja të paparashikuara?

Në fjalimin e tij ai theksoi se në rradhë të parë OKB-ja duhet të qëndrojë e vendosur për drejtësinë. “Asnjë vend nuk ka të drejtë të dominojë çështjet globale, të kontrollojë fatin e të tjerëve ose të mbajë përparësitë e zhvillimit të gjitha për vete. Nuk duhet lejuar kurrsesi që dikush të bëjë çfarë të dojë dhe të ushtrojë hegjemoni, të bëhet ngacmues apo udhëheqës i botës”.

Përballë unilateralizmit, sipas tij, të gjithë duhet të ndjekin qasjen e konsultimit të gjerë, kontributit dhe përfitimeve të përbashkëta. Ndërkohë presidenti kinez tha se se OKB-ja duhet të nxisë bashkëpunimin dhe ky është një mision bazë i saj i përcaktuar në Kartën e kësaj organizate. “Mendësia e Luftës së Ftohtë, linjave ideologjike ose loja e “shumës zero” nuk janë zgjidhje për problemin e vetë një vendi, akoma më pak një përgjigje ndaj sfidave të përbashkëta të njerëzimit. Ajo që duhet të bëjmë është ta zëvendësojmë konfliktin me dialog, detyrimin me konsultim dhe shumën zero me përfitime të përbashkëta”.

Nga ana tjetër OKB-ja, sipas tij, duhet të përqëndrohet në vepra konkrete. “Për të vënë në praktikë parimin e shumëpalësisë, ne duhet të veprojmë, jo vetëm të flasim. Duhet të ketë një kurë, jo vetëm një terapi. OKB-ja duhet të synojë në zgjidhjen e problemeve dhe të shkojë drejt rezultateve të prekshme ndërsa përparon paralelisht sigurinë, zhvillimin dhe të drejtat e njeriut. Në veçanti, ndërsa OKB-ja vijon Axhendën e saj 2030 për Zhvillim të Vazhdueshëm, përparësi duhet t’i jepet adresimit të sfidave të tjera të sigurisë siç është shëndeti publik; çështja e zhvillimit duhet të theksohet në kornizën makro globale; dhe duhet të ketë një theks më të madh në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të ekzistencës dhe zhvillimit.”

Presidenti Xi ritheksoi se Kina do të vazhdojë të jetë një ndjekëse e vërtetë e multilateralizmit dhe do të qëndrojë e angazhuar në mënyrë aktive në reformimin dhe zhvillimin e sistemit global të qeverisjes. “Kina do të mbështesë në mënyrë të vendosur sistemin ndërkombëtar me OKB-në si thelb, do të mbështesë në mënyrë të vendosur rendin ndërkombëtar të mbështetur nga e drejta ndërkombëtare dhe do të mbrojë në mënyrë të vendosur rolin qendror të OKB-së në çështjet ndërkombëtare”, tha ai.

Në përfundim Xi tha: “Bota tani ndodhet në një pikënisje të re historike. Le të përtërijmë angazhimin tonë të vendosur për shumëpalësinë, të punojmë për të nxitur një bashkësi me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe të mblidhemi pas banderolës së OKB-së për ndjekjen e një uniteti dhe përparimi më të madh”.

Pak ditë para takimit të 21 shtatorit Kina shpërndau një dokument zyrtar ku ritheksohej mbështetja e saj ndaj multilateralizmit dhe OKB-së si dhe parashtroheshin një numër çështjesh përfshi rolin e Kombeve të Bashkura, gjëndjen ndërkombëtare, bashkëpunimin ndërkombëtar për të përballuar COVID-19 dhe zhvillimin e qëndrueshëm.  Ky dokument shprehte shqetësimin se proteksionizmi dhe kërcënimi janë në rritje duke kritikuar disa vende e forca politike që e kanë vënë botën në rrezik serioz.

Suficit sfidash multilaterale kundrejt deciti në zgjidhje

Ndërsa bota ndodhet në kërkim të kapërcimit të sfidave të shumta, ‘multilateralizmi’ i bërë tashmë alternativë jetike për pjesën dërmuese të vendeve të botës ishte fjala kyçe edhe në këtë ceremoni solemne.

Në fjalimin e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje udheheqësve botërorë të punojnë sëbashku në një kohë kur ka një suficit të sfidave multilaterale dhe nje decitit në zgjidhje.

“E ardhmja që duam, Kombet e Bashkuara për të cilat kemi nevojë, po riafirmon se angazhimi ynë i përgjithshëm në drejtim të multilateralizmit po rritet”, tha Guterres. Nevoja për më shumë multilateralizëm efektiv është e mirënjohur, tha ai, duke theksuar se sovraniteti kombëtar – një shtyllë e Kartës së OKB-së – ecën dora dorës me forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të mbështetur mbi vlerat e përbashkta dhe përgjegjësitë e të gjithëve për përparim.

Ndërsa zakonet dhe kulturat mund të ndryshojnë, bashkëpunimi kërkon përpjekje të palodhura për të kapërcyer keqkuptimet, dhe përtej kësaj të përqafohet respekti, tha Presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel.

Në përshëndetjen e tij në këtë përvjetor Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta deklaroi: “Ne besojmë fort se multilateralizmi efektiv dhe qasja gjithëpërfshirëse është mënyra e vetme për të sfiduar dhe kapërcyer çështje jashtëzakonisht të ndërlikuara që lidhen me mbajtjen dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë së bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë drejtim, ne mbështesim fuqimisht vizionin dhe axhendën ambicioze të reformave të Sekretarit të Përgjithshëm për të reformuar tri shtyllat e sistemit të OKB-së”.

12 angazhime në një deklaratë

Pas një maratone fjalimesh të video sesionit u miratua një deklaratë e cila parashtron 12 angazhime konçize për ti dhënë shtytje vullnetit global që ndër të tjera askush t’mos lihet prapa, të mbrohet planeti ynë, të nxitet paqja, të respektohen ligjet ndërkombëtare dhe të forcohet më tej OKB-ja.

“Nuk jemi këtu për të festuar”, thanë udhëheqësit botëror në këtë deklaratë. “Bota jonë nuk është akoma bota që kishin parashikuar themeluesit 75 vite më parë”.

“Sfidat tona janë të ndërlidhura dhe mund të adresohen nëpërmjet multilateralizmit”, thekson deklarata. Duke pranuar se COVID-19 i zuri në befasi, udhëheqësit botërorë ranë dakort se pandemia ka shërbyer si një thirrje për tu zgjuar për të përmirësuar përgatitjen. Ata u zotuan ti përmbahen Kartës së OKB-së e shkruar në frymën e “Ne Popujt!” fjalë me të cilat ajo hapet që në krye.

Kur fjalët bëhen realitet…

Pikërisht ndërsa çështja e luftës së përbashkët kundër pandemisë dhe solidariteti në këtë përballje globale janë bërë tema të ditës të pasqyruara edhe në mesazhet e video takimit të nivelit të lartë, një tren mallrash Kinë-Europë arriti në Budapest më 20 shtator 2020, i cili transportonte ndër të tjera furnizime me materiale kundër-epidemisë. Sikurse njoftonte Xinhua, trenat e mallrave Kinë-Europë janë një projekt komunikimi hekurudhor i filluar nga Kina për të rritur shkëmbimet me vendet europiane. “Ai ka rritur volumin e transportit në kohën e epidemisë COVID-19 falë kostos efektive dhe garancisë”. Më heret, konkretisht më 27 prill të këtij viti, një tren i tillë arriti në Budapest me furnizime shumë të nevojshme mjekësore për Hungarinë.

Sa më sipër është një rast për tu përmëndur por një bilanc zyrtar tregon se Kina u ka dhënë ndihmë kundër epidemisë 150 vendeve dhe 4 organizatave ndërkombëtare, dhe në të njëjtën kohë ka ofruar ose eksportuar materiale kundër epidemisë në më shumë se 200 vende dhe rajone. Gjatë periudhës 15 mars deri më 6 shtator 2020 Kina eksportoi 151.5 miliardë maska, 1.4 miliard veshje mbrojtësë, 230 milionë gjyslyke mbrojtëse dhe 209,000 ventilatore kur nevojat e vendeve të ndryshme anë e mbanë botës ishin të jashtëzakonshme për të përballuar pasojat e përhapjes së shfrenuar të COVID-19.

Ndërkohë pikërisht viti 2020 kur shënohet 75-vjetori i themelimit të OKB-së përkon edhe më 30-vjetorin e pjesëmarrjes së Kinës në operacionet paqeruajtëse të kësaj organizate.  Një dokument zyrtar i bërë publik nga Kina më 18 shtator 2020 i titulluar “Forcat e Armatosura të Kinës: 30 Vjet të Operacioneve Paqëruajtëse të OKB-së”, i pari botim i tillë mbi veprimtarinë paqëruajtëse, evidenton Kinën si një “forcë kyce” në operacionet paqëruajtëse të OKB-së gjatë tri dekadave të fundit që kur merr pjesë në të tilla misione paqe në botë.

Që nga fillimi i pjesëmarrjes së trupave kineze në misionet paqëruajtëse në vitin 1990, më shumë se 40 mijë ushtarë janë dërguar në 25 operacione të tilla. Kina është kontribuesja e dytë më e madhe në veprimet paqëruajtëse të OKB-së dhe kontribuesja më e madhe me trupa ndër vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Ata janë dërguar si paqëruajtës të OKB-së në më shumë se 20 vende dhe rajonë duke përfshirë Kamboxhian,  Republikën Demokratike të Kongos, Liberinë, Sudanin, Libanin, Qipron, Sudanin e Jugut, Malin dhe Republikën e Afrikës Qëndrore, sipas dokumentit. Por që nga 1990 kanë humbur jetën 16 oficerë dhe ushtarë pjesëmarrës në të tilla misione.Ndërkohë në shtator 2017 Kina përfundoi regjistrimin e një force të gatëshme paqëruajtëse të OKB-së me 8000 trupa e cila ka 28 njësi në 10 kategori, duke përfshire këmbësori, xhenjerë, transport dhe mjekësi.

Si konkluzion mund të thuhet se mesazhi dominues i 21 shtatorit në 75 vjetorin e themelimit të OKB-së nga pjesa dërmuese e vendeve anëtare ishte thirrje për rritje të angazhimit ndaj multilateralizmit, bashkëpunim e solidaritet më të madh midis vendeve të mëdha dhe të vegjël në frymën e Kartës së Kombeve të Bashkuara. /CRI.online.shqip/

Tags: genc mllojakinaoKB

Related- Posts

Bota

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026
FOKUS

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026
FOKUS

Papa Leo XIV në Francë, një vizitë me peshë për Kishën, Evropën dhe dialogun me botën laike

25 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

27 Shtator, 2026

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

26 Shtator, 2026
Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.