• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

    Si u bë Marrëveshja kornizë e Ohrit?

    Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Koha për t’iu kthyer trashëgimisë së Nënë Terezës

27 Shtator, 2020
in NGJARJE
A A
Nene Teresa
Share on FacebookShare on Twitter

Shtatori kujtohet në Shqipëri si muaji i shenjtërimit të Nënë Terezës. Imzot George Frendo kërkon që politikanët në Shqipëri të jenë të vetëdijshëm për mesazhin e Nënë Terezës e t’i kthejnë sytë nga të varfrit.

Shtatori, që prej katër vitesh, është muaji i shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku. Për të nderuar veprën e shenjtores, misionares katolike shqiptare, emrin e saj e mban sot aeroporti i vetëm ndërkombëtar, Qendra Spitalore Universitare, më e madhja në vend, sheshi ku mbajti meshën e shenjtë Papa Françesku, kur vizitoi Tiranën, në shtator të vitit 2014. Statuja e saj është vendosur në hyrje të Katedrales Katolike të Shën Palit në kryeqytet, ku Papa Gjon Pali i II-të vuri gurin e parë në themelin e saj, kur vizitoi në 1993 për herë të parë Shqipërinë, pas shembjes së regjimit komunist. Posta Shqiptare ka emetuar pulla me portretin e Nënë Terezës. Por përtej këtij nderimi shenjtorja është e pranishme në Shqipëri me trashëgiminë e saj shpirtërore, me mesazhet universale për kuptimin e jetës dhe marrëdhënieve mes njerëzve.

Mesazhe me vlerë aktuale për paqen, drejtësinë, dinjitetin

Arkipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, në bisedë me Deutsche Wellen, thotë se Nënë Tereza është shenjtorja e parë shqiptare pas shumë shekujsh. “Shenjtori i parë shqiptar ka qenë Shën Asti, ipeshkvi i Durrësit, i shpallur martir në shekujt e I-rë dhe të II-të të Krishtërimit. Pas tij, në lashtësi, ka patur edhe të tjerë. Për disa shekuj nuk pati shenjtorë shqiptarë deri kur Nënë Tereza u shpall shenjtore 4 vjet më parë, më 5 shtator 2016. Në vitin 1979, ajo meritoi ꞔmimin Nobel për Paqen, me motivacionin “për punën e saj në luftën për të kapërcyer varfërinë dhe fatkeqësinë, që përbëjnë kërcënim për paqen”, thotë Imzot George Frendo, me origjinë nga Malta dhe nënshtetësi shqiptare.

Alabnien | Mutter Teresa | George Frendo (Metropolitan Archbishopric of Tirana and Durres)Arqipeshkvi, Imzot George Frendo

Kur e pyes se ꞔfarë është drejtësia për shenjtoren shqiptare ai thotë, se “për Nënë Terezën drejtësia është themeli  i paqes. Paqja nuk është inerci. Për paqen duhet luftuar kundër padrejtësisë, egoizmit, korrupsionit. Paqja nuk është kompromis. Ajo vjen vetëm përmes drejtësisë, të vërtetës, respektit ndaj dinjitetit të pazëvendësueshëm të njeriut.”

Kontributi më i madh në trashëgiminë e ꞔmuar shpirtërore të shenjtores shqiptare është pikërisht mesazhi që ꞔdo njeri ka një dinjitet të pazëvendësueshëm, thjesht për faktin që është njeri. “Si besimtare e fortë katolike, në fytyrën e ꞔdo njeriu, sidomos të atyre që ishin të sëmurë, të varfër, të braktisur, të mënjanuar, viktima të padrejtësisë, ajo shihte shëmbëlltyrën, fytyrën e Krishtit. Nënë Tereza ia kushtoi gjithë jetën e saj të vërtetës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe janë pajisur nga Zoti me një bukuri dhe vlerë të veçantë, të patjetërsueshme,” thotë për DW, Imzot George Frendo.

Politikanët në Shqipëri të hapin sytë për të varfërit

Imzot George Frendo i sheh zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në pranverën e ardhshme, më 25 prill, si një mundësi e mirë që shoqëria dhe politika të kthejnë më shumë sytë tek të varfërit dhe shtresat në nevojë. “Në Shqipëri ka ende shumë të varfër, edhe pse situata në krahasim me 25 vite më parë është përmirësuar. Ka shumë diferenca dhe pabarazi sociale. Edhe në Shqipëri po rendet pas fitimit personal dhe harresës ndaj botës së varfër. Jetojmë në një  botë të trazuar, me mentalitet konsumist, materialist, që ka korruptuar edhe politikën.

Dëshira e Imzot Georg Frendos me afrimin e zgjedhjeve parlamentare 2021: “Uroj që politikanët të jenë më të vetëdijshëm për ekzistencën e botës së të varfërve dhe të interesohen jo vetëm për të fituar votat e saj, por edhe për të respektuar dinjitetin e njerëzve të kësaj bote, për të kontribuar që të varfërit të kenë një jetë më të denjë si qënie njerëzore.”

Albanien | Mutter Teresa | Ausstellungsplakat

Ai citon Papa Françeskun t’i ketë përkufizuar shoqëritë e sotme si “globalizim të diferencës”. “Politikanët në Shqipëri duhet të hapin mirë sytë për të zbutur diferencat sociale, përmirësusar situatën e të varfërve, anonimëve, të mënjanuarve nga shoqëria përmes politikash mbështetëse dhe integruese”, thotë Imzot George Frendo.

Për ꞔfarë lloj politikanësh ka nevojë Shqipëria?

Kleriku i lartë katolik ka këndvështrimin e tij edhe për politikanët që i duhen Shqipërisë. “Kemi nevojë për politikanë të pastër, të matur, në qeveri dhe Parlament. Kemi nevojë për politikanë që nuk kërkojnë as të mirën personale, as të mirën e partisë por të mirën e shoqërisë. Shoh që në Shqipëri ka luftë për të fituar autoritet, por autoriteti është shërbim. Fjala Ministër, është fjalë latine, me origjinë nga greqishtja, që do të thotë shërbëtor, njeri në shërbim të publikut. Një shtet i korruptuar është rrezik i madh për shoqërinë. Në një shtet të tillë të pasurit paguajnë dhe fitojnë gjithçka, të varfërit që s’kanë para humbin dhe vuajnë,” thotë Imzot George Frendo.

“Jam shqiptare, si besim jam katolike, por i përkas gjithë botës”

Kështu tha Nënë Tereza në fjalën e saj në ceremoninë për nder të marrjes të ꞔmimit Nobel, në Stokholm, në fund tetorin e vitit 1979. Prejardhjen e saj shqiptare ajo do ta vinte në dukje edhe në një dorëshkrim, të publikuar në Shqipëri, për herë të parë, këtë shtator në ekspozitën “Nënë Tereza, Shenjtorja Shqiptare”, që u hap në  “Qendrën për Hapje dhe Dialog” kushtuar 4 vjetorit të shenjtërimit të saj.

Ky dorëshkrim i adresohej ish-presidentit të fundit komunist të Shqipërisë, Ramiz Alia. Shenjtorja shqiptare e pati shkruar atë në fund tetorin e vitit 1989, në vitin që historianët i referohen si “annus mirabilis*, pasi në 9 nëntor të atij viti ra Muri i Berlinit.  “Zemra ime ka një dëshirë të madhe me ardh në Shqipni. Ja kam dhan besën e shqiptarit Zotit me prue dashni dhe pagje mbi gjithë botën”, thotë ajo në fragmentin e shkruar në gjuhën shqipe në këtë letër, ku i kërkonte Ramiz Alisë hapjen e misionit të motrave të saj edhe në Shqipëri.

Alabnien | Mutter Teresa | Eridana Cano (Ani Ruci/DW)Eridana Çano, drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog

Interes dhe emocion në kohë pandemie

Eridana Çano, drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog, thotë për DW se ekspozita edhe pse modeste për nga artefaktet e saj, e përbërë vetëm nga tri dorëshkrime dhe një foto të Nënë Terezës nga fotografi i njohur francez, Michel Setboun, gjatë një prej vizitave të Nënë Terezës në Shqipëri, pati shumë interes, kureshtje dhe emocion.

“Shumë vizitorë erdhën edhe pse jemi në kushtet e vështira të pandemisë Corona, kur duhen respektuar masat kufizuese. Publiku tregoi shumë interes ndaj dorëshkrimeve origjinale që përꞔojnë mesazhet e paqes, dashurisë, lumturisë që jepte dhe vazhdon të japë Nënë Tereza. Mendoj se kanë gjetur nxitje, frymëzim për të mbështetur njerëzit në nevojë, ata që po preken nga virusi Corona apo që kanë probleme ekonomike dhe sociale, të mënjanuarit, të varfërit. Është koha që mesazhet e saj të bëhen më shumë pjesë e jetës shpirtërore, humanizmit dhe marrëdhënieve njerëzore mes gjithë shqiptarëve, kudo që ata ndodhen. Kemi plane që kjo të bëhet një ekspozitë shëtitëse në të gjitha trevat shqip folëse dhe në diasporë” thotë për DW, Eridana Çano.

*Annus Mirabilis – frazë në  latinisht,  vit i mahnitshëm, për një vit me ngjarje shumë të rëndësishme  historike.

Tags: George FrendoNene Tereza

Related- Posts

NGJARJE

Shqipëria dhe Kroacia forcojnë partneritetin strategjik, Zagrebi riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

27 Korrik, 2026
NGJARJE

Kuvendi miraton me 74 vota pro marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në, opozita bojkoton seancën

27 Korrik, 2026
NGJARJE

Konferenca për Përballjen me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj/ Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë kyçe për demokracitë evropiane

27 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Erdogan për Al Jazeera: Turqia nuk do ta lërë rajonin vetëm – nga pakti i Mekës te Gaza, Siria, Libani dhe marrëdhëniet me SHBA-në e BE-në

17 Gusht, 2026

DITËT E BIRRËS DHE E ARDHMJA E KORÇËS

17 Gusht, 2026

Jiang Zemin dhe vizioni për një Kinë të begatë e moderne

17 Gusht, 2026

Kushner takohet me Netanyahun pas bisedimeve me Hamasin për planin e Gazës

17 Gusht, 2026

Etika pa moral dhe shtatë fytyrat e politikës kosovare!

17 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.