• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

    Kryeministri Rama mbron investimin në Zvërnec, teksa SPAK-u nis hetimet

    Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

    Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

    Rama: Partia Socialiste, zëdhënëse e pajtimit, jo e përçarjes dhe hakmarrjes

    Konferenca Shqipëri-BE, Rama: Krenar për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

    Diplomacia Shkencore dhe Liria Akademike: Një ndërlidhje strategjike për diplomacinë bashkëkohore

    Pesë sfida madhore gjeopolitike të BE-së! 

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

    Tivat 2026: BE-ja përballë zgjedhjes mes integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor dhe bllokimit strategjik të zgjerimit

    Pse diaspora e sheh Albin Kurtin ndryshe nga kosovarët që jetojnë në Kosovë?

    Xhandarmëria kosovare, nga iluzioni i mbrojtjes ndërkombëtare te ambicia për shtet relevant në rajon

    Montenegro flag waving on the flagpole on a sky background

    20 Vjet Pavarësi e Malit të Zi: Nga Referendumi Historik te Porta e Bashkimit Evropian

    RMV/ Bashkim Selmani heq kollaren në shenjë proteste, studentët po bëjnë atë që ne nuk arritëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Pandemia e COVID-19, Sejko: Ekonomia do t’i kthehet ringritjes vitin e ardhshëm

7 Tetor, 2020
in EKONOMI, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me vendimmarrjen e politikës monetare, teksa ekonomia shqiptare ndodhet në ndikimin e pandemisë së COVID-19. Ai theksoi se tashmë situata serioze për shkak të pandemisë, ka ardhur drejt reduktimit në tremujorin e dytë të vitit. Sejko tha se inflacioni ka pësuar rënie.

Sipas guvernatorit, jetësimi i skenarëve bazë është i kushtëzuar nga COVID-19, ndërsa shtoi se stimuli fiskal e zbut efektin e pandemisë. Ndër të tjera Sejko tha se stabiliteti financiar është parakusht për ekonominë, duke nënvizuar faktin se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar. “Ekonomia do t’i kthehet ringritjes vitin e ardhshëm, nëse nuk kemi një përkeqësim të situatës. E rëndësishme është se harmonizmi i politikave financave mes BSH-së dhe qeverisë, janë të koordinuara.”, pohoi ai.

FJALA E PLOTE E SEJKOS
Në datën 7 tetor 2020, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Në përputhje me pritjet tona, informacioni i disponuar sugjeron se ndikimi i pandemisë në ekonomi ka qenë i plotë dhe serioz në tremujorin e dytë, por ka ardhur drejt reduktimit në muajt në vazhdim. Stimuli i njëkohshëm fiskal, monetar dhe financiar, ka rezultuar efektiv në shmangien e pasojave më negative të goditjes. Lehtësimi i masave të distancimit social, stabiliteti i tregjeve financiare, si dhe shëndeti i bilancit të sektorit bankar, përbëjnë premisa për një rikuperim gradual të aktivitetit ekonomik në të ardhmen.

Në përfundim të diskutimit, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Kushtet aktuale monetare ofrojnë stimulin e nevojshëm për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022. Megjithatë, përshkallëzimi i mëtejshëm i goditjes apo krijimi i vështirësive në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, do të kërkonin rritjen e stimulit monetar.

Pandemia Covid-19 është sfida më serioze me të cilën është përballur ekonomia botërore gjatë dekadave të fundit. Aktiviteti ekonomik në shumicën e ekonomive ka shfaqur norma dyshifrore rënieje, papunësia është rritur, ndërsa gjendja financiare e sektorit privat është përkeqësuar. Masat e paprecedenta fiskale dhe monetare kanë lehtësuar impaktin e pandemisë, por perspektiva e rikuperimit mbetet ende e rrethuar nga pasiguri.

Inflacioni në vend shënoi një vlerë mesatare prej 1.3% gjatë muajve korrik e gusht, duke shënuar rënie krahasuar me tremujorin e dytë. Kjo rënie ka pasqyruar normat më të ulëta të inflacionit të artikujve ushqimorë dhe të disa kategorive të shërbimeve. Në terma makro, ngadalësimi i inflacionit pasqyroi shuarjen graduale të goditjeve të ofertës dhe shfaqi më të plotë efektin e rënies së kërkesës agregate, në vend dhe në botë.

Sipas të dhënave të Instat-it, aktiviteti ekonomik në vend shënoi një rënie vjetore prej 10.2% në tremujorin e dytë. Kjo rënie pasqyroi kontributin negativ të pothuajse të gjithë sektorëve të ekonomisë dhe komponentëve të kërkesës agregate. Paralelisht me të, punësimi shënoi një rënie vjetore prej 3.6% ndërkohë që norma e papunësisë u rrit në 11.9%. Të dhënat e tremujorit të tretë mbeten ende paraprake. Megjithatë, ecuria më e mirë e të ardhurave tatimore dhe eksporteve, si dhe përmirësimi i besimit të biznesit dhe konsumatorit, sugjerojnë se rënia ekonomike ka vijuar, por me ritme më të ngadalta se në tremujorin e dytë.

Këshilli Mbikëqyrës gjykon se efekti i pandemisë në ekonomi do të vijë drejt reduktimit gjatë tremujorëve në vijim. Në skenarin bazë, aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijë në përmirësim, por të mbetet ende në territor negativ, gjatë gjysmës së dytë të vitit aktual dhe t’i kthehet rritjes në vitin e ardhshëm. Rritja e kërkesës agregate pritet të shoqërohet me rritje të punësimit dhe rritje të pagave e të kostove të prodhimit, duke ndihmuar në kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022.

Jetësimi i skenarit bazë është i kushtëzuar nga ecuria e mëtejshme e pandemisë, nga ndikimi i saj në sjelljen e ardhshme të biznesit dhe konsumatorit, nga shpejtësia e përmirësimit të aktivitetit ekonomik në partnerët tanë tregtarë, si dhe nga reagimi i duhur në kohë i autoriteteve publike dhe sektorit privat.

Politikat e deritanishme lehtësuese fiskale, monetare dhe financiare, kanë pasur një rol të rëndësishëm në përballimin e goditjes. Më konkretisht:
stimuli fiskal ka zbutur ndikimin e goditjes në financat e biznesit dhe të familjeve;
stimuli monetar ka ulur kostot e financimit në ekonomi, ka garantuar furnizimin e sektorit bankar me likuiditetin e kërkuar, si dhe ka krijuar premisat e nevojshme për rritjen e kreditimit; ndërsa,
lehtësimi i përkohshëm i kuadrit rregullator të sektorit bankar, ka ndihmuar shtyrjen në kohë të pagesave të kësteve të kredisë dhe ka inkurajuar ristrukturimin e kredive, në përputhje me vullnetin dhe interesin e përbashkët të bankave dhe kredi-marrësve.

Në pasqyrim të këtyre masave, tregjet financiare shqiptare kanë operuar të qeta. Normat e interesit vijojnë të mbeten pranë minimumeve historike, ndërsa kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Në veçanti, sektori bankar ka vijuar të furnizojë me likuiditet bizneset dhe familjet në nevojë. Kredia për sektorin privat njohu një rritje mesatare vjetore prej 6.4% në muajt korrik – gusht, duke pasqyruar një transmetim të mirë të stimulit të politikave ekonomike, shëndetin e bilanceve dhe gatishmërinë e sektorit bankar për të kontribuuar në përballimin e goditjes.

Duke parë nga e ardhmja, Këshilli Mbikëqyrës vëren se garantimi i rritjes ekonomike kërkon ruajtjen e një kahu stimulues të politikave makroekonomike. Po ashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se stabiliteti monetar dhe financiar në vend përbën një premisë pozitive për rikuperimin e ekonomisë dhe një parakusht esencial për qëndrueshmërinë në kohë të saj.

Në këtë kontekst, ndërsa reduktimi i pritur i stimulit fiskal në të ardhmen dhe normalizimi makroprudencial do të ndihmojnë ruajtjen e ekuilibrave financiare të vendit, politika monetare duhet të vijojë të ruajë qëndrimin e saj akomodues.

Në mbyllje të diskutimeve, duke gjykuar dhe mbi projeksionet e skenarit bazë dhe balancën e rreziqeve rreth tyre, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm.

Për këtë arsye, ai vendosi:
të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%;
të lerë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në 0.1% dhe 0.9%.

Politika monetare do të vijojë të mbetet lehtësuese gjatë gjithë horizontit të parashikimit. Banka e Shqipërisë do të vijojë të ruajë formën aktuale të operacioneve të injektimit të likuiditetit, formë e cila garanton injektimin e pakufizuar në sasi të tij, deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Gjithsesi, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se balanca e rreziqeve vijon të mbetet në kahun e poshtëm. Në veçanti, rreziqe të kahut të poshtëm burojnë nga:
zgjatja e theksuar në kohë e pandemisë dhe ri-prezantimi i mundshëm i masave të distancimit social për kontrollin e saj;
lindja e problemeve në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, në formën e rritjes së normave të interesit dhe kostove të financimit të sektorit privat, në formën e përkeqësimit të ofertës së kredisë bankare, apo në formën e luhatjeve të paparashikuara të treguesve të tjerë të tregut financiar.

Këshilli Mbikëqyrës vëren se materializimi i këtyre rreziqeve do të kërkonte lehtësimin e mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare.

Tags: banka e shqiperisecovid-19Ekonomiagent sejko

Related- Posts

JO VETEM LAJM

“Revolucioni i Flamingove”/ Në zemër të protestës për Zvernecin: Të rinjtë sfidojnë shiun, barrikadat dhe heshtjen

3 Qershor, 2026
POLITIKË

Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

3 Qershor, 2026
NGJARJE

Dita e tretë e protestës, të rinjtë marrin në dorë lëvizjen qytetare: Nga Zvërneci në një sfidë të hapur ndaj qeverisë

2 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti i NATO-s në Ankara, Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, 

3 Qershor, 2026

Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

3 Qershor, 2026

Po ndryshon raporti i forcave në botë

3 Qershor, 2026

“Revolucioni i Flamingove”/ Në zemër të protestës për Zvernecin: Të rinjtë sfidojnë shiun, barrikadat dhe heshtjen

3 Qershor, 2026

Të paktën 1 i vrarë dhe 63 të plagosur në sulmin e Iranit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit

3 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.