• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Evropa drejt euros digjitale

19 Tetor, 2020
in EKONOMI, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Derisa pandemia e koronavirusit po ndikon me shpejtësi te njerëzit që gjithnjë e më pak të përdorin para të gatshme, por edhe qeveritë me nervozizëm po vëzhgojnë rritjen e kriptovalutave, siç është Bitcoin ose Libra e paralajmëruar nga Facebook-u, edhe bankat qendrore në të gjithë botën po zhvillojnë versione virtuale të parave të tyre.

Në mesin e tyre është edhe Banka Qendrore Evropiane, e cila këtë javë filloi një debat publik mbi euron digjitale, e cila, sipas supozimeve fillestare, mund të jetë në qarkullim pas disa vjetësh, shkruajnë mediat botërore.

Në hap me botën digjitale

Banka Qendrore Evropiane (BQE) në gjashtë muajt e ardhshëm do të kryejë eksperimente mbi monedhën e mundshme, duke shqyrtuar interesin publik, por edhe rreziqet e mundshme, në mënyrë që të vendosë në mes të vitit 2021 nëse do të lansojë euron digjitale. Sidoqoftë, duke marrë parasysh që Libra e Facebook-ut do të lëshohet në përdorim këtë vit, vështirë që bankat qendrore do ta vëzhgojnë atë me qetësi, thekson portali Politico.

Duke qenë në hap me botën digjitale të shekullit 21, institucioni kryesor monetar i Bashkimit Evropian, me seli në Frankfurt, publikoi një pyetësor në fillim të kësaj jave, për të vlerësuar interesin e publikut për një formë të re pagese, thekson portali, duke shtuar se me zvogëlimin e përdorimit të parave të gatshme, shumë banka qendrore në botë po zhvillojnë versione virtuale të monedhave të tyre, që do të ishin të sigurta dhe tërheqëse për qytetarët e tyre.

Euro digjitale, shton Politico, mund të mos duket shumë ndryshe nga shfletimi i një llogarie bankare përmes telefonit me ndihmën e një aplikacioni. Por, në teori, procesi i pagesës do të ishte i ndryshëm dhe mund të shpejtonte transaksionet me një kosto më të ulët. Banka Qendrore Evropiane mund të krijojë bazën e saj, duke gjurmuar automatikisht pronarin e secilit cent digjital. Ose mund të vendosë rregulla për monitorimin e decentralizuar të transaksioneve digjitale, si në rastin e Bitcoin, ku çdo transaksion regjistrohet përmes teknologjisë Blockchain.

Sidoqoftë, portali i Brukselit thekson se përpara se euro digjitale të bëhet e disponueshme për publikun, nevojiten disa masa mbrojtëse, në mënyrë që sistemet bankare dhe ekonomia të mos rrezikohen. Ndërsa kursimtarët ka të ngjarë të përfitojnë më shumë nga mbajtja e eurove digjitale sesa depozitimi i parave të gatshme në bankat për çka paguajnë tarifa, bankat përfundimisht do të kërkojnë më shumë pagesa për kredi në mungesë të depozitave, të cilat mund të ngadalësojnë zhvillimin ekonomik. Prandaj, BQE po shqyrton ide që përfshijnë kufizimin e eurove digjitale që çdokush mund të ketë ose pagesa shtesë për kërkesat për sasi më të mëdha.

Një nga arsyet pse Banka Qendrore Evropiane pikërisht tani ka vendosur të zhvillojë euron digjitale është zbutja e rreziqeve të cilat krijohen nga monedhat virtuale të zhvilluara nga industria e teknologjisë, kryesisht Libra, e cila do të bëhej lehtësisht e qasshme për 2.7 miliardë përdorues të Facebook-ut, gjë që do të rrezikonte euron. Në anën tjetër, financat e qytetarëve janë bërë të ndjeshme, veçanërisht për shkak të kompanive të huaja, që mbledhin të dhëna për zakonet e shpenzimeve të përdoruesve të tyre.

Përpjekjet e bankave të tjera qendrore

Sipas Agjencisë France-Presse (AFP), Banka Qendrore Evropiane është duke testuar një version elektronik të kartëmonedhave dhe monedhave të euros, të cilat do të ishin monedha në 19 shtete te BE-së. Burimet pranë projektit thonë se do të duhen “midis 18 muajve dhe tre ose katër vjetëve që iniciativa të jetësohet”.

Ashtu si bankat e tjera qendrore në të gjithë botën, BQE nuk dëshiron të mbetet prapa me paratë virtuale të lëshuara nga kompanitë të huaja si Bitcoin dhe Libra e re e Facebook-ut. Plani i Facebook-ut për ta krijuar Libra-n “ka përshpejtuar të menduarit e bankave qendrore mbi këtë temë”, tha për AFP, ekonomisti Frederic Ducrozet nga organizata Pictet (Pictet Wealth Managment), e cila është me bazë në Gjenevë dhe që përcjellë menaxhimin e pasurisë.

Monedhat digjitale private janë jashtëzakonisht të paqëndrueshme, thekson AFP, duke shtuar se çmimi i Bitcoin-it pothuajse është përgjysmuar nga nivelet më të larta – rreth 17,030 euro – që ishin regjistruar më 2017. Lidhur me këtë, bankat në vitet e fundit kanë filluar të kërkojnë që të kenë monedhën e tyre virtuale, nën emrin “Monedha digjitale e Bankës Qendrore” – si një alternativë e qëndrueshme dhe pa rrezik.

Banka për Zgjidhjet Ndërkombëtare (BIS), një rrjet i bankave qendrore, njoftoi në janar lidhur me krijimin e një grupi pune kushtuar kësaj çështjeje. Banka e Kinës filloi testimin e monedhës së saj digjitale në katër qytete në prill të këtij viti, ndërsa Banka e Francës gjithashtu filloi eksperimentet. Banka e Japonisë njoftoi në fillim të tetorit se do të intensifikojë kërkimet mbi këtë temë.

Gjithashtu, shton agjencia, pandemia COVID-19 ka rritur pagesat elektronike pasi klientët kanë më shumë të ngjarë të shmangin përdorimin e parave të gatshme nga frika e infektimit me koronavirus. Kërkimet e fundit nga Euromonitor International kanë treguar se edhe në Gjermani konsumatorët paguanin më shumë me kartela bankare sesa me para të gatshme dhe kjo ndodhi për herë të parë këtë vit.

Euro digjital, deri në fund të vitit 2025?

Meqenëse asnjë bankë qendrore nuk do të dëshironte që qytetarët e saj të zgjedhin të përdorin në masë monedhat alternative, për Bankën Qendrore Evropiane nuk është pyetja nëse a do të prezantojë, por kur do të fusë në përdorim euron digjitale, shkruan The Financial Times.

BQE këmbëngul se euro digjitale nuk do të zëvendësojë paratë e gatshme, por do të bashkëjetojë me to.

Rregullimi ligjor i Libra-s së Facebook-ut

Drejtuesit financiarë të shtatë ekonomive më të mëdha në botë kanë kundërshtuar nisjen e Libra-s së Facebook-ut, derisa përdorimi i saj të rregullohet siç duhet, shkroi agjencia Reuters, duke iu referuar një draft-deklarate së grupit të G7-ës.

Drafti, i përgatitur për një takim të ministrave të Financave dhe bankave qendrore të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë më 13 tetor, thotë se pagesat digjitale mund të përmirësojnë qasjen e shërbimeve financiare, të ulin jo-efikasitetin dhe kostot.

Sidoqoftë, shërbime të tilla të pagesës duhet të mbikëqyren dhe të rregullohen në mënyrë adekuate, në mënyrë që të mos dëmtojnë stabilitetin financiar, mbrojtjen e konsumatorit, privatësinë, taksat ose sigurinë kibernetike. Reuters kujton se Bordi i Stabilitetit Financiar G20 (FSB), në prill bëri dhjetë rekomandime për një qasje të përbashkët ndërkombëtare për rregullimin e monedhave digjitale, frymëzuar nga ideja e Facebook-ut për të iniciuar Libra-n.

Duke vënë në dukje se Banka Qendrore Evropiane në tetor paralajmëroi përgatitjet për lëshimin e monedhës së saj virtuale, e cila do të ishte plotësim për kartëmonedhat, Reuters raporton se shefja e BQE-së, Christine Lagarde tha në fillim të kësaj jave se banka ishte “shumë serioze” në lidhje me krijimin e një euroje digjitale./Rel

Tags: banka qendrore europianebitcoinmonedha digjitale

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Protesta vijon për të 22-ën ditë, qytetarët kërkojnë largimin e klasës politike

21 Qershor, 2026
NGJARJE

“Revolucioni i Flamingove” vijon për të nëntëmbëdhjetën mbrëmje radhazi

18 Qershor, 2026
NGJARJE

Protesta kundër projektit në Zvërnec hyn në ditën e 18-të, qytetarët vijojnë kërkesat para Kryeministrisë

17 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran përfundon me progres inkurajues, thonë ndërmjetësit

22 Qershor, 2026

Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

22 Qershor, 2026

Serbia në Udhëkryqin e Ri Politik: Zgjedhjet, Integrimi Evropian dhe Balancimi Ndërkombëtar

22 Qershor, 2026

Starmer jep dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Laburiste dhe i hap rrugën garës për kryeministër të ri në Britaninë e Madhe

22 Qershor, 2026

Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

22 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.