Imzot Frendo: “Nё kёtё ditё urojmё Papёn e lutemi pёr tё, sepse e udhёheq Kishёn nё emёr tё Jezu Krishtit. I urojmë, tё gjithё, Papës sonё: Gёzuar ditёlindjen, e tё lutemi pёr tё“. Nuk duhet tё harrojmë angazhimin e Papës pёr dialogun ndёrkishtar, pёr dialogun me besimet e ndryshme, veçanërisht me myslimanët.
Papa Françesku mbushi sot 84 vjet! Vjet të shkrira për Krishtin dhe popullin e tij, nga periferia – në periferi e deri në zemrën të krishterimit, në Romë, ku nga rregulltar jezuit e ipeshkëv i periferive, që ishte nё Buenos Aires, u bë Papa i viseve të mbarë dheut. Të flasësh për vitet e gjata të veprimtarisë së Jorge Mario Bergoglios, do të thotë të shkruash vëllime të tëra. Që edhe po shkruhen.
Po sot duam t’i urojmë ditëlindjen Papёs me mirënjohje të thellë pёr udhëheqjen e Kishës e tё njerëzimit nё udhën e dialogut e tё vëllazërimit, duke siguruar lutjen tonё Zotit pёr tё.
E në Vatikan, me rastin e ditëlindjes se Papёs Jorge Mario Bergoglio, arrijnë urime nga mbarë bota, edhe nga bota shqiptare. Personalitete të të gjitha fushave e njerëz të thjeshtë i drejtojnë Papës urime zyrtare e personale, të shkruara e të pashkruara, që shpesh kanë formën e lutjes.
“Nё kёtё ditё urojmë Papën e lutemi pёr tё, sepse si pasardhës i Pjetrit ai ёshtё guri i këndit, ёshtё ai i cili e udhëheq Kishën nё emër tё Jezu Krishtit”, pohon imzot Frendo. Sipas kryeipeshkvit tё Tiranës Papa nuk ёshtё vetëm simbol, por sakrament i bashkimit tё Kishës. Tё gjithё jemi një Kishë, njё familje nё saje tё bashkimit tonё me Papën. Tё lutemi pёr Papën, sepse nё shumë mënyra Zoti e ka përdorur pёr ta udhëhequr Kishën nё kёtё kohë shumë tё vështirё. I jemi shumë mirënjohës Papës pёr faktin se e ka bёrё Kishën katolike një Kishë shumë tё hapur ndaj kulturave tё ndryshme, ndaj Kishave dhe besimeve tё ndryshme.
Nuk duhet tё harrojmë kurrë angazhimin e Papës pёr dialogun ndёrkishtar, pёr dialogun me besimet e ndryshme, veçanërisht me myslimanët. Nuk duhet tё harrojmë dokumentin e rёndёsishёm e tё famshëm tё firmosur nё Abu Dabi, nё tё cilin shpreh hapësirën e mundësinë e bashkëpunimit pёr tё mirën e njerëzimit e tё shoqërisë. Imzot Frendo nё mesazhin e urimit pёr ditëlindjen e Papës Françesku kujton edhe enciklikën e fundit ‘Fratelli tutti’.
Nuk duhet ti harrojmë as angazhimet tjera tё Papës, mua pёr shembull, pohon izmot Frendo, mё ka pëlqyer shumё Jubileu i Mёshirёs Hyjnor nё Vitin e Shenjtë, gjatё cilit u theksua epërsia e ligjit tё Dashurisё nё jetёn tonё, duke na ftuar tё shohim fytyrën e Krishtit nё tё varfrit. Fjalёt e Papёs gjatё pandemisё janё ngushëllim e inkurajim pёr ne. I urojmë, tё gjithё, Papës sonё: Gёzuar ditёlindjen, e tё lutemi pёr tё”, pohon imzot Frendo.
Ishte ky urimi i Presidentit tё Konferencës Ipeshkёvnore Katolike tё Shqipërisë dhe Kryeipeshkvin e kryedioqezёs sё Tiranё-Durrёsit, Imzot George Frendos. /Vatican News.