• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home MAGAZINË

4 Shkurt, 2021
in MAGAZINË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

PREÇ ZOGAJ

Solid nga pikëpamja e strukturimit, “Mosmarrëveshja” është nga ata librat e papërcaktueshëm jo thjesht në kuptimin e llojit, por edhe të vetë temës apo subjektit që trajton.

Nuk e thua dot se është vetëm ese, ndërsa ndeshesh nëpër faqet e tij me fakte të mirëfillta historike të shkruara në stilin e historianit, me synopse romanësh që rrëzëllejnë si xeherorët në thellësi të lëndës së përzishme, me ligjërime poetike dhe filozofike në prozë për himnin kombëtar, apo për Zotin e animizuar të racës, me shtrirjen e harkut të imagjinatës për të lidhur brigjet e ndara të ngjarjeve, apo vakuumet e krijuara nga aksidentet dhe rrëmetet e historisë.

Nuk e thua dot ndërkaq me siguri të plotë se “Mosmarrëveshja” trajton aksh temë, pasi gjithë libri është një ndërthurje dhe pranëvënie temash e refleksionesh të largëta, që nganjëherë duket sikur janë futur me njëfarë arbitrariteti në kapakët e të njëjtit libër. Si për shembull përsiatjet për fatin e Skënderbeut nga mesjeta në Rilindje në një anë dhe përshkrimi i vrasjeve terroriste brenda llojit dhe prapa shpine në radhët e formacioneve partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga ana tjetër.

Ombrella e ndërthurjeve, ajo që mëton të konferederojë temat dhe stilet e librit është “Mosmarrëveshja”. Mosmarrëveshja është subjekti i epërm dhe gjithëpërfshirës i lëndës. Por të mos mendojë njeri se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje konkrete, të prekshme, të dokumentueshme. Mosmarrëveshja është efemere, hukamë e shekujve të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në të njëjtën kohë është gjendje e të jetuarit tonë si popull, ku kornizës së përbashkët të gjuhës, gjërave që pëlqejmë dhe zakoneve që kanë konturuar apo formuar konstitucionin tonë, i përgjigjen diversiteti religjioz dhe kundërshtitë e brendshme. Të cilat, ndërsa shkrihen në karakteristikat e identitetit tonë, kanë qenë dhe mbeten sot e kësaj dite pjesa jonë zbuluar përkundrejt shënjestrave dhe goditjeve nga ana e atyre që na kanë dashur të ngatërruar, me një kornizë shpirtërore të shprishur.

“Mosmarrëveshja” ka në boshtin e saj ketë temë. Temën e kornizës shpirtërore të shqiptarëve. I vetëdijshëm për terrenin e rrëshqitshëm dhe natyrën delikate të eksplorimit të tij, si dhe duke dashur të mbrohet nga keqkuptimet, teprimet apo edhe nga pasojat e një blasfemie, Kadare e ka paraqitur tekstin e tij si “sprovë letrare”. Sprova letrare është tendë e madhe për të gjitha pyetjet, madje edhe për trillimin artistik. Dhe mënyra më e mirë për t’u përballur me një temë të tillë është ta shtrosh thjesht, siç e shtron diskuri popullor. Pse jemi kështu? Pse vonohemi? Pse nuk bëhemi siç do të duhej të bëheshim?

Me një gjuhë zotërinjsh, Konica dhe Fishta na lanë me shkrim kumtet dëshpëruese se armiqtë e Shqipërisë janë vetë shqiptarët. Më tej ka pasur dhe ka gjithnjë një pengim apo një drojë për të hulumtuar arsyet e thella të kësaj dukurie, si të jetë fjala për një besëtytni që nuk duhet prekur ngaqë mund të shpërthejë më keq apo duke shkuar me mendimin se Shqipëria kështu është ndërtuar, kështu u bë nën pushtimin e gjatë osman, kështu ekziston, si unitet të kundërtash, si trikotomi e një populli me dy-tre shpirtra, që gravitojmë në drejtime të ndryshme dhe prodhojnë ashtu historinë origjinale të vendit të tyre. Historinë e mbështetur në të mos marrurit vesh.

Po të ishte kështu, kërkimi i shkaqeve që përcaktojnë prapambetjen dhe vonesat e Shqipërisë nuk do të kishte kuptim. Të gjithë do të duhej të pajtohemi me një gjendje mallkimi pa shpëtim. Por nuk është kështu. Për këtë temë kardinale është shkruar me kursim, ngaqë është e vështirë, e rëndë, delikate gjithashtu. Përveç talentit dhe përgatitjes, mendoj se kërkohet domosdoshmërisht edhe statusi i shkrimtarit, në kuptimin që kjo është temë e një karriere të sprovuar, apo e një doktorature të lartë, së cilës autori i është qasur vit pas viti e dekade pas dekade në ngjitjen e tij drejt majave të letërsisë dhe artit. Me fjalë të tjera, kjo e “Mosmarrëveshjes” është një temë e majave, një temë për Kadarenë, pa dyshim, jo vetëm se Kadare është një shkrimtar i jashtëzakonshëm, por edhe për faktin se në një formë a në një tjetër, krijimtaria e tij ka qenë prej dekadash një eksplorim në çështjet e identitetit kombëtar dhe konstitucionit shpirtëror të shqiptarëve.

Ka qenë e pritshme pra që autori i novelave që pahitën me ndriçim arbëror kujtesën, karmën dhe ndërgjegjen e lexuesve të tij në periudhën e komunizmit, të përballej në qetësinë e lavdisë dhe famës me temën madhore të kornizës shpirtërore. Libri “Mosmarrëveshja-mbi raportet e Shqipërisë me vetveten” është sprova. Në të vërtetë, një eksplorim si ky, i mbështetur në dije të gjera por gjithnjë të pamjaftueshme, nuk mund të mos jetë letrar. Sprova letrare është qasja e duhur për të sjellë një tablo sa më gjerë të raportit të Shqipërisë me vetveten.

Matet Kadareja, vonohet t’i afrohet thelbit të “enigmës”- cila është kjo fantazmë, cila është mosmarrëveshja? Ky afrim do të kalojë nëpër disa stade që janë vetë kapitujt e librit, gjithsej dymbëdhjetë, botë më vete secili, që mund të ndahen në dy grupe. Botët e epërme, ato që i kushtohen Himnit, Skënderbeut, Zotit… dhe botët e poshtme, ato që sjellin pasqyrimin e një përballjeje mes njerëzve të gjallë, bashkëkohës. Mes kombëtaristëve në një anë dhe mohuesve në anën tjetër, me të cilët shkrimtari në zbritjet e tij nga fluturimet e epërme shpenzon edhe disa polemika. Vetë autori nuk është njëpërmasor në këto botë. Si në një paradoks mitik apo si projeksion i asaj që do të ndodhë me të në të ardhmen pa fund, ai zmadhohet duke u ngjitur, pra duke u larguar dhe zvogëlohet disi duke u afruar.

Po cila është thellë-thellë “Mosmarrëveshja”? Ku mund ta kapim? Në origjinë apo në pasojë? Në esenë e tij, Kadare citon një dialog nga drama e shkurtër “Nën hajat të Parizit” të Gjergj Fishtës. Dy personazhe, Skenderbegu dhe Djalli bisedojnë me njëri tjetrin. Skendërbegu në botën tjetër e pyet djallin që sapo ka mbërritur plot me lajme nga toka: “Si janë pra shqyptarët e Shqipërisë”? Djalli i përgjigjet: “Si janë? …Si i don armiku”!

Citime, sentenca dhe pohime te tilla kanë në librin e Kadaresë një aktualitet të njëjtë, qoftë kur vinë nga shekujt e pushtimit osman, qoftë kur merren nga masmediat e kohës së sotme. Në atdheun si përmasë shpirtërore apo si parim shpirtëror, pesëqind vjet janë si pesë vjet apo si pesë ditë; zhvillimet dhe ngjarjet në këtë sferë i nënshtrohet një kalendari tjetër, që ngjan të jetë olimpik si vetë vështrimi i hulumtuesit. Ajo që Fishta ka shkruar në vitin 1914 është aktuale në Shqipërinë e vitit 2021 dhe ajo që “mohuesit” shkruajnë sot kundër Gjergj Kastriotit jehon, lidhet dhe shkrihet me gjithë investimin shekullor për çmitizimin, zvogëlimin apo denigrimin e tij. Pjesa “Tri kohë për Skënderbeun” është një tablo e bëmave të mëdha të heroit kombëtar, trajtuar e shkruar me thellësi dhe bukuri të rrallë, si në një stafetë të marrë nga duar e paraardhësve të shquarnga Barleti te Fan Noli e Gjergj Fishta-, që Kadare e çon përpara dhe e lartëson me mjeshtëri.

Kapitull pas kapitulli, ora e heqjes së vellos nga fytyra e enigmës afrohet. Ta shohin të gjithë. Përçarja është thelbi i “Mosmarrëveshjes”, e cila shfaqet në mungesën e vullnetit për të qenë bashkë apo në dobësimin e vullnetit për të qenë bashkë. Jemi të përçarë. Nuk kemi vullnetin e duhur për të qenë bashkë. Është kaq e thjeshtë dhe kaq dramatike njëkohësisht. “Lëkundja e vullnetit për të qenë bashkë do të ishte për kombin si lëkundja e një tërmeti të ngadaltë, por të zgjatur e me pasoja fatale. Valët e tij do të shtriheshin shumë larg në kohë, për të arritur, përherë rrënimtare, gjer në kohën që po jetojmë, në shekullin XXI”, shënon Kadare në kapitullin “Epilog me Zotin”, që vjen si një konkluzion i gjithë sprovës së tij. Jemi në zemër të problemit, të cilin vetë Kadare e prek me njëfarë rezervimi. Problemi në fakt ngjan të jetë shumë më i madh dhe, pse jo, edhe më i thellë se sa kundërshtitë që provokojnë polemikat për çështjen e figurës së Skënderbeut dhe për çështje të tjera të ngjashme.

Kadare afrohet disa herë në të ashtuquajturin Trekëndësh të Bermudës, që ka të bëjë me marrëdhëniet tona me Turqinë, Greqinë, Serbinë. Duke vlerësuar fqinjësinë e mirë, “Mosmarrëveshja” në tërësi është një guidë pa të dytë e orientimit perëndimor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Autori trajton me guxim dhe elegancë dyzimet dhe shtysat kundërthënëse për orientimin në rrafshin politik kryesisht, për t’u rikthyer, si te një brengë gërryese, te tema e dobësisë së vullnetit për të qenë bashkë. A është Shqipëria në paradigmën ukrainase ku një pjesë e popullit tërheq në një kah dhe një pjesë në një kah tjetër? Çështja nuk shtrohet fjalë për fjalë kështu, por lexuesi ka të drejtë ta mendojë. Përgjigjja e Kadaresë është se me tri besimet dhe katër komunitetet e tij fetare populli shqiptar përfaqëson një identitet unik që vjen nga një histori e lashtë dhe aspiron Perëndimin. Ndarjet, tërheqjet dhe shqyerjet nuk vinë nga poshtë, nuk vinë nga konstitucioni shpirtëror i shumicës së popullit, por stimulohen nga armiqtë dhe rivalët e Shqipërisë dhe interpretohen sa nga “renegatët”, aq edhe nga elitat politike të korruptuara dhe të papërgjegjshme të vendit. Një konkluzion si ky duket pak më i ngushtë se gjerësia me të cilën e ka shtruar problemin e ngërçit kombëtar Kadareja. Libri të krijon përshtypjen se autori kërkon të thotë apo po përgatitet të thotë më shumë. Por edhe me aq sa thotë libri u kumton bashkëkohësve dhe brezave me një forcë të madhe shprehëse se vullneti për të qenë bashkë dhe të marrun vesh si rreth një urdhërese hyjnore sa i takon përkatësisë europiane, nuk bie në kundërshtim me liritë, përkundrazi, i përforcon ato. Libri apelon vetvetiu për një vetëdije të re në këtë rrafsh. Të gjithkujt dhe sidomos të atyre që marrin përsipër të drejtojnë vendin. Ai sjell gjithashtu jehonën e një thirrjeje aktuale në dritën e kalendarit olimpik të atdheut shpirtëror: të deosmanizimit të shoqërisë shqiptare aty ku ka nevojë./panorama

Tags: kadaremosmarreveshjaprec zogaj

Related- Posts

MAGAZINË

Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

10 Gusht, 2024
MAGAZINË

Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

24 Qershor, 2024
MAGAZINË

Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

25 Mars, 2024

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Trump: Forcat amerikane në kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

12 Gusht, 2026

Putin: Moska do të kundërpërgjigjet nëse Perëndimi konfiskon anije tregtare ruse

12 Gusht, 2026

Trumpi refuzon t’i japë Kievit licencën për Patriotët. Në lojë është lufta ose paqja me Rusinë

12 Gusht, 2026

Albin Kurti po “lufton” për “Republikën e tretë”, fakt ky që s’po e kupton as opozita e as mediet!

12 Gusht, 2026

Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

12 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.