• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Realpolitik

DASHI apo DOSHI? Dreka enigmë! Huq diplomatik! Biden&BE bashkë!Faull politik! Dialog& dekurajim! “Autogol” në Stamboll! Kulaç& Kërbaç!

31 Mars, 2021
in Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Realpolitik “ flash” Nr. 29  

  17 – 31  MARS 2021

EKSKLUZIVISHT te ARGUMENTUM, “açik” mbi 8 ngjarjet kryesore vetëm me 1000 fjalë nga diplomati dhe analisti i njohur

DR.   Jorgji KOTE

 ***

1. DASHI apo DOSHI? Eshtë “ dilema hamletiane” në prag të 25 Prillit. Departamenti Amerikan i Shtetit ( DASH) e ka thënë disa herë dhe me gojën e Ambasadores Juri Kim se Tom Doshit i ndalohet hyrja në SHBA, ndaj nuk ka vend në listën e deputetëve. Ndërsa PD-ja dhe të tjerë janë shprehur qartë pro DASH-it, lidershipi i PS-së dhe Rama duan “ ta kalojmë lumin pa u lagur”. Ndonëse kanë deklaruar se ai nuk është pjesë e PS-së dhe pa shans në qeveri, dihet se PSD-ja, të cilën Tom Doshi e drejton ka qenë dhe mbetet aleate e PS-së. Ndaj, kjo e fundit duhet të shprehet në mbështetje të DASH, hapur e jo me sofizma ligjore! DASH-i, apo DOSHI, kjo është çështja!

2.Drekë enigmë për nga informacioni real ishte ajo që Presidenti francez Macron shtroi në Elize më 22 Mars për Kryeministrin Rama. Asnjë prononcim nga mikpritësi, vetëm një pohim i Ramës si drekë pas një kohe të gjatë, ku u fol mbi rajonin, pandeminë, investimet franceze, etj. Pa entusiazëm, as me klishe standarde diplomatike “ bisedë e dobishme “ apo mik i shquar”. Megjithatë, kjo “enigmë” mund të zbërthehet me zhvillimet e fundit dypalëshe. Pas kritikave meqenëse nuk po “lëshon pe” për negociatat, në Janar Rama “ iu lëshua “pa doreza” Francës; sipas tij, ajo mban stok vaksinash dhe nuk na jep neve; Ambasada franceze reagoi si asnjëherë më parë me Notë kritike. Ndërkohë, azili ynë i paligjshëm që nuk do t’ia dijë as për COVID – 19 mbetet “gangrene” sociale, sidomos me Francën. Çuditërisht asnjë fjalë nuk u përmend për zgjedhjet e 25 Prillit në atë drekë, të cilat janë dhe çelësi i zgjidhjeve të problematikës së rënduar shqiptare. Kësisoj, mund të mendohet se në atë drekë, “ menuja ” tematike djegëse është “konsumuar” e zbutur me delikatesat e famshme kulinare dhe aromën e verës franceze.

3.Huq diplomatik bëri Rama më 23 Mars fort i nervozuar nga një bisedë virtuale me nismën e një universiteti të njohur austriak, me praninë e subjekteve të ndryshme nga disa vende kushtuar projekteve për arsimin dhe kulturën, ku e ftuar ishte dhe Komisionerja përkatëse e BE-së, Maryia Gabriel. Në atë debat u përfshi dhe Lideri i PD-së, Lulzim Basha. Kryeministri Rama qortoi me gjuhë aspak diplomatike Komisionin Europian “ se po fut hundët” në punët e brendshme dhe në fushatën zgjedhore të  një vendi kandidat! Ndonëse, e kishte më të lehtë të telefononte direkt Komisionin Europian, nëpërmjet Përfaqësisë së BE-së në Tiranë ose tonës në Bruksel. Mirëpo ai preferoi “ta shkelmonte topin drejt” Brukselit. Ky i fundit ia hodhi kategorisht poshtë aludimet; kështu Rama “doli huq” dhe me Komisionin Europian.

4.Biden&BE bashkë! Kjo u pa në vizitën e Kryediplomatit amerikan Antony Blinken në Bruksel më 22 – 25 Mars, ku asistoi në takimin Ministror, me drejtuesit më të lartë të NATO/BE dhe me të gjithë homologët e vet europianë. Ndërkohë, Presidenti Biden përshëndeti me video-konferencë Samitin e BE-së më 25 Mars, duke theksuar rikthimin e SHBA-ve në rindërtimin e  marrëdhënieve transatlantike. Natyrisht me rezervat dhe mospërputhjet e njohura, të cilat gjithsesi nuk do të trajtohen si më parë me ultimatume dhe ndëshkime, por me dialog e bisedime në kanalet diplomatike. Ogur premtues ky për përballimin e sfidave madhore të përbashkëta të Perëndimit, që pas 4 viteve të humbura, po i rikthehet parimit “ Bashkimi bën fuqinë”

5.Dialog dhe dekurajim me Rusinë dhe Kinën ishte logoja politike e takimeve të BE/NATO më 22 – 25 Mars në Bruksel, me praninë për herë të parë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blniken. Diçka krejt e natyrshme, pavarësisht problematikës së njohur djegëse mes tyre. SHBA& BE vendosën që  Dialogun lidhur me interesat e përbashkëta gjeo-strategjike ta shoqërojnë me Dekurajimin e Kinës/Rusisë lidhur me cënimin e vlerave dhe parimeve bazë, veçanërisht të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.  Gjithsesi, ato do tregohen të matura, në favour të kooperimit por jo konfrontimit, sidomos atij ushtarak. Kjo mbasi, siç tregoi dhe video- konferenca Merkel – Macron- Putin më 30 Mars, ka shumë fusha të njohura madhore, ku është tejet evështirë të bëhet përpara pa Rusinë&Kinën-pandemitë, mjedisi, klima, terrorizmi, konfliktet ushtarake në Lindjen e Mesme etj. Ndaj, midis tyre pritet të vijojë politika e  “ tërheqjes së litarit”,  por pa e këputur atë, nëpërmjet trinomit  dialog, detantë dhe dekurajim.

6.Faull politik bëri Presidenti Biden kur në median amerikane e quajti Presidentin Putinin “ vrasës” Ky i fundit, nuk iu përgjigj “ me të njëjtën monedhë”, por ia “tha me pambuk”, i uroi shëndet dhe e ftoi në debat publik. Natyrisht, Biden është në të drejtën e vet për të kritikuar këdo homolog për çdo gjë, por jo aq larg sa ta etiketojë “vrasës”; këtë akuzë mund të ngrejë prokuroria dhe ta konfirmojë një gjykatë e paanshme ndërkombëtare. Biden veproi drejt disa ditë më parë kur e pranoi debatin publik me Putinin, madje e ftoi atë  dhe në samitin virtual për klimën në Prill! Mirëpo, a shkon të bisedosh me një “ vrasës” sidomos kur ai është President i Rusisë?! Ja pse Presidenti Biden bëri “faull në portën e vet”, i vetmi këto tri muajt e parë të Presidencës dhe besojmë i fundit.

7.“ Autogol në Stamboll bëri Presidenti Erdogan këtë javë me dekretin për largimin nga Konventa e KiE-së mbi mbrojtjen e grave nga dhuna në familje. Autogol, sepse kjo Konventë u nënshkrua 10 vjet më parë në Stamboll në Samitin e KIE-së që atë vit e kryesonte Turqia dhe vetë Erdogani. Justifikimet se gratë turke i mbron Kushtetuta dhe ligjet e brendshme janë “pesë me hiç” Në fakt, është trysnia e fanatikëve konservatorë që detyroi qeverinë të heqë një mburojë ndërkombëtare mbrojtëse,  kur çdo vit vriten mbi 400 gra e vajza, veç dhunës së egër në forma të ndryshme.

8.Kulaç& Kërbaç i dha BE-ja Turqisë në Samitin e saj më 25 Mars. “ Kërbaç” me sanksione të ashpra nëse vazhdon gërmimet për hidrokarbure në Mesdheun Lindor;  ndryshe “ kulaç” me përparim drejt Bashkimit Doganor dhe zgjerim të bashkëpunimit. I kuptueshëm  një qëndrim i tillë i matur dhe pragmatik; sepse me çdo ngut dhe pakujdesi ndaj Turqisë, si aleate me  “peshë të rëndë”  këdo mund “ta gjejë belaja” Se sa dhe si do të eci kjo strategji, mbetet për t’u parë.

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: bidenEdi RamaJorgji KotekinaMacronPutinrealpolitikRusia

Related- Posts

Kryesore

Gafa diplomatike malazeze! Qipro e vogël pa shpresa të mëdha! 4 bllok sfidat e zgjerimit! Tërmet politik në Gjermani!

10 Shtator, 2026
Kryesore

Beogradi, Zelenski dhe Konsullata! Pakti europian futi shpejt ujë! Droni në Laipcig dhe lufta hibride! Ja pse duhet armëpushimi në shtator!

20 Gusht, 2026
Kryesore

Samiti i unitetit! Mendo për paqe dhe përgatitu për luftë!  Eshtë vetëm hapja e  mbylljes!  Pauzë midis dy luftrave!

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

27 Shtator, 2026

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

26 Shtator, 2026
Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.