• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

  • POLITIKË

    “Il Giornale”: Pakti Itali-Shqipëri për emigrantët, tani një model për BE-në

    Nënshkruhet marrëveshja për park fotovoltaik në Belsh, Balluku: Rol kyç në rritjen e kapaciteteve energjetike

    Rama: Rishikim ligjit për Arsimin e Lartë, u japim të rinjve ofertë konkurruese

    “AI Albania 2030”, Rama: Hartojmë draftprogramin me përfaqësues të sektorit

    Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

    Spiropali në Turqi: Marrëdhënie e institucionalizuar në forma konkrete bashkëpunimi

    Presidenti i EBA nderohet me Yllin e madh të Mirënjohjes Publike, Rama: Vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet

    Kos: Bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë

    Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ngërçi politik: Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

    Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

    Kurti: Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për arritjen ose jo të një marrëveshjeje për institucionet

    Dështon edhe përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Osmani: Serbia në fund të majit kishte plane për destabilizimin e Kosovës

    Vijon saga e dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Raporti për Kosovën në OKB/ Emra të rinj, qëndrime të vjetra

14 Prill, 2021
in JO VETEM LAJM, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Sigurimit të OKB mbajti të martën (13.04) takimin informues të radhës për Kosovën. Serbia, edhe Kosova kanë emra të rinj ministrash të Jashtëm, por qëndrimet janë të njëjta, shkruan DW.

Takimet informuese të Këshillit të Sigurimit për Kosovën mblidhen në bazë të rezolutës 1244 të vitit 1999. Sipas saj, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duhet të informojë rregullisht anëtarët e Këshillit të Sigurimit për aktivitetet e misionit të OKB në Kosovë. Para zhvillimit të takimit, anëtarët e Këshillit të Sigurimit marrin raportin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe në bazë të tij dhe të politikës së vendit që mbulojnë përgatisin deklaratat. Raporti aktual përfshin periudhën shtator 2020- mars 2021. Presidencën e radhës në Këshillin e Sigurimit në muajin prill e mban Vietnami.

Takimi zakonisht fillon me fjalën e shefit të UNMIK-ut, që aktualisht është Zahir Tanin. Pastaj fjalën e merr përfaqësuesi i Serbisë, ministri i Jashtëm apo ambasadori pranë OKB. Pas tij flet ministri i Jashtëm i Kosovës ose ambasadori i Kosovës në SHBA, vend që e ka njohur Kosovën si shtet. OKB nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet, megjithë mbështetjen që i jep. Që ta bëjë këtë duhet që gjithë vendet me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të japin „Po-në”. Nga pesë shtetet me të drejtë vetoje, tre e mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara kurse dy nuk e mbështesin. Kështu ka qenë në vitin 1999, kështu është edhe sot, më 2021. Sipas OKB, misioni i UNMIK-ut sot është të promovojë sigurinë, stabilitetin dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

UN Sicherheitsrat Pressekonferenz | Dang Dinh QuyAmbasadori i Vietnamit pranë OKB, Dang Dinh Quy

Protesta e përfaqësuesit rus

Takimin e Këshillit të Sigurimit për Kosovën më 13 prill 2021 e drejtoi ambasadori i Vietnamit pranë OKB, Dang Dinh Quy. Takimi ishte video- konferencë e hapur për publikun midis 19 pjesëmarrësve, 13 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe 6 të ftuarve, ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, shefit të UNMIK-ut Zahir Taninit, ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakovic,

Sapo ambasadori i Vietnamit filloi të merrte votat për procedurën e mbajtjes së takimit, përfaqësuesi i Rusisë, shprehu indinjatën që ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla shfaqej në video me flamurin e Kosovës, “shtet që nuk është njohur nga bota”. Ai i kërkoi ministres të largojë flamurin e Kosovës, si kusht për të marrë pjesë në takim.

Ambasadori i Vietnamit kujtoi se pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kosovës në takim bëhet sipas rregullit 39, të procedurës së mbajtjes së takimit. Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar, kujtoi se takimi është informues, nuk është takim ku merren vendime kështu që nuk ka pse ministrja Gërvalla të ndryshojë sfondin e prezantimit. Kujtojmë se në takimin e kaluar të Këshillit të Sigurimit, i njëjti incident u shkaktua nga Serbia.

Screenshot UN Web TV I Donika GervallaDonika Gërvalla, pamje e marrë nga UN Web TV

UNMIK: Ndihmë për Kosovën në luftë kundër pandemisë

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, kërkoi ndihmë për Kosovën në luftën kundër pandemisë së COVID-19, e cila ka pasur dy momente dramatike infektimi të madh një në nëntor dhe një që ka filluar në mars dhe që po vazhdon deri tani. “Numri i infektimeve ka arritur tani pikën kulminante,” tha Tanin duke shpjeguar se virusi ka infektuar në Kosovë mbi 100 mijë vetë dhe ka shkaktuar vdekjen e 2 mijë të tjerëve, një nga nivelet më të larta për frymë. Ai tregoi se 24 mijë doza vaksine që kanë mbërritur në Kosovë në fund të marsit, kanë shënuar fillimin e programit të vaksinimit dhe kërkoi ndihmë për vaksinimin, duke pasur parasysh nivelin e madh të infektimeve dhe shpërndarjen e virusit.

Kosova sipas ministrit serb është “provinca jonë jugore” 

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakovic, e nisi fjalën e tij duke protestuar “për abuzimin e formatit të videos së takimit nga përfaqësuesja e Prishtinës që sipas tij synon të promovojë simbolet e shtetit të të ashtuquajturës Kosovë”. Selakovic vlerësoi lart rolin që luan UNMIK për sigurinë në Kosovë. Ministri serb tha se gjatë periudhës për të cilën po flitet “ka patur mungesë stabiliteti politik në Kosovë e Metohi”.  Duke folur për zgjedhjet në Kosovë, ai tha se ato treguan se “ekstremizmi politik nuk po rritet, por po forcohet”. Politikanët shqiptarë nxisin incidente në komunat serbe, me synimin që të rrisin pikët për vete, tha ministri serb. Ai u ankua se shumë serbëve të Kosovës iu mohua e drejta për të votuar dhe presioni politik mbi ta vazhdoi edhe pas zgjedhjeve duke u mohuar përfaqësimin në qeverisje. Ministri vazhdoi të fliste për “qëndrimin kundërserb të institucioneve provizore të Kosovës” dhe përmendi një incident të janarit të këtij viti ndodhur në jug të Kosovës, ku u arrestua drejtori i një call center. Ai po ashtu akuzoi Prishtinën se shkatërron vaksinat, vetëm sepse “vijnë nga Serbia”. Ai tha se janë shtuar sulmet kundër serbëve dhe pronave të tyre. “Vetëm vitin e kaluar më shumë se 80 sulme dhe incidente kanë ndodhur në provincën tonë jugore”, thotë nga Beogradi ministri, që duket se është mësuar ta shohë Kosovën si provincë dhe veten e vet si sundimtar province. Ai tha se serbët që kthehen në Kosovë jetojnë me frikë. “Fakti që një familje e kthyer ka qenë objektiv i shtatë sulmeve, tregon për këmbënguljen e atyre që nuk duan të kenë serbë në Kosovë dhe Metohi”. Prishtina nuk ka vullnet politik që 200 mijë serbët që kanë jetuar për 23 vite jashtë Kosovës të kthehen në shtëpinë e tyre, tha ministri, duke e quajtur shumë të ulët nivelin e kthimeve që nga viti 1999, që ka qenë 1,9 përqind. Më tej ai kaloi tek Dhomat Speciale dhe u ankua për presionin që bëhet mbi to dhe mbi viktimat në proceset kundër ish ushtarëve “terroristë” të UÇK. Ministri serb tha se asnjë nuk është akuzuar për vrasjen e 17 gazetarëve në Kosovë. Ai tha se asnjë nga krimet e kryera kundër serbëve pas vitit 1999 nuk është përndjekur ligjërisht. Ministri taze i Serbisë e quajti të papranueshëm kthimin e forcave të Kosovës në ushtri, dhe kërkoi që kompetencat e KFOR-it në çështjet e sigurisë të mos i kalojnë asnjë force tjetër. Pastaj kaloi në çështjen e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës, gjë që kryeministri aktual e ka pas deklaruar shumë herë në të kaluarën dhe një nga punonjësit e tij e deklaroi javën e kaluar. “Ide të tilla janë kërcënim për paqen dhe stabilitetin”, tha ministri serb, “jo vetëm për provincën tonë jugore, por për të gjithë rajonin”. Ai këmbënguli për angazhimin serb në dialog si zgjidhje politike për Kosovën. “Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të flasim me Prishtinën, ne jemi të gatshëm për dialog,” tha në fjalimin pafund ministri serb Nikola Selakovic dhe akuzoi kryeministrin aktual të Kosovës se nuk e ka prioritet dialogin.

Gërvalla: Kosova po hyn në një epokë të re 

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e nisi fjalimin me optimizmin se zgjedhjet kanë shënuar fillimin e një epoke të re. Duke folur për to ajo tregon krenare se janë “të parat zgjedhje në një vend ballkanik ku pjesa më e madhe e popullsisë votoi kundër korrupsionit dhe krimit”. “Ne ndodhemi në rrugë drejt plotësimit të dëshirës së popullit për ta bërë kombin tonë të ri pjesë të respektuar të kombeve të tjera”, tha ministrja Gërvalla.  Ajo foli me optimizëm për detyrat që Kosova ka përpara për luftimin e korrupsionit dhe kthimin e Kosovës në shtet të vërtet ligjor, duke filluar me reformën ligjore, investimet dhe vendet e punës. “Kosova është e angazhuar për integrimin në Bashkimin Europian dhe NATO. Por ne jemi të angazhuar që në një moment të caktuar në të ardhmen të bëhemi edhe vend anëtar i OKB,” thotë ministrja Gërvalla, e cila mban po ashtu edhe postin e zëvendëskryeministres në qeverinë e re të Kosovës. Ajo tregoi më tej se në qeverinë e re e Kosovës, gjenden njerëz kurajoz, të hapur dhe me përvojë ndërkombëtare, që nuk tremben nga zgjidhja e çështjeve as kur ato janë të dhimbshme. “Ne jemi të hapur, jemi krenar dhe nuk kemi frikë nga asgjë dhe asnjë,” tha ministrja Gërvalla. “Megjithëse ka mes nesh njerëz që kanë përvojë të tmerrshme me Serbinë, ne preferojmë ripajtimin,” tha ajo duke përmendur përvojën kryeministrit të burgosur për më shumë se dy vjet në kohën kur ka qenë student, përvojën e zëvendëskryetares së Parlamentit të Kosovës, e cila i ka mbijetuar si 13 vjeçare një masakre serbe ku ka humbur të ëmën, gjyshen, dy vëllezërit më të vegjël si dhe familjarë të tjerë dhe shembullin e një parlamentareje kosovare, e cila është dhunuar seksualisht nga ushtarët serbë kur ka qenë 16 vjeç. Ministrja tregoi më tej për grupin e Nënave nga Gjakova, nëna që kanë humbur fëmijë gjatë luftës në Kosovë dhe nuk dinë për fatin e tyre. Krimet e kryera janë pjesë e “living memory”, kujtimet janë të gjalla, dhe dorasit nuk janë dënuar kurrë, tha Gërvalla. Dorasit jetojnë në Serbi dhe gjetkë dhe celebrohen për krimet e kryera. “Serbia duhet ta kuptojë se do paguajë çmimin për krimet që ka bërë,” tha ministrja Gërvalla, në fjalën e mbajtur për herë të parë para Këshillit të Sigurimit duke i kërkuar Serbisë që “të konfrontohet me të kaluarën e saj dhe të çlirohet nga rrënjët genocidale”. Ministrja e Kosovës shprehu bindjen se “kur Serbia të njohë rolin që ka luajtur në destabilizimin e rajonit me agresionin e saj, kur të ndalojë ndërhyrjen në vendet fqinjë duke filluar me Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën ajo do të ketë mundësi të normalizojë qëndrimin dhe të kthehet në një vend normal”.  Ajo flet për interesat e Kosovës “në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, një Serbie europiane jo të prapambetur, dhe në dialogun e hapur me Serbinë për të kaluarën dhe të ardhmen”.

Donika Gërvalla tregon historinë e të atit, shkrimtar, gazetar dhe muzikant vrarë nga regjimi serb megjithëse ndodhej në Gjermani, ku kishte shkuar pas largimit nga brutaliteti i regjimit të Beogradit. “Nuk flasim për Serbinë në përgjithësi, pa bërë dallim. Por, dallimin duhet ta bëjë edhe Serbia, duke identifikuar kriminelët e luftës dhe duke i nxjerrë ata para drejtësisë, duke bashkëpunuar me OKB për të gjetur varret masive të personave ende të pagjetur, duke ndaluar së luajturi lojra dhe duke u ulur në tavolinë për të folur seriozisht, tha ministra. ”Atëherë mund të gjejmë një zgjidhje historike, jo vetëm për marrëdhëniet tona bilaterale, por edhe për pajtimin në Ballkan në përgjithësi, shtoi ministrja Gërvalla, në debatin e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, të parin për këtë vit. “Të gjithë e dinë se pavarësia e Kosovës është një punë e mbaruar. Sa më herët ta kuptojë Serbia këtë aq lehtë mund të bëjë kalimin nga një e kaluar e errët në një të ardhme të ndritur,” tha në fund ministrja e Jashtme e Kosovës.

SHBA për stabilitet në Ballkan dhe Lindjen e Mesme 

Ambasadori i SHBA-së pranë OKB, Richard Mills, vlerësoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Kosovë si dhe përpjekjet e bëra në promovimin e të drejtave të grave. Ai premtoi bashkëpunim me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, për rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë qeveritare, luftimin e korrupsionit, përmirësimin e ekonomisë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ambasadori amerikan shprehu mbështetjen për dialogun e kryesuar nga BE. „Tani që është formuar qeveria e Kosovës, ne presim që në një të ardhme të afërt, përfaqësuesi i BE të mbledhë palët,“ tha Mills i cili theksoi se palët kanë bërë përparime, „gjë që ka kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve si në Kosovë edhe në Serbi“. Duke iu kthyer takimit shqiptaro- serb në Shtëpinë e Bardhë në shtatorin e 2020, ai tha se „ka shumë për të bërë dhe koha nuk pret“. SHBA i bëjnë thirrje palëve të zbatojnë marrëveshjet e mëparshme dhe t’i qasen dialogut me pragmatizëm dhe produktivitet, me synimin e arritjes së marrëveshjes së normalizimit. Ashtu si ambasadorët e mëparshëm edhe ambasadori Mills tha se UNMIK e ka përmbushur detyrën që ka pasur dhe duhet mbyllur. Ai i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të vendosin për mbylljen e UNMIK-ut, për të përmirësuar më shumë rolin e OKB në ndihmë të Kosovës. Ambasadori amerikan përshëndeti përmirësimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Izraelit, si kontribut në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në Lindje të Afërt.

Franca: Kosova dhe Serbia të veprojnë si europianë 

Ambasadori i Francës pranë OKB, Nicolas de Riviere ftoi Serbinë dhe Kosovën që të veprojnë si europianë në arritjen e kompromiseve. „Kosova ka tani institucione stabile, që do i krijojnë mundësinë të kapërcejë sfidat, sidomos në bërjen e reformave,“ tha ambasadori francez, i cili shprehu mbështetjen e Francës dhe BE në ndihmë të Kosovës. Sfidat janë përveç luftës kundër pandemisë, zhvillimi ekonomik dhe social, forcimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Franca është e bindur se për Kosovën dhe Serbinë nuk ka rrugë tjetër veç arritjes së marrëveshjes finale, dhe për këtë mbështet përpjekjet që bën Miroslav Lajcak, i dërguari special i BE.

Qëndrimi rus i pandryshueshëm  

Dmitry Polyaskiy, zëvendësambasadori rus pranë OKB thotë se qëndrimi rus për zgjidhjen e çështjes së Kosovës bazohet tek principet dhe është i pandryshueshëm: “Problemi mund të zgjidhet vetëm në kuadër të ligjeve ndërkombëtare, duke filluar me rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit”.

Sipas tij, fajin për ngecjen e dialogut Prishtinë – Beograd e ka qëndrimi jo konstruktiv i Prishtinës. “Në vend që të plotësojnë detyrimet për krijimin e komunave serbe, shqiptarët e Kosovës janë duke bërë deklarata të herëpashershme për një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe janë duke i dërguar ultimatume Beogradit të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të paguajë ca “dëmshpërblime”, tha Dmitry Polyaskiy. Ai i bëri thirrje Bashkimit Europian të jetë i paanshëm dhe deklaroi se Rusia është kundër futjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Diplomati rus thotë se mungesa e përparimit në dialog ka të bëjë me situatën politike në Kosovë “të mbushur me një seri krizash pa fund”, duke futur këtu edhe zgjedhjet e fundit parlamentare ku nuk u zgjodhën kandidatët proserbë. Ai e quajti zhvillim pozitiv punën e Gjykatës Speciale “për krimet ushtarake, trafikimin e organeve dhe krimeve kundër njerëzimit të bëra nga ish Ushtria Çlirimtare”. Papjekuria e sistemit politik pengon zbatimin e reformave, thotë diplomati rus duke përmendur problemet e papunësisë tek të rinjtë dhe islamizmit militant që e kanë kthyer Kosovën në “qendër për përhapjen e ndikimt në vendet fqinje”. Ai foli për sulmet mbi serbët e Kosovës në shkolla dhe institucione të tjera, ngecjen e kthimeve të personave të zhvendosur, mungesën e besimit midis komuniteteve dhe shprehu pakënaqësinë për kthimet e pakta të pasurive serbe të marra nga shqiptarët e Kosovës.

Dmitry Polyaskiy shprehu shqetësimin duke thënë “ne kemi vënë re se Ministria Kosovare e Mbrojtjes është duke krijuar një bazë ushtarake për Forcat e Armatosura të Kosovës në Mitrovicën e Jugut” dhe e quan këtë rrezik për paqen. Ai shprehu shqetësim për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe bazës ‘Bondstill’ në ushtrimet e NATO-s të quajtura ‘Defender Europe 2021’, sepse kjo sipas tij do të legjitimonte “ushtrinë” e Kosovës. Sipas tij, Aleanca është duke u përfshirë gjithnjë e më shumë në trajnimin e ushtrisë së Kosovës.

Related- Posts

KOSOVA

Ngërçi politik: Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

22 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

22 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

Papa bisedon me presidentin palestinez, kërkon respektimin e ligjit humanitar

21 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kina shton 6.95 milionë vende të reja pune në zonat urbane në gjysmën e parë të vitit

23 Korrik, 2025

Pekini hedh poshtë akuzat e ShBA-së mbi Detin e Kinës Jugore në debatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

23 Korrik, 2025

Donald Trump paralajmëron se SHBA-ja mund të godasë sërish qendrat bërthamore të Iranit “nëse është e nevojshme”

22 Korrik, 2025

“Il Giornale”: Pakti Itali-Shqipëri për emigrantët, tani një model për BE-në

22 Korrik, 2025

Ngërçi politik: Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

22 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.