• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

NATO-ja rikonfirmon forcën e aleancës, denoncon Kinën dhe Rusinë

14 Qershor, 2021
in JO VETEM LAJM, NGJARJE
A A
NATO leaders pose for a group photo during a NATO summit in Brussels, Monday, June 14, 2021. U.S. President Joe Biden is taking part in his first NATO summit, where the 30-nation alliance hopes to reaffirm its unity and discuss increasingly tense relations with China and Russia, as the organization pulls its troops out after 18 years in Afghanistan. (Yves Herman, Pool via AP)

Share on FacebookShare on Twitter

Duke rënë dakord për axhendën e NATO-s 2030, udhëheqësit kanë marrë vendime për ta bërë Aleancën tonë më të fortë dhe më të përshtatshme për të ardhmen “, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi në fund të mbledhjes një-ditore të udhëheqësve aleatë. Ai tha se Aleatët ranë dakord gjithashtu për të mbajtur investimet e mbrojtjes, me 2021 që do të ishte viti i shtatë radhazi i rritjes së buxhetit të mbrojtjes në të gjithë Aleatët Evropianë dhe Kanada. Samiti gjithashtu mori vendime për rritjen e aftësive për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe riafirmoi angazhimin e Aleatëve në Afganistan. Udhëheqësit aleatë gjithashtu patën diskutime thelbësore në lidhje me Rusinë dhe Kinën, të cilat Z. Stoltenberg tha se janë “regjime autoritare” që “sfidojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.

30 vendet anëtare të NATO-s përfunduan të hënën takimin e nivelit të lartë në Bruksel, duke riafirmuar aleancën ushtarake me një deklaratë të fortë kundër Rusisë dhe në një nivel më të moderuar ndaj Kinës.

Të dyja vendet u konsideruan si “sfida ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.

Në komunikatën përfundimtare, udhëheqësit ranë dakord të “hapnin një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike”, pasi përballen me një mjedis sigurie “gjithnjë e më kompleks”.

Aleanca miratoi “ NATO 2030″ një mekanizëm konsultimi për t’u përgatitur për Konceptin e saj të ardhshëm Strategjik, një dokument që ka si qëllim ta orientojë aleancën drejt konkurrencës globale në rritje dhe kërcënimeve më të paparashikueshme.

“NATO 2030” përfshin ndërgjegjësimin për një “Rusi më agresive”, për një “formë më brutale terrorizmi”, paqëndrueshmërinë e vazhdueshme, rritjen e kërcënimeve kibernetike dhe hibride, teknologjitë e reja, pandemitë dhe ndryshimin e klimës si kërcënimet të reja.

Dokumenti gjithashtu pohon se “fuqizimi i Kinës e zhvendos thellësisht ekuilibrin e pushtetit.”

“Duke rënë dakord (mbi) axhendën e NATO-s 2030, udhëheqësit kanë marrë vendime për ta bërë aleancën tonë më të fortë dhe ta përshtasin më mirë për të ardhmen,” tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg gjatë një konference shtypi në fund të samitit.

Moska mohon çdo keqbërje, por aleatët janë gjithnjë e më të shqetësuar duke pasur parasysh agresionin e fundit të Rusisë në kufirin e saj lindor dhe sulmet e saj të fshehta dhe kibernetike për të minuar shtetet perëndimore.

Në një referencë tjetër të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë, anëtarët e NATO-s ranë dakord mbi një politikë të re të mbrojtjes kibernetike.

“Hapësira kibernetike rrezikohet në çdo kohë dhe ne duhet të kemi aftësi të forta teknike, konsultime politike dhe planifikim ushtarak për të mbajtur të sigurt sistemin tonë “, tha zoti Stoltenberg.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u takua më herët me udhëheqësit e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë – vendet që fituan pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik në 1991. Ato janë tani anëtare të plota të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, megjithatë vendet balltike janë të kujdesshme ndaj ambicjeve rajonale të Kremlinit.

Në një intervistë të fundit me NBC, Presidenti rus Vladimir Putin e quajti NATO-n “një relike të Luftës së Ftohtë”.

“Nuk jam i sigurt pse vazhdon të ekzistojë,” tha zoti Putin.

Presidenti Biden do të takohet me të në Gjenevë të mërkurën.

Kina

Zoti Stoltenberg tha se prania ushtarake në rritje e Kinës nga Balltiku në Afrikë do të thotë që NATO-ja duhet të jetë e përgatitur.

“Kina po vjen më pranë nesh. Ne i shohim ata në hapësirën kibernetike, e shohim Kinën në Afrikë, por gjithashtu shohim që Kina investon shumë në infrastrukturën tonë kritike,” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Alice Billon-Galland, një studiuese në organizatën Chatham House me bazë në Londër thotë se aleatëve evropianë u duhet të punojnë si me Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe me Kinën, por në fund të fundit nuk duan të gjenden në mes të një konfrontimi mes Uashingtonit dhe Pekinit.

“Aleatët evropianë janë mjaft të kujdesshëm përsa i përket mënyrës se si i qasen kësaj çështjeje dhe në një farë mase ngurrojnë që NATO-ja të angazhohet shumë në çështjet e lidhura me Kinën ose çështjet e Indo- Paqësorit,” tha ajo.

Një ditë më parë, shumë nga udhëheqësit që u takuan të hënën në Bruksel lëshuan një deklaratë në përfundim të Takimit të G-7 në Cornwall, të Britanisë, duke denoncuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e Kinës. Pekini ka akuzuar grupin për shpifje.

Tërheqja nga Afganistani

Pas 20 vitesh operacione ushtarake, NATO dhe SHBA kishin rënë dakord që do të tërheqin forcat nga Afganistani. Presidenti Biden ka caktuar 11 shtatorin 2021, si afatin e tërheqjes.

“Udhëheqësit e NATO-s riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar mbështetjen e Afganistanit, me trajnim, përkrahje ndërkombëtare për forcat dhe institucionet afgane dhe fonde për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të Aeroportit Ndërkombëtar,” tha zoti Stoltenberg.

NATO ka rreth 10.000 trupa në Afganistan, nga vende që përfshijnë Gjermaninë, Britaninë, Turqinë, Gjeorgjinë, Rumaninë dhe Italinë.

Aleatët janë të shqetësuar për sigurinë në ambasadat e tyre si dhe në aeroportin e Kabulit. Turqia, një anëtare e NATO-s, ka ofruar të sigurojë aeroportin në një përpjekje për të rritur rolin e saj në aleancë.

“Pyetja është nëse gatishmëria e Turqisë për ta bërë këtë, e cila është mirëpritur qartë në Uashington, do të ishte e mjaftueshme për të kapërcyer problemet e tjera në këtë marrëdhënie,” tha Bulent Aliriza, drejtor i Projektit të Turqisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. “Ka dyshime serioze për këtë,” tha ai.

Ruajtja dhe funksionimi i aeroportit të Kabulit është midis shumë temave të sigurisë të diskutuara nga Presidenti Biden në takimin e tij dypalësh të hënën me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Marrëdhënia SHBA-Turqi ka qenë problematike, veçanërisht pas blerjes nga ana e Ankarasë të sistemit mbrojtës rus me raketa S-400, ofensivës së saj ushtarake në Siri dhe mbështetjes për Azerbajxhanin në luftën e Nagor-Karabakut me Armeninë.

Amerika është rikthyer

Zoti Biden përcolli në Bruksel mesazhin e tij ‘se Amerika është rikthyer’, duke rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj parimit të mbrojtjes kolektive të aleancës.

“Unë dua që e gjithë Evropa të dijë se Shtetet e Bashkuara janë të pranishme. Shtetet e Bashkuara janë këtu,” tha zoti Biden në takimin e tij me zotin Stoltenberg.

Vizita e Presidentit Biden sjell një ton të ri në marrëdhëniet me aleancën ushtarake. Paraardhësi i tij, ish-Presidenti Donald Trump pati thënë se NATO-s i kishte ikur koha dhe ishte ankuar se SHBA po paguante më shumë nga sa i takonte në organizatë.

Zoto Stoltenberg tha se katër vitet e kaluara kishin nënvizuar rëndësinë e institucioneve të forta shumëpalëshe.

“Do të ketë udhëheqës të ndryshëm politikë të zgjedhur në shumë vende aleate në vitet në vazhdim,” tha ai. “Unë kam besim se për sa kohë që ne e kuptojmë se është në interes të sigurisë sonë të qëndrojmë së bashku, në interesin e sigurisë kombëtare të qëndrojmë së bashku, ne do ta ruajmë NATO-n si themelin e sigurisë sonë.”

Koncepti i fundit Strategjik i NATO-s u hartua në vitin 2010. Aleatët hezituan ta rinovonin atë gjatë viteve të vështira të administratës Trump./Voa

Tags: Brukselnato 2030

Related- Posts

Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
JO VETEM LAJM

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026
NGJARJE

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026
Bota

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.