• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

VOA: Publikimi i listëpagesave nxjerr në pah dobësitë e institucioneve

27 Dhjetor, 2021
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, prej disa ditësh ka lindur një debat i gjerë, pasi disa databaza me të dhëna personale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, si paga, numra të kartave të identitetit apo targa të automjeteve, po qarkullojnë në rrjetin social WhatsApp. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojten e të dhënave personale, i tha Zërit të Amerikës se nga një inspektim në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, që dyshohet se është burimi i rrjedhjes së listëpagesave, ka konstatuar se ky institucion nuk ka patur standartet e duhura për mbrojtjen e të dhënave personale. Ndërsa ekspertë dhe gazetarë, thonë se prokuroria, e cila ka nisur një hetim për veprën penale “Keqpërdorim i të dhënave personale dhe Shpërdorim detyre”, ka indicie të mjaftueshme, për të hetuar edhe për vepra të tjera penale si ajo e pastrimit të parave, korrupsionit dhe evazionit fiskal.

Në Shqipëri është çelur një debat i gjerë pas qarkullimit në rrjetin social WhatsApp, të tre databazave, dy me listëpagesat e afro 700 mijë qytetarëve shqiptarë, dhe një me targat e makinave. Ekspertë ligjorë, të sigurisë kombëtare dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës se zbulimi i pagave dhe të dhënave të tjera personale si ai numrave të kartave të identitetit, përbën skandalin më të madh të të gjitha kohrave në fushën e të dhënave personale në Shqipëri.

“Kjo nuk është një rrjedhje rastësore e informacionit pasi, siç e patë, doli lista e parë, një listë më e reduktuar, doli kryeministri të jepte shpjegime, doli një listë tjetër e detajuar. Ky proçes çon ne kolaps, dhe kjo do një ndërmarrje urgjente. Kjo nuk bëhet me justifikime të përmirësimit të punës me grupe kontrolli apo me historira të tilla, sepse nëse nuk ndërpritet aksesori, atëherë do dalin të gjithë të dhënat në shesh. Në fillim kur bie zjarri duhet fikur ai, pastaj shihet se cilat orendi duhen ndërruar. Dhe kështu është dhe kjo punë, duhet urgjentisht sistemi të sigurohet, që të mos kemi rrjedhje të mëtejshme”, tha për Zërin e Amerikës avokati Genc Gjokutaj.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrotjen e të Dhënave Personale e konsideron një ngjarje të rëndë publikimin e pagave dhe numrave të kartave të identitetit, të qindra mijra qytetarëve dhe thotë se për këtë ka nisur një hetim adminstrativ.

“Të njëjtën rrugë do të ndjekim nëse do të këtë raste të ngjashme në vazhdim”, thotë drejtuesi i këtij institucioni Besnik Dervishi.

Ai shprehet për Zërin e Amerikës se nga inspektimet e vazhdueshme është vënë re domosdoshmëria e përmirësimit të sistemeve të menaxhimit të sigurisë, nevoja për rritjen e buxhetit për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe ajo e përgatitjes së ekspertëve të kësaj fushe, që siç thotë ai me keqardhje, mungojnë. Një sërë sistemesh janë të çertifikuara sqaron zoti Dervishi por kjo nuk do të thotë se janë të pathyeshme, ndaj sipas tij, kërkohet vigjilencë e vazhdueshme. Komsioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka kryer një kontroll së fundi në disa institucione që administrojnë të dhënat personale, ku bën pjesë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të cilën ka arritur në këtë konkluzion.

“Në konstatimin tonë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka patur standardet e duhura të mbrojtjes së sistemeve të menaxhimit të informacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe për këtë arsye ne kemi lënë dhe detyra përkatëse dhë në muajin gusht edhe është sanksionuar për të njëjtin qëllim”, u shpreh për Zërin e Amerikës Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Njohës të sistemit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve thonë se në këtë institucion ka mjaft persona që kanë akses të kufizuar dhe të plotë, në listëpagesat dhe se numri dhe funksioni i tyre dihet, pasi është i përcatuar me ligj. Përveç këtij institucioni ata sqarojnë se është dhe Agjensia Kombetare e Shoqërisë së Informacionit që i zotëron këto të dhëna, por ata dyshojnë se ato kanë dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke lënë të hapur dhe mundësinë e manipulimit të tyre nga persona të caktuar.

Përpunimi i një informacioni të tillë do një kohë relativisht të gjatë, thotë Arben Xhaferi, ish punonjës në drejtorinë e hetimit tatimor. Ai shprehet se publikimi i një listëpagese, ku paga më e lartë është 700 milion lekë të vjetra dhe më e ulëta 300 mijë në muaj, mund të nxisë probleme të shumta sociale që dëmtojnë bizneset të cilat janë motori i ekonomisë së vendit. Zoti Xhaferi vëren me shqetësim, se kompani apo individë pas publikimit të listëpagesave rrezikojnë të jenë shënjestra të grupeve kriminale. Më tej ai hedh hije dyshimi se pas pagave tejet të larta, mund të fshihen afera dhe akte korruptive.

“Unë më shumë këtë e shikoj si një problematikë të nxjerrjes së parave për efekte të korrupsionit, për efekt të atyre që ne e quajmë rëndom 10, 15 apo 20 përqindëshi i tenderimeve. Ekziston mundësia që në këto kompani. me këto nivele kaq të larta pagash punëdhënësit të bëjnë një marrëveshje me punëmarrësit të tipit “po ta vendos pagën 3 milion. Nga këto 3 milion, ti merr një, të tjerat do i kthesh mbrapsh”. Dhe pastaj këto para përdoren kesh për rryshfet”, tha për Zërin e Amerikës Arben Xhaferi, ish-punonjës në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Organet hetimore kanë nisur një hetim për dy vepra penale, “Keqpërdorim i të dhënave përsonale” dhe “Shpërdorim detyre”. Gazetarja Klodiana Lala thotë se prokuroria ka indicie të mjaftueshme për të hetuar edhe për pastrim parash dhe evazion fiksal.

“Konstaton kompani të caktuara të cilat nga njëra anë dalin me bilanc negativ, dhe nga ana tjetër kanë paga tmerrësisht paga tepër të fryra. Për nivelin shqiptar janë paga që kur i shikon befasohesh, dhe këtu ka indicie të plota për të patur hetime për kompani të caktuara për veprën penale të pastrimit të parave. Ka ama kompani të tjera që mund të hetohen për fshehje të të ardhurave dhe evazion fiskal. Pse e them këtë gjë, sepse janë paga qesharake shumë të ulëta në raport me pozicionin që kryen punonjësi në fjalë. Për shembull ka paga të deklaruara 300 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që pozicioni i personit x është shumë i lartë”, u shpreh për Zërin e Amrikës Klodiana Lala, gazetare dhe drejtuese e emisionit “Shënjestër” në News24.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe ekspertët thonë se, sanksionet administrative dhe penale për nxjerrjen e të dhënave personala janë të papërfillshme në raport me dëmet, dhe shtojnë se ato duhen forcuar.

Ekspertët e vlerësojnë si një arritje të madhe dixhitalizimin e shërbimeve, por shtojnë se ai duhet të shoqërohet me masa të forta sigurie. Ata sot shtrojnë disa pyetje. Përse po ndodh tani hedhja në qarkullim e një listëpagese e gati një viti më pare? Çfarë qëllimi fshihet pas këtij akti, cili u pasua edhe me publikimin e një database me targat e makinave të qytetarëve shqiptarë?

“Shqetësimi im lidhet me sigurinë kombëtare. Ne nuk dimë ende nëse të dhënat që kanë dalë janë të dhënat e fundit apo do të ketë të dhëna të tjera. Nëse do të ketë të dhëna të tjera, mendoj se këtu jemi përballë një organizimi i cili ka një qëllim përtej inateve personale. Mund të jemi pastaj përballë një synimi të caktuar, që ka për qëllim ose të zhvendosë vëmendjen nga një hetim i rëndësishëm, nga probleme thelbësore ose kërkohet të destabilizohet paqja në Shqipëri dhe Shqipëria dihet që është një nga faktorët e rëndësishëm në Ballkan”, tha për Zërin e Amerikës Fabian Zhilla, ekspert për sigurinë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë të posaçme për median në lidhje më ngjarjen e rëndë të qarkullimit të listëpagesave të qytetarëve shqiptarë në rrjetin social WhatsApp, u kërkoi ndjesë atyre dhe inkurajoi autoritetet hetimore të kryejnë detyrën. Për këtë ngjarje është dorëhequr drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Përfaqësues të komunitetit të gazetarëve i vlerësojnë të pamjaftueshme këto reagime nga autoritetet dhe shtojnë se kjo dorëheqje duhet të pasohet me të tjera, në nivele të larta./voa

Tags: rrogat janar

Related- Posts

POLITIKË

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

10 Tetor, 2026
POLITIKË

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
POLITIKË

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

10 Tetor, 2026

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.