• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Kur do të Shkojë Dosja e Detit në Hagë?

23 Shkurt, 2022
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

Pas 16 muajsh heshtje hermetike, më 18 Shkurt  u desh prania në Konferencën e Sigurisë në Munih, që Kryeministrat Rama dhe Mitsotakis ta preknin këtë temë djegëse. Mirëpo prapë, njoftimi zyrtar kishte  vetëm  një fjali të thatë telegrafike, e cila më tepër i shton dyshimet dhe terrin e deritanishëm informativ. Ndonëse për Marrëveshjen e Detit me Greqinë pati  më pak transparencë publike gjatë 13 viteve të fundit, kjo tendencë dhe dukuri negative vazhdon. Edhe pse Haga u konsiderua si zgjidhje model, madje  dhe për vende të tjera, nuk ka ende asnjë sqarim ose shpjegim,  ndër të tjera  se për cilat aspekte është rënë dakord dhe ku ka ngecur «  sharra në gozhdë ».

Në pritje të ndonjë sqarimi ose shpjegimi publik nga MEPJ-ja jonë, jo për kurreshtje, por për korrektësi me publikun e gjerë, natyrisht me aq sa e lejojnë rregullat strikte të diskrecionit diplomatik, po vijojmë duke përmendur faktin se titulli i mësipërm i këtij shkrimi  nuk është thjesht pyetje, ca më pak retorike, por një  sfidë madhore dhe tejet e vështirë për  politikën dhe diplomacinë tonë gjatë këtij viti dhe deri në një vendim përfundimtar nga Gykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë( GJND). Mirëpo deri tani, duket se Dosja e Detit JON është ende pezull në Tiranë dhe në Athinë; megjithë pohimet dhe premtimet e dhëna qysh në Tetor 2020   në Konferencën e shtypit të Kryeministrit Rama, atëhere si Ministër i Jashtëm me homologun grek, Dendias. Mbas asaj periudhe, nuk ka patur asnjë shenjë, sinjal apo indikacion, qoftë dhe «  midis rreshtave »  për ndonjë lëvizje sado të vogël që të tregojë se  kur dhe  si  » Deti Jon do të  marrë rrugën » për  në Hagë.

Dihen tashmë bisedimet e bujshme dhe të dështuara në Kretë dhe në Korçë më 2017 – 2018, nguti i habitshëm i  qeverisë sonë për ta nënshkruar marrëveshjen e re të Detit me rastin e Pashkëve 2018 në Korçë! Koha  vërtetoi gabimin trashanik të diplomacisë sonë, e cila i “futi të gjitha vezët në një shportë” me “Pakon” tërësore dypalëshe; me synim utopik zgjidhjen e problematikës komplekse ulëritëse me “ metodën e aksionit me goditje të përqëndruara” por që vetëm në diplomaci, madje as periudhën moniste  nuk është praktikuar, sepse nuk ka shans të ecë.

Për pasojë, ne nuk siguruam pothuajse asgjë thelbësore, por vetëm “ fjalë të mira dhe gurë në trastë” Sa për njohjen e lejeve të drejtimit dhe të vulës apostilje, këto teknikalitete janë realizuar me kohë dhe nga vende të tjera më të largëta e jo më me vendin fqinj!

Ndërkohë që Greqia “ka marrë pjesën e Luanit” – varrezat, të drejtën e “ vetëvendosjes” së pakicave, çështjen e pronave të tyre, etj. Madje, këto të fundit u shtuan si dy kushte dhe për çeljen e negociatave; ato do të na ndjekin si hije dhe kur me shpresë të ketë përfunduar “ Odiseja e Detit”

Vetëm  kur në horizont po shfaqeshin zgjedhjet e 25 Prillit, kur “  nuk mbante më ujë pilafi” dhe lidhur me votën greke për çeljen e negociatave po atë Tetor 2020, qeveria u  « dorëzua » dhe ra dakord me palën greke për ta dërguar dosjen e detit në Hagë. Veçse pa informim publik paraprak, pa konsultim me Presidentin, me Komisionin e Jashtëm të Parlamentit, ekspertët, etj. Le të jemi të sinqertë dhe të mos gënjejmë vehten; ajo ishte vërtet dështim diplomatik, sepse nuk gjetëm dot rrugëdaljeje dhe zgjidhje politiko-diplomatike me një vend fqinj, aleat në NATO e në BE si Greqia, dhe kështu u detyruam «  nga halli por jo nga malli » për ta transferuar atë  në  arbitrazhin ndërkombëtar. Edhe pse dihet se diplomacia është kanali i fundit për zgjidhjen e një problemi, përpara drejtësisë dhe luftës në formate të ndryshme, qoftë dhe juridike e ligjore ndërkombëtare!

Mirëpo, siç e kemi përmendur dhe në shkrime të mëparshme,  Haga, si “ kryeqyteti i drejtësisë” botërore nuk është  “fjalë goje”. Përkundrazi, ajo bart shumë të panjohura dhe pikpyetje delikate, me shumë “ dhimbje koke” dhe pa përgjigje të sigurta, sidomos pë vendin tonë ka dalë para asaj gjykate kur ajo filloi nga funksionimi për Incidentin në Kanalin e Korfuzit më 1946. Veç kësaj, askush nuk thotë dot sa vite duhen që ajo të japë vendimin e vet, ca më tepër kur ende nuk dihet se kur do të niset dosja për atje. Nga ana tjetër, Haga nuk mund të kompensojë dhe zëvendësojë ndjeshmëritë, vullnetin, debatet dhe kundërshtitë politike, publike dhe akademike në të dy vendet tona që pothuajse kanë munguar dhe gjatë kësaj periudhe; ajo vetëm do gjykojë se cila palë ka të drejtë dhe për cilat aspekte konkrete të diskutueshme.

Kjo do të thotë se dokumenti juridik  që do t’i paraqitet Hagës duhet të përmendë si pikat e përbashkëta ashtu dhe ato ndarëse. Me fjalë të tjera, të dyja palët do të  parashtrojnë ankesat dhe kundërshtitë e tyre, duke shpjeguar përse nuk u bë e mundur zgjidhja e tyre me mirëkuptim dhe me mjete të tjera të brendshme juridike. Çka do të thotë mbi të gjitha  se në Hagë do të dërgohet një tip Marrëveshjeje ose dokumenti juridik dypalësh dhe jo një memorandum politik.

Në fakt, në Hagë  do të duhej të ankohej njera ose tjetra palë mbi një marrëveshje konkrete të përfunduar; si bie fjala po të ishte dërguar nga pala greke marrëveshja e hedhur poshtë më 2009 nga Gjykata jonë Kushtetuese. Ndërsa tani do të kemi një dokument “sui generis” që do të dërgohet me konsensusin e  të dyja palëve, pasojë e paaftësisë së tyre për t’i zgjidhur ato me mirëkuptim dhe me instrumentat e duhura dypalëshe politike dhe juridike.

Veç kësaj, përpara Hagës,  ky dokument do të  duhet të kalojë në të gjitha etapat e brendshme ligjore. Mirëpo, a ka një projekt marrëveshje ose dokument të tillë juridik? Nëse po, kur dhe si do të paraqitet në Hagë? Po Kuvendi dhe Presidenti, a do thonë fjalën e tyre? Deri tani askush, veç dikujt në qeveri nuk ka dijeni për një draft të tillë, çka e bën çështjen dhe më enigmatike.

“ Katalogu” i të panjohurave për këtë dokument vazhdon me pikpyetje të tjera jo më pak shqetësuese – cilat pika të mosmarrëveshjeve do të çohen në Hagë? Si dhe pse u arrit deri aty? Po sikur, të ndodhë që pala greke të këmbëngulë për të përfshirë aty dhe aspekte të Marrëveshjes së anulluar të vitit 2009 si do veprohet? Që të shmanget qoftë dhe droja apo perceptimi se ajo marrëveshje « iku nga dera por mund të futet prapë nga dritarja » !

Më tej, veç çështjeve ku  ndahen, po pikat e tjera ku ka dakordësi midis palëve dhe  si u shkua deri atje dhe kush do të thotë fjalën e fundit, përpara Hagës? A nuk duhet sërish një diskutim me ekspertë, akademikë, etj ?  Madje, duke marrë në konsideratë pse jo edhe  skepticizmin me sensibilitetet ndaj Hagës nga ata që pa të drejtë janë stigmatizuar si «  patriotë deti ». Sepse bëhet fjalë për profesorë, ekspertë dhe diplomatë, kundërshtarë publikë të fuqishëm  të Marrëveshjes se vitit 2009. Po aq, madje dhe më e rëndësishme është konsulenca dhe thithja e  mendimit të kualifikuar të ekspertëve të huaj lidhur me procese të tilla të vështira të arbitrazhit ndërkombëtar ; kjo do ta shtonte shumë më tepër besueshmërinë dhe efektivitetin e  akteve dhe veprimeve tona diplomatike dhe juridike. Por as për këtë nuk ka kurfarë informacioni.

Synimi këtu është që  duke patur parasysh përvojën e gjatë të Hagës me këto “ odise dhe mesele gjyqësore”, vendimi i saj i pritshëm  të mos“ çojë ujë në mullirin grek” dhe mbi të gjitha, te të mos na hapë telashe të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Por, mesa duket, kjo dosje nuk është “qepur dhe kopsitur” ende në Tiranë dhe  në Athinë, sipas të gjitha procedurave politike, diplomatike dhe juridike. Kjo vonesë nuk është e justifikueshme, edhe pse dihej se kjo do të kërkonte kohë, punë dhe demarshe të shumta në të gjitha anët dhe nga të dyja palët, sidomos nga ne, për shkak të ndjeshmërisë së madhe publike dhe mungesës totale të konsensusit.

Në këto kushte, nga qeveria dhe diplomacia jonë  kërkohet informim dhe transparencë publike dhe veprim i shpejtë, që Deti Jon të mos kthehet më  «  bombë me sahat ».

Së fundi, kjo dosje përvëluese mbetet një  “zile e fortë zgjimi” për politikën, qeverinë dhe diplomacinë tonë, por dhe për opozitën dhe shoqërinë civile, median, etj për të çbërë,  riparuar dhe shmangur një dështim të ri me Detin. Kriza brenda PD-së,  skandali i inceneratorëve, pezullimi i çeljes së negociatave, kriza Rusi-Ukraninë/Perëndim, euforia e antarësimit tonë të përkohshëm në KS të OKB-së  apo  dhe axhendat e tjera, sado të rëndësishme,  nuk ka pse ta lenë «  prapa liste » Detin Jon, që duam apo s’duam, për ne  mbetet përparësi jetike  gjeo-politike. Ja pse të paktën derisa « Deti Jon » të shkojë në « Detin e Veriut » dhe të rregjistrohet në Hagën e drejtësisë mbetet  një sfidë e vërtetë madhore./GSH

Tags: detiGreqiahageJorgji Kotes hqiperia

Related- Posts

OP/ED

“Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

1 Nëntor, 2026
OP/ED

Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

28 Tetor, 2026
OP/ED

Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

4 Nëntor, 2026

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

4 Nëntor, 2026

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

4 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.