• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

‘Namazgjaja’ ende e mbyllur, kush po e mban peng xhaminë më të madhe në kryeqytet?

2 Maj, 2022
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Besimtarët myslimanë falën mëngjesin e kësaj të hëne namazin e Fiter Bajramit. Në kryeqytet, pjesa më e madhe e falën tek sheshi ‘Skënderbej’, ndërsa një pjesë tjetër, për shkak të kushteve atmosferike, e falën tek xhamia ‘Dine Hoxha’ tek Rruga e Kavajës.

Edhe këtë Bajram, dyert e xhamisë së ‘Namazgjasë’, ishin sërish të mbyllura. Ajo është ende në proces ndërtimi.
Pas vizitës më 17 Janar në Tiranë, presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, premtoi se xhamia e Namazgjasë do të hapej në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe se ai do të ishte vetë i pranishëm në ceremoninë e hapjes.

“Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende. Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes” – ishte një pjesë e presidentit Erdogan për mediat turke.

Edhe më 13 Maj 2015, ditën kur Erdogan vendosi gurin e parë të themelit në xhaminë e Namazgjasë premtoi se kur të përfundonin punimet, ai do të vinte në Shqipëri për të falur namazin në këtë xhami.

Gjithsesi, fakti është se pavarësisht premtimit të Erdogan në Janar, muaji i shenjtë i Ramazanit përfundoi, namazi i Fiter Bajramit u fal, por dyert e xhamisë së Namazgjasë vazhdojnë ende të jenë të mbyllura dhe ende nuk kemi një datë tjetër se kur do të happen.

Por cilat janë arsyet?

Arsyeja kryesore mbetet përplasja e vazhdueshme mes Komitetit Mysliman Shqiptar dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan. Ky i fundit pretendon se KMSH është e kapur nga njerëz të lëvizjes FETO, të cilën Erdogan e konsideron si organizatë terroriste.

Në vizitën e 17 Janarit në Tiranë, Erdogan deklaroi se popullin turk “e lëndon thellë” fakti që në Shqipëri Lëvizja Hizmet e klerikut, Fetullah Gulen gjen fushëveprim. Ai tregoi se për këtë çështje kishte diskutuar dhe me kryeministrin Edi Rama. Ai i kërkoi kreut të Qeverisë shqiptare që të ndërmarrë hapa konkrete për të luftuar gylenistët si një “parakusht” për miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve,

“Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të merren hapa më konkrete, hapa vendimtare dhe të shpejta kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri”, tha Erdogan gjatë një konference të përbashkët me Ramën.

Më pas, të njëjtën kërkesë Erdogan e bëri gjatë një fjalimi në Kuvendin e Shqipërisë.

“Ashtu si në Turqi, edhe këtu institucionet e lidhura me FETO kanë agjenda të fshehura, prandaj nuk duhet të keni dyshim se ata me të ardhur koha do të zbulojnë fytyrën e vërtetë. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Nëse nuk reagoni në kohë është e pashmangshme që tentativat që kjo strukturë realizoi në Turqi të përsëriten në Shqipëri. Ne e kemi parë dhe kemi paguar një kosto të rëndë. Ne e shohim si detyrë që të paralajmërojmë miqtë tanë. Presim që Shqipëria të marrë masa ndaj FETO dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen”, tha Erdogan para Kuvendit të Shqipërisë.

Përplasjen mes Erdogan dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar e përforcoi dhe fakti se në inaugurimin nga Erdogan të restaurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, mungonin përfaqësues të KMSH-së.

Këtë mungesë të KMSH-së në inaugurimin e restaurimit të xhamisë së Et’hem Beut, e komentoi sh-kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ai e quajti si një shfaqje të shëmtuar dhe hodhi akuza mbi shtetin shqiptar.

“Fakti që në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, nuk ishte prezent asnjë përfaqësues nga Komuniteti Mysliman është një akt i shëmtuar. Unë them që është një turp i protokollit të shtetit shqiptar. Unë besoj se më në vështirësi është ndjerë zoti Edi Rama, se imagjinojeni si një shtëpi, që të vjen një mysafir që të ka ndihmuar dhe ti do ta sejdisësh mirë, po ai ka shumë huqe dhe teka dhe ti e toleron që mysafirin ta përcjellësh.

Më mirë që s’ka qenë prezent Komuniteti Mysliman pasi inaugurim xhamie nuk ishte ajo, ishte më tepër një miting politik i organizuar nga partia e Erdoganit, mënyra si të ftuarit kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia dhe gjithçka. Është për të ardhur keq që një simbolikë fetare, siç është inaugurimi i xhamisë përdoret për axhendën politike të një shteti të huaj”, u shpreh ish-kreu i KMSH Skënder Bruçaj.

Pak ditë pas vizitës së Erdogan në Tiranë, Rama në një prononcim për mediat nga selia e PS-së deklaroi se Shqipëria ka refuzuar që të plotësojë kërkesën e bërë nga president turk.

“Nuk i kemi asnjë borxh presidentit të Turqisë dhe Turqisë, sikundër as presidenti i Turqisë dhe Republika e Turqisë nuk na kanë asnjë borxh, sepse mes miqsh dhe mes një miqësie vëllazërore nuk ka asnjë borxh”, tha Rama.

Zyrtarisht Shqipëria ka refuzuar të dorëzojë te autoritetet turke anëtarët e lëvizjes Gylen. Pas mospërmbushjes nga Rama të kushtit të vendosur nga Erdogan, duket se ka ndikuar në raportet mes dy liderëve. Kjo gjë u pa qartë dhe në vizitën e kryeministrit Rama më 14 dhe 15 Prill në Azerbajxhan dhe Turqi. Vizita e shefit të qeverisë shqiptarë në Azerbajxhan u pasuruar gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, por nuk ndodhi e njëjta gjë me vizitën e Ramës në Turqi. Ky terr informativ, shtoi dyshimet se presidenti Erdogan i mbyll derën dhe nuk e priti në Stamboll, ndoshta për shkak se porosia që ai i la të parit të qeverisë shqiptare u “injorua”.

Duket se këto përplasje të vazhdueshme dhe mospërmbushja e kushtit ndaj Erdogan po mban peng dhe xhaminë e Namazgjasë në qendër të kryeqytetit, e cila është e financuar nga Turqia me një fond prej 30 milion eurosh. Edhe sa do të vazhdojë kjo sagë, ende nuk e dimë./Voxnews

Tags: erdoganeRama

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Policia: Janë identifikuar disa llogari në rrjetet sociale që bëjnë thirrje për dhunë dhe akte ekstremiste

16 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Mallkimi i Shqipërisë ka emër! Por përgjegjësi kemi edhe ne!

16 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë apel për paqe, drejtësi dhe dialog kombëtar

16 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Policia: Janë identifikuar disa llogari në rrjetet sociale që bëjnë thirrje për dhunë dhe akte ekstremiste

16 Tetor, 2026

Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

16 Tetor, 2026

Ndërsa e tërë bota qëndronte në vend, Pekini në mënyrë vizionare realizoi planin e tij

16 Tetor, 2026

Mallkimi i Shqipërisë ka emër! Por përgjegjësi kemi edhe ne!

16 Tetor, 2026

Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

16 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.