• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Rilindje e qendrës së Perëndimit në Uashington

7 Qershor, 2022
in FOKUS
A A
Joe Biden delivers the keynote speech at the First State Democratic Dinner at the Rollins Center in Dover, DE on March 16, 2019. The former U.S. Vice President refrained from announcing his candidacy, even-though early polls conducted in March indicate former Vice President Biden as the favorite of a large Democratic field of candidates. (Photo by Bastiaan Slabbers/NurPhoto via Getty Images)

Share on FacebookShare on Twitter

Danas[i]

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Konflikti tragjik ruso-ukrainas sikurse pritej, në njëqind ditët e para të kohëzgjatjes së tij, megjithëse ende nuk është përmbyllur me ndonjëfarë marrëveshje paqesore, e ka ndryshuar botën duke e vënë para sfidës së Luftës së Tretë Botërore. Sepse vetëm luftrat botërore kanë sjellë këtë lloj zhvendosjesh gjeopolitike, në këtë vëllim dhe në kësi situatash, sikurse ka shkaktuar ky konflikt.

Në 100 ditët e para të luftës Rusia po i realizon qëllimet e saj, në të vërtetë më ngadalë sesa pritej, por gjithsesi ecën përparon hap pas hapi. Pohon se deri tani ka nën zotërim 70 përqind të Donbasit. Por edhe Perëndimi nuk ka dyshim se në një drejtim ka qënë i suksesshëm. Ky konflikt i erdhi si dhuratë nga qielli për të realizuar konsolidimin e tij dhe për të përcaktuar përsëri qendrën e tij e cila, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, kishte filluar të ndahej, të polarizohej dhe të dezintegrohej. Uashingtoni u imponua si qendra e vetme e Perëndimit në të cilën merren vendime, hidhen ide dhe bëhen plane dhe, sipas nevojës, edhe komandohet, ndërsa të gjithë faktorët e tjerë perëndimorë të cilët deri tani pretendonin për njëfarë pavarësie dhe autonomije, si puna e Bashkimit Europian, e kanë pranuar me vullnet rolin e ekzekutorit.

Diplomacia nuk e tregoi veten, megjithëse në fillim premtonte se do të vepronte me shpejtësi dhe efikasitet. Nga shumë oferta ndërmjetësimi, vetëm Turqia ia arriti të realizojë bisedime të të dy palëve të cilat ishin  një përpjekje që meritonte vëmendje. Edhe në këtë krizë, Turqia bëri me dije se ka mjaft fuqi për një politikë të pavarur. Nuk i vendosi sanksione Rusisë, vuri veton ndaj hyrjes së Suedisë dhe të Finlandës në NATO. Kështu siç janë punët, Turqia do të rrisë ndikimin e saj politik, diplomatik dhe gjeopolitik në këtë krizë.

“XHO I PËRGJUMUR“

Perëndimi ishte në gjendje të nxirrte mësime nga vështirësitë e tij të para pak kohëve, po mobilizohet me shpejtësi, ka lënë mënjanë grindjet dhe përçarjet e dhjetëvjeçarëve të fundit dhe po vepron si front i bashkuar kundër kundërshtarëve dhe konkurentëve të përbashkët. Një rol të madh në këtë konsolidim që është duke u zhvilluar ka luajtur edhe administrata e Xhozef  Bajdenit dhe personalisht presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara, i cili kursesi nuk i meriton ato cilësime fyese dhe tallëse me të cilat gazetarët budallenj e shpërblejnë me mjaft bujari. Sepse është pikërisht ky “Xho i përgjumur” i cili po udhëheq ShBA-të dhe Perëndimin në një prej ndryshmeve më të mëdha dhe më dramatike të historisë botërore.

Ndërkohë presidenti amerikan, në pragun e 100-ditëshit të luftës, publikoi një artikull programor në Njujork Tajms, që ka të bëjë me pasojat e mundshme të krizës ukainase për raportet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj Perëndimorë me Rusinë. Pjesa kyçe e këtij teksti ka të bëjë me diskutimin mbi “vijat e kuqe”, ose thënë më mirë, mbi atë që Amerika “nuk do të bëjë në Ukrainë”.

“Ne nuk kërkojmë luftë mes NATO-s dhe Rusisë. Sadoqë nuk bie dakord me zotin Putin, duke iu konsideruar veprimet e tij të padëgjuara, Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë përmbysjen e tij në Moskë. Përderisa Shtetet e Bashkuara ose aleatët tanë nuk do të sulmohen në mënyrë direkte, ne nuk do të përfshihemi në mënyrë direkte në këtë konflikt, qoftë nëpërmjet dërgimit të trupave amerikane për të luftuar në Ukrainë ose me sulme kundër trupave ruse. Nuk inkurajojmë dhe nuk e lejojmë Ukrainën të luftojë jashtë kufinjve të saj. Nuk duam ta zgjasim luftën në mënyrë që të dëmtojmë Rusinë”, shkruan Xho Bajdeni.

Një dekaratë e tij është interesante dhe  ka të bëjë me temën që e mban bashkësinë botërore në ankth – mundësia që konflikti ukrainas të përshkallëzohet në luftë bërthamore.

“E di se shumë njerëz në mbarë botën janë të shqetësuar për shkak të mundësisë së përdorimit të armëve bërthamore. Momentalisht nuk shohim asnjë shenjë që Rusia ka ndonjëfarë synimi për të përdorur armët bërthamore, megjithëse herë pas here retorika ruse e cila bën thirrje për vringëllimin e shpatave bërthamore në vetvete është e rrezikshme dhe tejet e papërgjegjshme. Që të jem i qartë: çdo përdorim i armëve bërthamore të çfarëdolloj madhësie në këtë konflikt do të jetë plotësisht i papranueshëm për ne dhe pjesën tjetër të botës”, tha Xho Bajdeni.

Ai paraqet edhe një ide  ekstravagante- ti hiqet Moskës embargoja për energjentët me kushtin që ajo ti shesë ato shumë më lirë se çmimi i tregut.

Artikulli i Bajdenit, edhe përkundër një sërë formulimesh të ashpra, në Moskë përjetohet si gjesti më pajtues ndaj saj gjatë kohëzgjatjes së aksionit të ushtrisë ruse në Ukrainë. Edhe një pohim i faktit se administrata amerikane shpejtohet të përcaktojë një kuadër shtërngues për mundësinë e përzierjes në konfliktin ukrainas ishte edhe deklarata e ambasadores së ShBA-ve në OKB, Linda Tomas Grinflid dhënë të martën në në Nju Jork.

BISEDIME MES USHTRISË AMERIKANE DHE RUSE:

Shpjegimet e Xho Bajdenit dhe të ekipit të tij erdhën pas intervistës që dha të hënën në Foks Njuz, Shefi i Shtabit të forcave të armatosura të ShBA-ve, Mark Milli. Duke konstatuar se situata në Ukrainë mund të bëhet akoma më e rrezikshme, zyrtari i lartë ushtarak amerikan bëri thirrje të ndërmerren hapa urgjëntë për të penguar përshkallëzimin e konfliktit. Sipas fjalëve të tij, një prej hapave mund të ishin bisedimet mes ushtrisë amerikane dhe asaj ruse. Në lidhje me këtë, Milli përmendi edhe bisedën e tij telefonike të muajit maj me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura të Rusisë Valeri Gerasimov, si dhe bisedën e Shefit të Pentagonit Lloj Ostin me ministrin rus të mbrojtjes Sergej Shojgu.

“Besoj se gjithmnonë ekziston mundësia për përshkallëzim, këtë duhet ta studiojmë dhe të vlerësojmë shanset për përshkallëzim. Ne këtë po bëjmë, për këtë keni parë ministrin Ostin të bisedojë  më kolegun e tij, ndërsa edhe unë nga ana ime, bisedoj me kolegun tim rus, në mënyrë që të pengojmë që ky konflikt të rritet në diçka më të tmerrshme sesa është tani”, tha Mark Milli.

“Besoj se zgjidhja e situatës nëpërmjet bisedimeve mund të ishte zgjedhja e logjikshme”, shtoi Mark Milli duke konstatuar se “të dyja palët duhet të vinë vetë te ky konkluzion”.

Mjafton vetëm të rregjistrojmë ngjarjet e tri ditëve të fundit dhe të kemi një ide mbi tempon me të cilën po ndryshon bota e sotme. Këshilli i BE-së miratoi paketën e gjashtë të sanksioneve nëpërmjet të cilës pamundësohet eksport i naftës ruse në BE. Aq sa sanksionet janë të drejtuara kundër Rusisë po aq janë edhe kundër Gjermanisë dhe politikës së saj Lindore ndaj Rusisë. Gjermansë i është pamundësuar shfrytëzimi i gazsjellësit Rryma e Veriut 2 dhe çfarëdolloj përfitimi i mëtejshëm nga bashkëpunimi me Rusinë. Mund të thuhet se mbetet për tu parë roli kyç i Rrymës së Veriut 2 në krizën ukrainase.

Gjermania po ndërton me tempo të përshpejtuar ushtrinë e saj pas miratimit të buxhetit prej 100 miljardë euro për pajisjen e saj. Kancelari Olaf Sholc deklaroi së së shpejti, në radhët e vendeve të NATO-s, do të shfaqet “ushtria më e madhe tradicionale në Europë”. Europa do të armatoset me shpejtësi    Për herë të parë në historinë moderne, që nga koha kur ushqimi dhe energjia u bënë burime strategjikke, Europa gjendet e ndarë nga prapavija e saj energjetike dhe agrare. Kërcimi i çmimeve dhe inflacioni janë pasojat e këtij vendimi.

Gjithsesi është ende herët për të parashikuar ecurinë e konfliktit, por pa marrë parasysh faktin nëse Rusia i ka   sendërtuar synimet e saj ose jo, është e qartë se ajo si “kështjellë Rusi” do të largohet nga Europa. Kundër Rusisë janë vendosur tashmë më shumë se 6.000 sanksione të ndryshme, gjë që është dyfish më shumë se sa kundër Iranit, i cili është nën sanksione prej më shumë se 40 vitesh. Në Kremlin janë gjithnjë e më shumë të bindur se një skenar i tillë qëndron edhe para Rusisë. Por sanksionet nuk arritën të thyejnë dhe ta bankrotojnë ekonominë ruse sikurse pritej.

“DESTRUKSION KONSTRUKTIV I RAPORTEVE”

itleri she Stalni ishin

Hitleri dhe Stalini ishin kundërshtarë ideologjikë për vdekje, por gjithnjë në kuadrin e konceptit europian. Hitleri udhëhoqi një luftë të tërë botërore në mënyrë që kufirin e tij ta zhvendoste 500 kilometër në Lindje dhe të siguronte që Rusia të ishte hambari i drithërave të Gjermanisë. Stalini e mundi Hitlerin dhe arriti 1.200 kilometër në thellësi të Europës, deri në Berlin ku u vendos kufiri i ri. Kësaj here perdja e hekurt ra nga Deri Balltik deri në Detin e Zi.

Stalini nuk kishte raporte me Perëndimin por gjithsesi i dëshironte. Rusia e ardhshme nuk do të ketë raporte me Perëndimin dhe as do të dëshirojë të ketë të tilla. Këtë e paralajmërojnë studimet strategjike të eskspertëve rusë të lidhur me Kremlinin. Në këto studime konstatohet se në vitin 2021, Rusia filloi një fazë të re në politikën e saj të jashtme. Ata e quajnë këtë fazë “destruskion konstruktiv” në politikën “neoizolacioniste” të Rusisë.

Vendi më rusofob në botë është Polonia, ku niveli i rusofobisë është më i ulët së Ukraina (87%, ndaj 80% Polonia). Kjo e dhënë është marë nga Indeksi i perceptimit të demokracisë. Ndër vendet europianoperëndimore, Portugalia ka përqindjen më të lartë të rusofobisë. Niveli i rusofobisë në Gjermani, Francë, madje edhe në ShBA dhe në Britani është më i ulët se në Portugali. Vendi më rusofil në Europë është Hungaria. Serbia nuk përmendet në këtë studim.

Para një jave Italia bëri publik planin e saj paqesor. Me sa duket pas tij qëndrojnë Franca dhe Gjermania. Për Krimenë, Donbasin dhe bregdetin ukrainas përdoret termi “territore të diskutueshme”, gjë që për udhëheqjen ukrainase ishte një shenjë se, sipas këtij plani, ekziston gatishmëria që ato ti lihen Rusisë. Ky plan flet për një kthesë në politikën europiane dhe demonstron gatishmërinë e fuqive europiane që të luftojnë për statusin europian të Rusisë. Në muajt në vazhdim, diku në vjeshtë, do të bëhet e qartë nëse Rusia do të mbetet fuqi europiane dhe perëndimore dhe nëse do të jetë e mundur një marrëveshje e re mes Rusisë dhe Perëndimit.

Konsolidimi i botës vështirë se mund të kalojë pa përpjekje për të zhvendosur kufinjtë e saj jashtë “Perëndimit historik”. Po shohim një luftë kryeneçe për të bërë për vete “shpirtërat” e vendeve si puna e Indisë, Indonezisë, Nigerisë, Afrikës së Jugut, Brazilit dhe Meksikës. Do të vazhdojë flirtimi me Turqinë, ndërtimi i urave me Venezuelën, përpjekjet për bisedime me Iranin etj. Në mënyrë të padiskutueshme do të zhduket kundërvënia mes pastërtisë së shpallur ideologjike dhe shqyrtimit të adoptueshmërisë politike, e cila, sikurse ka ndodhur shumë herë në histori, më së shpeshti është zgjidhur në favor të kësaj të dytës. Mund të supozohet se liderët Perëndimorë, për arësye teknike, linjën kryesore të ndarjeve në politikën botërore gjithnjë e më shumë do ta heqin jo mes demokracive dhe autokracive, por mes subjekteve të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm në skenën botërore.

Në të vërtetë, në vend të botës multipolare, propozohet përsëri krijimi i një sistemi ndërkombëtar të bazuar në ndërveprimin mes bërthamës botërore (Perëndimi) dhe periferisë botërore (jo-Perëndimi), si në fillimin e shekullit, supozohet se një ndarje e këtillë nuk do të shpjerë në formimin  e botës klasike bipolare, meqënëse periferia globale nuk do të mundet dhe nuk do të dëshirojë të bashkohet kundër Perëndimit.

Mbetet për të parë nëse kjo  ide do të jetë e suksesshme? Kundërshtitë politike brenda Perëndimit nuk është se janë zhdukur. Një gjë është të bashkohesh në prapavijën e  krizës aktuale kundër një kundërshtari të zakonshëm, kundër Moskës pothuajse të parëndësishme nga pikëpamja ekonomike, e krejtësisht tjetër gjë është të bëhet luftë afatgjatë dhe cfilitëse me superfuqinë ekonomike që përfaqëson Kina si dhe vendet e tjera të botës.

[i] https://www.danas.rs/nedelja/novo-rodjenje-zapadnog-centra-u-vasingtonu/

Related- Posts

FOKUS

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026
FOKUS

G20 përfundon takimin në Atlanta pa deklaratë të përbashkët: Rubio vë theksin te siguria energjetike, zinxhirët e furnizimit dhe liria e lundrimit

1 Nëntor, 2026
FOKUS

Serbia pas Vuçiçit: Hija e vitit 2000 dhe sfida e një epoke të re si ajo e Zoran Gjingjiçit

31 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

2 Nëntor, 2026

Zelensky në Stamboll, Turqia intensifikon diplomacinë për Ukrainën: Erdoğan synon të rikthejë negociatat me Moskën

2 Nëntor, 2026

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026

SHBA–Iran: Bisedimet në Doha pa marrëveshje, sytë nga zhvillimet pas zgjedhjeve të mesmandatit

2 Nëntor, 2026

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.