Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot propozimet e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga detyra si zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave”, thuhet në njoftimin e Institucionit të Presidentit të Republikës.
“Presidenti i Republikës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë”, thuhet në njoftim.
/Argumentum.al