• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Highlights

Speciale/ 100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në

28 Korrik, 2022
in Highlights, NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Sot Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kujtojnë 100-vjetorin  e vendosjes së marrdhenieve diplomatike ndermjet dy vendeve. Ndonëse me një shkëputje gati pesë dekadash që nga lufta e Dytë Botërore e deri me rënien e komunizimit ku u rivendosen sërish këto marrëdhenie. Ndërsa sot Shqipëria është aleat dhe partner strategjik i SHBA-së.

Në një rend kronologjik kujtojmë se Shtetet e Bashkuara vendosën marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në vitin 1922, pas pavarësisë së saj të vitit 1912 nga Perandoria Osmane.

Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922.

Ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu.

Marrëdhëniet diplomatike SHBA-Shqipëri u ndërprenë në vitin 1939 për shkak të okupimit të Shqipërisë nga Italia (1939-43) dhe Gjermania (1943-44) gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, Shqipëria pa 40 vjet izolim nën udhëheqësin komunist, i cili vdiq në 1985.

Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i Ngarkuar me Punë dhe i pasuar nga Ambasadori i SHBA Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991.

Në ceremoninë historike në vitin 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendoste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha “marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti [Udrou] Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar.

Më 11 qershor 1991, ish Sekretari i Shtetit Xheims A. Bejker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i SHBA, që vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit. Që nga ajo kohë, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri kanë përparuar e janë rritur, dhe Shqipëria është bërë një nga aleatet më të palëkundura të Amerikës, sidomos në luftën globale kundër terrorizmit.

Ambasadori i parë amerikan në Tiranë Ulysses Grant Smith dhe Ambasadori i parë shqiptar në Uashington Faik Konica, 1922

Për këtë ngjarje një shekullore u zhvillua sot në Tiranë ceremonia me rastin e 100- vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadorja e SHBA-së Shqipëri, Yuri Kim u shpreh në fjalën në konferencë se “si sot një shekull më parë disa vite pasi presidenti deklaroi se në Konferencën e Parisit se Shqipëria do të jetë një komb i pavarur dhe sovran. Komisionari amerikan në Shqipëri pati nderin t’i përcjellë ministrit Xhafer Ypi njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur nga SHBA duke njohur njëri-tjetrin si kombe. Më 28 korrik 1922, Shqipëria dhe Amerika ndezën një pishtar të shenjtë që është përcjellë në breza”

Kim shtoi sa gjatë ditëve të errëta të komunizmin ai pishtar i shenjtë u ruajt nga shqiptarët, dhe madje disa paguan çmimin më të lartë.

“Ata dhe ne që jemi mbledhur këtu sot kemi nderin e madh që të trashëgojmë atë pishtar dhe ta ngremë ata lart së bashku duke bërë atë që të ngrohë miqësinë mes popullit amerikan dhe shqiptar dhe të ndriçojë rrugën tonë përpara në shtegun tonë të përbashkët si miq dhe aleatë të vërtetë. Ndërsa shenojmë një shekull marrëdhëniesh diplomatike nderojmë të gjithë amerikanët dhe shqiptarët që erdhën para nesh dhe kontribuuan në Shqipëri. Veçanërisht ata shqiptarë guximtarë që paguan çmimin e lirisë dhe të miqësisë duke dhënë jetën e tyre”, tha ajo.

Kim shtoi se shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, por Shtetet e Bashkuara kurrë nuk janë lëkundur nga besimi për një Shqipëri të pavarur dhe sovrane.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Znj. Yuri Kim

“Ne kurrë nuk jemi lëkundur nga të besuarit në ju. Ne kurrë nuk kemi lejuar që të lëkundemi në besimin që kemi në miqësinë tonë. Ne ishim krenar kur ju mbështetem kur ju shkëputët vargonjtë e komunizmit në vitin 1991. Krenarë që mbështetëm aplikimin tuaj për t’u anëtarësuar në NATO në vitin 2001. Krenarë që ndoqëm udhëheqjen tuaj në krye të OSBE-së në vitin 2020. Krenar që ne ju pritëm si partner si anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në janar të këtij viti. Krenarë të festojmë me ju këtë muaj ndërsa ju filluat zyrtarisht negociatat për të zënë vendin tuaj të merituar si një komb i begatë dhe demokratik brenda familjes europiane”, tha Kim.

Me një prej kujtimeve të Fan Nolit, i cili në 4 korrik të 1918 mori nga Presidenti Wilson premtimin se do ta mbronte Shqipërinë në Konferencën e Paqes, e nisi Kryeministri Edi Rama fjalën e tij përshëndetëse në konferencën “100 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri – SHBA”, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës Bajram Begaj, ministres për Evropën dhe punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, etj.

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama theksoi se “ai është edhe momenti kur mori jetë kjo marrëdhënie kaq speciale. Nuk besoj se ndodh në ndonjë vend tjetër që gjithë qeveria dhe gjithë paria e vendit të mblidhen me ambasadorin e SHBA dhe të kremtojnë ditën kur kanë firmosur marrëdhëniet diplomatike. Kjo nuk e bën aspak të pakuptueshme apo qesharake këtë që ndodh në vendin tonë sepse ndryshe nga të gjitha vendet e tjera pa asnjë përjashtim në këtë marrëdhënie ka hyrë në mes një histori e pangjashme me asgjë tjetër që ka përcaktuar edhe këtë nivel thellësie të marrëdhënies sonë me SHBA”.

Sot, vijoi Rama, jemi këtu për 100-vjetorin se pikërisht si sot 100 vjet me parë në 28 korrik 1922 mbërriti dokumenti zyrtar që njoftonte qeverinë shqiptare se SHBA e njohin qeverinë shqiptare dhe Maxuell Blake emërohet ambasadori i parë në Shqipëri.

“Në fakt nuk është një 100-vjetor që vjen pas një miqësie të lumtur, por vjen pas një historie që siç thashë është përcaktuese në këtë marrëdhënie sot. Historia e ndarjes me dhunë, me zjarr e me hekur e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga bota dhe shkëputjes totale të çdo lidhje me SHBA madje e vendosjes së SHBA në shënjestrën e
përditshme të diktaturës komuniste”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “në njëfarë mënyre, Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se të tërë për këtë ditë që ne jemi sot këtu dhe për thellësinë dhe dashurinë pa kushte, ende pa kushte sot për sot, të shqiptarëve ndaj Shteteve të Bashkuara, ka punuar thuajse gjysmë shekulli, për ta kthyer Shqipërinë dhe për t’i kthyer shqiptarët në dashnorët më të paepur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i larguar në ekstrem shqiptarët prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër. Ky është një ekstrem, i cili i bën mirë Shqipërisë në këtë fazë të historisë së saj sepse Shqipëria është një vend i vogël, është një vend që është në nevojë të madhe për t’u zhvilluar dhe për tu forcuar, është një vend që e ka të domosdoshme një aleat të madh dhe aleat më të madh dhe më të fortë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës as Shqipëria dhe askush tjetër  nuk mund të gjejë dot”.

“Për të ardhur sot në këtë ditë ku Shqipëria është ndryshe nga sa ishte, pasi u rivunë marrëdhëniet, dhe në këtë ndryshim, padiskutim, ka një rol të veçantë kjo marrëdhënie dhe ka një kontribut të veçantë kjo miqësi. Nëse do ta parafytyronim për një moment të vetëm rrugëtimin e këtyre 30 viteve, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse mund të kishim lirinë dhe mund t’i kishim hapur vetes rrugën për të ndërtuar demokracinë,  e marrim vetë me mend se çfarë do ishte Shqipëria sot; gjithçka tjetër, por jo një vend ku po zhvillohet një reformë e thellë në drejtësi, gjithçka tjetër, por jo një vend ku vazhdon përpjekja e përditshme për t’u ndarë nga e shkuara, gjithçka tjetër, por jo një vend dhe popull i mbrojtur nga vetë xhagajdurët e tij, që kanë qenë historikisht arsyeja kryesore pse shqiptarët nuk kanë mundur të nxjerrin në pah të gjithë potencialin e tyre”, nënvizoi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama

Sot, shtoi Kryeministri Rama, janë të panumërta arsyet, pse bazuar në historinë e këtyre 30 viteve, kjo është një marrëdhënie e pazëvendësueshme strategjike dhe arsyet pse ne duhet ta durojmë me buzëqeshje, madje dhe me kënaqësinë, protagonizmin e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri.

“Është shumë e thjeshtë. Shtetet e Bashkuara në Shqipëri janë në shtëpinë e tyre sepse kështu e kanë vendosur shqiptarët dhe sepse kështu e ka dashur gjithë kjo rrugë ku pa zërin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në atë vit kur Fan Noli iu lut përulësisht presidentit Wilson, Shqipëria mbase nuk do ekzistonte. Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria sot nuk do ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit”, theksoi Rama.

Presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Republiikës Bajram Begaj, në fjalës së tij, në konferencën e organizuar sot në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shpreh se “është një moment i historisë sonë që lidhet me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtyre marrëdhënieve”.

“Edhe për mua, ashtu si edhe për parafolësit, është kënaqësi e veçantë që sot mblidhemi edhe një herë për të kremtuar 100-vjetorin e lidhjeve të marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerin tonë më të madh strategjik. Nuk do të doja të përsërisja aspak çka u tha më parë, por gjithsesi nuk mund të rri dot pa evidentuar (edhe njëherë) një moment të historisë, që lidhet me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtyre marrëdhënieve”, tha Begaj.

“Pa dyshim, vijoi Presidenti, që rolin më të rëndësishme në krijimin e këtyre marrëdhenieve e ka luajtur Presidenti Uillson. Emër që ka fituar mirenjohjen e gjithë zemrave shqiptare – siçthoshte Noli, i cili bashkë me Konicën dhe Vatranët e tjerë, besonin fort në politikën amerikane të kohës dhe vunë gjithçka patën nëshërbim të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve”.

Begaj vuri në dukje, se ishte Presidenti Uillson që, me vizionin dhe përkushtimin e tij për një rend të ri botëror dhe një diplomaci të hapur, u bë mbrojtësi më i fuqishëm i pavarësisë dhe moscopëtimit të trojeve të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris.

Presidenti i Shqipërisë Z. Bajram Begaj

“Ishte pikërisht kjo mbështetje e fuqishme që hodhi bazat më pas për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike si sot 100 vjet më parë. Njëqind vite në historinë e trazuar të një vendi nuk janë pak. Këto janë vite të cilat e kanë shënjuar historinë e vendit tonë, ndërsa miqtë tanë amerikanë na kanë frymëzuar në rrugën drejt zhvillimit dhe forcimit të demokracisë”, theksoi në fjalën e tij Presidenti.

Begaj tha se, “këto 100 vite konfirmojnë vendosmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin, në kohë të vështira e të mira, në momente kyçe të historisë, në sfida të sigurisë e paqes në rajon dhe në botë. Sot ne qëndrojmë krah për krah partnerit tonë strategjik amerikan dhe punojmë së bashku në fusha me rëndësi jetike. SHBA janë jo vetëm pjesë e aspiratave të kombit tonë, por edhe garantë të arritjeve tona.Rezultatet në reformimin, transformimin dhe mirëqeverisjen, si dhe në forcimin e institucioneve të drejtësisë, diplomacisë, sigurisë e mbrojtjes dhe sundimin e ligjit, e kanë shndërruar vendin tonë në një partner i cili përmbush rolin koherent, konstruktiv dhe diplomatik”.

/Argumentum.al

Tags: 100 vjet

Related- Posts

FOKUS

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026
NGJARJE

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

4 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

4 Nëntor, 2026

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

4 Nëntor, 2026

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

4 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.