• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Çmimet e larta të energjisë – a kërcënohet Gjermania nga trazira sociale?

13 Gusht, 2022
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e energjisë mund të vazhdojnë të rriten në Gjermani në dimër. A kanoset vendi nga trazira sociale. Çfarë po bën politika?

Politikanët gjermanë në nivel federal dhe të landeve janë të alarmuar për shkak të mangësive në furnizim me gaz rus. Ata po shqyrtojnë paketa masash për të kursyer energji: nga fikja e ndriçimit të rrugëve deri te ulja e temperaturave në ndërtesat publike. Dhe gjithnjë e më shumë po i bëjnë apel qytetarëve që të reduktojnë konsumin privat të energjisë.

Kancelari i shqetësuar

Në të njëjtën kohë, qeveria federale ka frikë se mund të ketë protesta të dhunshme në dimër. Ndoshta të nxitura nga grupe ekstremiste që duan të shfrytëzojnë situatën e tensionuar për qëllimet e tyre. Kancelari Olaf Scholz ishte çuditërisht i hapur për natyrën e tij të qetë. Në një intervistë për ARD-në, ai foli për “eksploziv social”, nëse shumë njerëz marrin faturat e energjisë me rritje prej disa qindra eurosh më së voni deri në vjeshtë. “Jam shumë i shqetësuar”, theksoi politikani i SPD-së.

Ai e quajti gjendjen si një “fuçi sociale baruti” duke shtuar se kancelari dhe qeveria e tij po përpiqen të evitojnë shkaqet për trazira sociale. “Duke përdorur narrativën e eksplozivëve socialë, kancelari po përpiqet të përgatisë popullatën për vendime të rëndësishme”, tha për DW Ricardo Kaufer, profesor i sociologjisë politike në Universitetin e Greifswald. “Kjo synon të inkurajojë të gjithë aktorët që potencialisht mund të vënë veton ndaj masave të politikës sociale me ndikim të gjerë për të bërë kompromis.”

Mësimet nga pandemia Corona

Mülheim an der Ruhr Bundeskanzler Scholz bei Siemens Energy Nord-Stream-Gasturbine

Me fjalë të tjera, Scholz po u sinjalizon partnerëve të tij në koalicion, opozitës politike, liderëve të biznesit dhe shoqërisë civile, se në pyetje është siguria e brendshme e vendit, kur flitet për përgjegjësitë politike në krizën energjetike. Ky është një “mësim nga pandemia Corona”, thotë Kaufer. Në pandemi, legjislatura shpesh dukej e papërgatitur, pavarësisht parashikimeve shkencore për përhapjen e ardhshme të virusit. Komunikimi ishte më shpesh reaktiv sesa proaktiv.

Në krizën aktuale, Bundestagu tashmë ka miratuar legjislacionin e krijuar për të lehtësuar barrën e rritjes së çmimeve të energjisë, veçanërisht për më të dobëtit në shoqëri. Në të njëjtën kohë, furnizuesit gjermanë të energjisë lejohen të kalojnë një pjesë të kostove të tyre tek konsumatorët.

Gjatë hartimit të masave, zyrtarët në ministri po përballen me një gjendje specifike: nga njëra anë, ato synojnë të mbrojnë veçanërisht personat me të ardhura të ulëta nga vështirësitë financiare, por të mos minojnë përpjekjet për kursime të energjisë. Lehtësime të mëtejme mund të ketë pas pushimeve verore. Por procesi i marrëveshjeve mund të zgjasë disa javë.

Partia më e vogël në koalicionin qeverisës, Partia Liberale (FDP), kontrollon financat. Ministri i Financave, Christian Lindner, e bëri të qartë se ai synon ta përdorë këtë fuqi për të kufizuar shpenzimet, pasi ai ruan vlerat e partisë së tij: taksa më të ulëta, shpenzimet më të ulëta dhe sa më pak ndërhyrje në ekonomi. Partnerët më të mëdhenj të FDP-së, Partia Socialdemokrate e Scholz-it dhe të Gjelbrit, nga ana tjetër, po bëjnë presion për më shumë ndihma për qytetarët.

Komunikimi

Ruanda Kivuwatt Power Plant

Edhe nëse qeveria federale bie dakord për masat, mesazhi i saj mund të keqkuptohet, siç është parë edhe në kohë pandemie. Vetëm paratë dhe burimet nuk janë të mjaftueshme për të kapërcyer krizën. Me rëndësi është edhe mënyra e komunikimit.

“Perceptimet janë vendimtare,” tha për DW Evelyn Bytzek, profesore e komunikimit politik në Universitetin Koblenz-Landau. “Në fund të fundit, ne të gjithë veprojmë sipas asaj që perceptojmë në vend të asaj që është reale.”  Prandaj, simbolika është një mjet i fuqishëm për të ruajtur mbështetjen publike, tha Bytzek. Ajo i referohet vizitës së Gerhard Schröderit në pjesët e prekura nga përmbytjet e Gjermanisë Lindore në vitin 2002, e cila i dha atij shtysë gjatë fushatës së tij zgjedhore për një mandat të ri si kancelar. Disa javë më vonë, Schröder u rizgjodh.

Olaf Scholz, nga ana tjetër, fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar edhe për shkak të stilit të tij të udhëheqjes pasive si Angela Merkel. Tani kjo mund të krijojë bindjen në opinion se anija qeveritare po shkon drejt një ajsbergu pa një kapiten në timon. Por Scholz ka ende kohë për t’i kthyer gjërat dhe për ta paraqitur veten si një projektues politik. “Nëse menaxhimi i krizës vlerësohet mirë, atëherë besimi është i lartë. Kjo është arsyeja pse kriza nuk është vetëm një rrezik, por edhe një shans, për të krijuar më shumë besim”, shpjegoi Bytzek.

Zëvendësi i Scholzit, Robert Habeck, e ka kuptuar këtë. Si ministër i Ekonomisë dhe Klimës, politikani i Gjelbër u detyrua të marrë vendime të vështira që shpesh bien ndesh me vetëdijen e tij mjedisore. Sondazhet tregojnë se ai ka fituar pëlqimin e publikut, sepse i shpjegon hapur arsyet e vendimeve të tij dhe vendimet i merr në mënyrë transparente dhe të kuptueshme.

Ndikimi i populistëve dhe ekstremistëve

E pyetur nga DW, Ministria federale e Brendshme shpjegoi se mund të priten protesta të përmasave të ngjashme me ato kundër masave të mbrojtjes nga Corona – varësisht se sa kostot e energjisë dhe furnizimi i kufizuar me energji bëhen barrë e shoqërisë.

“Mund të supozojmë se populistët dhe ekstremistët do të përpiqen përsëri të ndikojnë në protesta sipas ideve të tyre”, tha për DW Britta Beylage-Haarmann, zëdhënëse e ministrisë. “Një rrezik konkret mund të vijë nga persona dhe grupet ekstremiste në Gjermani, nëse rrethanat përkatëse të krizës sociale e favorizojnë këtë.” E pyetur nga DW, policia federale, thotë se “nuk kishte njohuri” për kërcënime specifike.

Angola Luanda 2020 | Sonangol Luanda Refinery

Kundërshtarët e masave kundër pandemisë dhe grupet e tjera që kanë dalë në rrugë gjatë pandemisë Corona, për të protestuar kundër masave kufizuese, janë të zëshëm. Ata përfaqësojnë vetëm një pakicë të vogël të opinionit publik, megjithatë janë shumë të pranishëm në vëmendjen mediatike dhe politike.

Disa sociologë, si Ricardo Kaufer i Universitetit të Greifswald, besojnë se në një vend si Gjermania, ku kultura politike e bazuar në konsensus dhe ndarja e pushtetit federal, kufizon shfrytëzimin e pakënaqësisë sociale, protestat bien më shumë në sy sesa në vendet e tjera në Evropë. Si për shembull në Francë, ku ka një kulturë të gjatë protestash.

Sipas Kaufer, jostabiliteti në Gjermani ka shpesh një konotacion negativ. Kjo lidhet, ndër të tjera, me betejat e përgjakshme në rrugë gjatë hiperinflacionit në Republikën e Vajmarit dhe me kapjen e mëvonshme të pushtetit nga nacionalsocialistët.

Shembujt pozitivë

“Ka një dështim të diskursit ndaj forcave progresive për të njohur shembuj pozitivë në historinë gjermane,” shtoi Kaufer. “Ka frikë nga protestat se njerëzit do të ndërmarrin veprime pa legjitimitetin e proceseve të votimit.” Studiuesi përmend protestat e rrugëve të Gjermanisë Lindore të vitit 1953, Revolucionin Paqësor të vitit 1989 dhe lëvizjen anti-bërthamore të Gjermanisë Perëndimore në vitet 1970 dhe 80 si shembuj pozitivë. Këto meritojnë të ankorohen më fort në kujtesën kolektive të gjermanëve.

Gjermania dikur ishte një nga vendet më egalitare në Evropë, ku klasa dhe statusi social kishin më pak ndikim në suksesin në jetë. Kjo ka ndryshuar. Edhe Gjermania radhitet ndër vendet e tendencave të përgjithshme drejt rritjes së pabarazisë së të ardhurave. “Ne po vëzhgojmë se kjo pabarazi sociale nuk mund të korrigjohet më përmes mobilitetit social,” tha për DW Susanne Pickel, profesore e politikës krahasuese në Universitetin e Duisburg-Essen.

Tunesien 2022 | Erdgas-Pipeline

Modelet ekonomike sugjerojnë se inflacioni dhe çmimet e energjisë do të godasin në mënyrë disproporcionale më të rrezikuarit në vend, sepse ata që fitojnë më pak kanë më pak të ardhura për t’u përballur me kostot e larta. Kjo i bën ata më të prekshëm ndaj retorikës anti-qeveritare të disa grupeve. “Pandemia, lufta dhe inflacioni rrezikojnë klasën e mesme të ulët”, thotë Pickel. Nëse kjo nuk stabilizohet dhe frika nga rënia e përhershme rritet, mund të ndodhë që edhe në Gjermani të dalin më shumë njerëz në rrugë. “E kjo mund të ndryshojë edhe disponimin e zgjedhësve ndaj populistëve të krahut të djathtë dhe përqafimin e ideve të AfD në votime.”/DW

Related- Posts

Bota

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026
Bota

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS
Bota

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.