• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

  • POLITIKË

    Kuvendi i Shqipërisë deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës: Koordinojmë veprimet me Kosovën për korrigjimin e padrejtësisë

    Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tirana politike kundër vendimit të Hagës: “Padrejtësi”

    Presidenti Begaj pritet nga presidenti i EBA, fokus tek investimet dhe bashkëpunimi dypalësh

    Viti i ri shkollor nis në gjithë vendin, liderët politikë përcjellin mesazhet e tyre

    “Prania Besnike”, Rama: Çdo të premte në 17:00, dëgjojmë qytetarët

    Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së mbretit të Norvegjisë Harald V

    Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

  • SOCIALE / KULTURË

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

    Kryeministri Kurti pas vendimit të Hagës: “Padrejtësi e papranueshme ndaj ish-krerëve të UÇK-së”

    Vendimi i Hagës, reagime të forta në Kosovë: Osmani, Konjufca, Haradinaj, PDK dhe Abdixhiku mbrojnë luftën e UÇK-së

    Vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së: Thaçi e Krasniqi 25 vjet burg për krime lufte, 18 për Veselin dhe 13 për Selimin

    Hagë, sot aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi

    Në pritje të aktit të fundit të drejtësisë për Kosovën, Haga shpall sot aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Dialogu në “ koma artificiale”! Katari futbollistik, katran demokratik! Klima midis krizës dhe katastrofës! Ballkani i Hapur ” non – grata” dhe në Bruksel!

30 Nëntor, 2022
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Realpolitik “ Flash” No. 58 

17 – 30 NENTOR  2022

EKSKLUZIVISHT PER  ARGUMENTUM

Shkurt dhe Shqip mbi 4 ngjarjet kryesore diplomatike me vetëm 1000 fjalë nga analisti i njohur diplomatik

     Dr. Jorgji KOTE

1.Dialogu në “koma artificiale“! Po, pavarësisht nga eufemizmat diplomatikë, dialogu Prishtinë – Beograd vazhdon të jetë në “koma artificiale”! Mirëpo, tani, 11 vjet as fillimit të tij dhe rezultateve minimaliste “ nuk mban më ujë pilafi” Ndaj SHBA-ja dhe BE- ja i kanë intensifikuar demarshet diplomatike në rajon dhe midis dy palëve. Është shtuar numri i ndërmjetësuesve, tani ka BE-ja, SHBA-të Britania e Madhe, Gjermania, dhe Franca. Në vend të diplomacisë reale klasike po shihet më shumë  “ diplomacia e krizës dhe e “ec e jakeve”, ku dhe ndërmjetësuesit  janë janë në rolin e “ zjarrfikësve diplomatikë” duke vrapuar sa andej këndej për të shuar zjarret në rajon; dhe këtu, siç tregoi takimi i 21 Nëntorit Vuçiç – Kurti  në  Bruksel “ ka ngecur sharra në gozhdë”.

Pas 8 orë negociatash në praninë e Borrell dhe Lajçak demarshet për uljen e tensionit me rastin e konvertimit të targave të makinave serbe në Kosovë dështuan. Madje, Vuçiç dhe Kurti nuk e panë njeri tjetrin në sy, dhe as shtrënguan duart. U deshën dy ditë të tjera negociatash të vështira për të arritur dakordësimin më 23 Prill. Kemi shkruar vazhdimisht se dialogu Prishtinë – Beograd është në qorrsokak dhe se tani për tani nuk bëhet më fjalë për arritjen  e një marrëveshjeje përfundimtare, por thjesht për të shuar flakët e krizave të njëpasnjëshme. E kuptueshme kjo përderisa BE dhe SHBA vazhdojnë ta mbajnë Serbinë “ me hatër”  duke i trajtuar Beogradin dhe Prishtinën  “njerin si të nënës dhe tjetrin si të njerkës“! Ndaj, ka ardhur koha që kjo praktikë të marrë fund. Gjithsesi, le të shpresojmë, edhe pse “siç duken bathët”, vështirë se mund të bëhet gjë, të paktën  në një afat të parashikueshëm kohor.

2.Katari futbollistik katran demokratik! Padyshim që çelja e Kampionatit Botëror të Futbollit në Katarin e shumë diskutuar ishte ngjarja më e madhe e këtyre dy javëve për të gjithë. Futbolli është magjia që të rrëmben pa e kuptuar. Ai bashkon të gjithë dhe të gjitha, pa asnjë dallim në festë dhe gëzime. Mirëpo, ja që ky Katar është kthyer në një  ”katran me bojë“ përsa i përket respektimit të vlerave demokratike, të drejtave universale të njeriut, tolerancës, pakicave, të grave, orientimeve të ndryshme gjinore, etj.

“Tersi” filloi qysh me trajtimin çnjerëzor të puntorëve që ndërtuan stadiumet dhe impiantet e tjera gjigande, ku raportohet se kanë vdekur dhe rreth 500 puntorë; ai vijon tashmë me kufizime, ndalime dhe dënime ligjore  në rastet e ushtrimit të të drejtave njerëzore. Debatet lidhur me simbolin  ”Një dashuri” që u anullua dhe të tjera dukuri negative natyrisht që kanë hedhur hije të mëdha dyshimi në vlerat dhe imazhin e këtij Botërori.  Mirëpo, zhurma e madhe për përfaqësimin dhe mbrojtjen e këtyre vlerave themelore njerëzore  Perëndimore, duke filluar nga SHBA-të, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe tingëllon hipokrizi dhe demagogji.

Sepse fakti që Katari nuk është demokraci liberale  dihej nga të gjithë. Mirëpo, mesa duket, interesat ekonomike, paraja dhe fitimi i spostojnë vlerat dhe parimet demokratike. Ndryshe, siç theksohet në median e huaj, nëse këto vende ishin të interesuar për mbrojtjen dhe përfaqësimin e vlerave më të mira demokratike, fare mirë të paktën mund të kishin këmbëngulur për simbolin “ Një dashuri” ose dhe të ishin tërhequr nga kjo veprimtari. Rol negativ këtu luajtën dhe personalitete të artit, muzikës dhe sportit botëror me në krye FIFA dhe Presidentin e saj Infantino. Për fat të keq, veç zbehjes së interesit dhe vlerave sportive, Katari do të mbetet në histori si një shembull i qartë kur paraja, fitimi komercial “blejnë” gjithçka, ato nuk blejnë vetëm gazin dhe energjinë, siç bëri Gjermania me Katarin keto ditë; por ato blejnë dhe parimet & vlerat demokratike, duke i nxjerë ato “ jashtë loje”. Gjithçka tjetër janë fjalë boshe dhe “ furtunë në një gotë çaji”.

3. Klima midis krizës dhe katastrofës mbeti dhe pas përfundimit të Konferencës Botërore të Klimës COP 27 në Sharm El Sheik në Egjipt. “ Shpëtimtarët” siç i cilësuan në rubrikën tonë të mëparshme 30.000 pjesëmarrësit e saj nuk e justifikuan besimin e dhënë. Gjithçka u reduktua te Marrëveshja mbi krijimin e  fondit financiar për mbulimin e kostove dhe dëmeve nga fatkeqësitë natyrore; por dhe kjo arritje jo e vogël, pa  afat dhe hollësi të tjera lidhur me shumën dhe shpërndarjen e këtyre fondeve. Sa për masat e tjera për të mos lejuar ngritjen e temperaturave mbi 1,5 gradë  dhe reduktimin e lëshimit të gazrave karbonikë, veç fjalëve dhe zotimeve asgjë në shportë. Ndaj mendimi i përgjithshëm mbi rezultatet e COP27 ishte “shumë vonë dhe shumë pak”. Sërish klima dhe bota ndodhen midis krizës dhe katastrofës, pa shumë shpresa te politika.

Një goditje kjo për lëvizjet politike të Gjelbëra që kishin ngjallur shumë pritshmëri, falë angazhimit të tyre të madh. Padyshim më e shquara është Ministrja e Jashtme gjermane, Zonja Baerbock, lidere e Partisë së Gjelbër që u kthye duarbosh dhe e zhgënjyer nga Egjipti. Për pasojë, tani vihet në dyshim realizimi i objektivave të Konferencës së Parisit 2015. Ndaj dhe COP 27 rezultoi “ shumë zhurmë për pak gjë”

4. Ballkani i Hapur “ non grata” në Bruksel! Kështu mund të thuhet pa hezitim pas miratimit me shumicë dërmuese votash në Parlamentin Europian në Bruksel më 23 Nëntor mbi Procesin e Zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perendimor. Aty u shpreh hapur kundërshtimi  ndaj Ballkanit të Hapur, si nismë jo gjithëpërfshirëse  që shpërfill vlerat dhe interesat e BE-së. Dajak të fortë në këtë Rezolutë dhe për nismëtarin e tij,  Beogradin zyrtar, duke ia venë ”të dyja këmbët në një këpucë”. Plus, kërkesës së fortë, që përparimi i Serbisë drejt BE-së të matet dhe shqyrtohet në vartësi të qëndrimeve të saj ndaj Rusisë, linjëzimit me politikën e BE-së dhe përparimit në dialogun me Kosovën. Kësisoj, pas Berlinit dhe Parisit më 3 Nëntor në Samitin e Procesit të Berlinit në Berlin, ”Balkani i Hapur” u shpall ” non – grata dhe në Bruksel, si ” kryeqyteti” i BE-së së Bashkuar.

Lajm jo i mirë për mazhorancën tonë, e cila në fakt kishte paralajmëruar  dhe priste shpalljen ” non – grata” të ish Presidentit Berisha. Mirëpo Tirana nuk do të dëgjojë dhe vazhdon si “ kokëmushkë” në të sajën. Të tjerat, përfshi dhe ceremonitë e përbashkëta tingëlluese mbeten në kuadrin festiv, folklorik dhe  llafeve boshe.

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Tags: ArgumentumJorgji Koteopen ballkanrealpoliitk

Related- Posts

JO VETEM LAJM

SPECIALE/ Kina bashkëkohore nga këndvështrimi i Ballkanit: Dialog, histori dhe hapësira të reja bashkëpunimi

19 Shtator, 2026
FOKUS

PADREJTËSIA E HAGËS DHE RREZIKU PËR NJË “MARS 2”

17 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Kryeministri Kurti pas vendimit të Hagës: “Padrejtësi e papranueshme ndaj ish-krerëve të UÇK-së”

16 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SPECIALE/ Kina bashkëkohore nga këndvështrimi i Ballkanit: Dialog, histori dhe hapësira të reja bashkëpunimi

19 Shtator, 2026

Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

17 Shtator, 2026

Kuvendi i Shqipërisë deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës: Koordinojmë veprimet me Kosovën për korrigjimin e padrejtësisë

17 Shtator, 2026

PADREJTËSIA E HAGËS DHE RREZIKU PËR NJË “MARS 2”

17 Shtator, 2026

Pekin: Formohet delegacioni i Kinës për Lojërat Aziatike 2026

17 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.