• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Rama për “Financial Times”: Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë

    Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

    Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Kina optimizon politikat anti-pandemike

20 Dhjetor, 2022
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Marsela Musabelliu

Tre vitet e fundit kanë qenë të jashtëzakonshme për Kinën, por vendi i ka rezistuar provave të shumta dhe kryefjala në këto kohë të vështira ka qenë mbrojtja e jetës së njerëzve. Autoritetet kanë koordinuar efektivisht parandalimin dhe kontrollin e COVID-19, kanë ruajtur stabilitetin e përgjithshëm të ekonomisë dhe kanë promovuar zhvillimin social duke mbrojtur në mënyrë efektive shëndetin e njerëzve. Në nivel global, ka pasur mbi 641 milionë raste të konfirmuara të COVID-19, duke përfshirë 6.62 milionë vdekje, të raportuara në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh), ndërsa shkalla e incidencës dhe numri i vdekjeve të COVID-19 në Kinë kanë qenë më të ulëtat në rang botëror krahasuar me popullsinë.

Tre vitet pandemike në Kinë: një retrospektivë

Jashtë Kinës, realiteti i luftës kundër virusit në territor kinez, rrallë është pasqyruar me qartësi, arsyeshmëri dhe më rrallë akoma me shpjegime të bazuara në fakte për çfarë me të vërtetë po ndodhte në Kinë. Në radhë të parë duhet thënë se shumica dërrmuese e popullit kinez e kuptoi dhe e mbështeti poltikën zero-COVID dinamike, nga shumë këndvështrime që kanë rëndësi për qytetarët e saj dhe për mbarë botën, politikëbërësit kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.

Kur analizohet përgjigjja anti-pandemike duhet pasur parasysh se Kina është një shoqëri me kulturë tradicionale të rrënjosur thellë në vlerën e familjes dhe respektit të të moshuarve. Ato përbëjnë thelbin e qëndrueshëm të shoqërisë me një shkallë të lartë përkushtimi familjar, sidomos për pëkujdesjen ndaj prindërve dhe gjyshërve, dhe gjatë periudhës se ashpërsisë së lartë të virusit, kjo kategori e të moshuarve ishte më vulnerabël. Në fund, ishte ky grup vlerash thelbësore, shoqërore që në një pjesë të madhe drejtoi dhe orientoi politikat në luftën kundër virusit. Me anë të kësaj politike Kina jetoi tre vite të vështira por duke shpëtuar me miliona jetë. Deri më tani, mbi një milion njerëz kanë vdekur në ShBA dhe mbi dy milion në Evropë. Nëse Kina do të kishte zgjedhur të njëjtën qasje, në vendin më të populluar në botë dhe me densitet të lartë në zonat urbane, përllogaritet se ekuivalenti i vdekjeve në Kinë do të ishtë nga 5 deri në 7 milionë njerëz. Kjo është një rrugë që nuk merrej dot. Politika zero-COVID dinamike ka qenë politika e shëndetit publik për ta mbajtur vendin sa më të sigurt nga një virus që evoluonte dhe krijonte mutacione të panjohura. Kjo politikë ishte një infrastrukturë e përkohshme e Kinës por shumë njerëz jashtë saj e keqkuptuan dhe e shtrembëruan, plot nuanca agresive dhe të njëanshme. Masat e rrepta të kontrollit të COVID-19 të tre viteve të fundit i lejuan Kinës të shmangte variantet e koronavirusit duke përfshirë Alpha, Beta, Gamma dhe Delta, të cilat janë më vdekjeprurëse se Omicron. Dhe ndërkohë, gjatë këtyre tre viteve, Kina bëri përparim të konsiderueshëm në zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve tradicionale kineze, të cilat mund të zvogëlojnë ndjeshëm ashpërsinë e infeksioneve.

Hapja si proces dhe jo kthesë dramatike

Kina ka njoftuar së fundmi 10 masa për të optimizuar më tej reagimin e saj ndaj COVID-19, si pjesë e përpjekjeve për të balancuar kontrollin e epidemisë me nevojat ekonomike dhe sociale. Procesi i lehtësimit në fakt filloi që prej 11 nëntorit, pasi ishin konfirmuar shkencërisht në rang kombëtar reduktimi i ashpërsisë dhe shkalla e ulët të vdekjeve nga varianti i ri i virusit. Por le të marrim një moment për të kuptuar pse qeveria  kineze zgjodhi ta bënte këtë, shpalljen një hapje kaq të rëndësishme? – Bazuar në lajmin e mësipërm, atë të dobësimit të infektivitetit të virusit dhe duke  parë situatën në nivel provincash, megaqytetetsh dhe deri në fshatra, u arrit në konferencën e 7 dhjetorit ku u njoftua politika më e re me 10 pika për COVID dhe kjo ishte më e rëndësishmja pasi ndër të tjera shpalli se nuk ka më testime në shkallë të gjerë, nuk ka më gjurmim maisv, nuk ka më kufizime të udhëtimeve, nëse dikush rezulton pozitiv simptomat në pjesën dërrmuese të rasteve do të jenë të lehta deri në të mesme dhe ju thuhet qytetarëve që nëse infektohen duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Menjëherë, qytetet e mëdha si  Pekini, Shangai dhe Guangzhou kanë njoftuar se do të përcaktojnë zonat e rrezikut COVID-19 në një mënyrë më të synuar dhe lokalizuar. Këto zona do të përcaktohen sipas ndërtesës, njësisë, dhe familjes, në vend të kompleksit të banimit, komunitetit etj.

Që të jemi të qartë, Kina nuk e ka braktisur plotësisht politikën e saj zero-COVID dinamike, por po lëvizet shpejtë drejt modifikimit të masave të kufizimit dhe parandalimit. Në këtë periudhë virusi është më i dobësuar, mbi 92% të popullsisë janë të vaksinuar, në këto vite janë zbuluar dhe aplikuar trajtime të ndryshme kundër virusit që mund të ndihmojnë mjekët por edhe qytetarët në kushte shtëpie. Të gjitha këto janë mjete të reja dhe të fuqishme që ndryshojnë dinamikën në mënyrë të konsiderueshme, në momentin që dinamika ndryshon atëherë dhe politikat ndjekin të njëjtin kurs. Në momentin që ka më shumë të vaksinuar, më shumë trajtime edhe pasojat për ata që infektohen janë më pak të rrezikshme. Në situata të tilla të vështira, vjen një moment ku duhet edhe balancim. Kjo do të thothë një qasje e matur për të parandaluar infektimet, mbajtjen e tyre në një nivel që është i menaxhueshëm brenda sistemit të kujdesit shëndetësor por që është i pranueshëm brenda popullatës.

Reaksionet zinxhir të politikave të reja dhe pritshmëritë pas lehtësimit të masave

Ndërsa masat e reja për përmirësimin e mëtejshëm të reagimit ndaj COVID-19 janë vënë në praktikë pritet që rritja e mëtejshme ekonomike e Kinës do të jetë reaksioni i radhës. Në fakt, Kryeministri kinez u shpreh se Kina do të koordinojë më mirë reagimin ndaj COVID-19 dhe zhvillimin ekonomik dhe social për të mbrojtur sigurinë e njerëzve dhe për të ruajtur rendin normal të prodhimit dhe jetës. Por duhet pasur parasysh se edhe në mes të ndikimit të tejskajshëm të  COVID-19, dhe vështirësitë që ka sjellë, Kina ka arritur punësim dhe çmime të qëndrueshme, ka ruajtur stabilitetin e përgjithshëm ekonomik dhe ka mbajtur treguesit kryesorë ekonomikë në nivelin e duhur.

Jashtë Kinës situata e kontrolleve të larta pandemike u portretizua si një mangësi e madhe për ekonominë, por a është vërtetë kështu? Në të vërtetë, ekonomia e Kinës është rritur me një ritëm relativisht të ngadaltë, veçanërisht kur krahasohet me vitet e mëparshme, por është me performancë më të lartë se pjesa tjetër e botës në të njëjtën kohë. Për shembull, në tre vitet e fundit, ekonomia e Kinës është rritur me 14,3% ose mestarisht 4,5% në vit. Këto shifra janë rreth trefishi i ShBA-ve  dhe rreth pesëfishi Evropës në të njëjtën periudhë. Kina i është përgjigjur me shpejtësi çdo shpërthimi të COVID-19 duke siguruar funksionimin normal ekonomik të shumicës së rajoneve jashtë zonave që u përballën me shpërthimin, kjo ndihmoi në stabilizimin e bazave të ekonomisë kombëtare. Kur shumica e ekonomive të mëdha po injektonin sasi të mëdha likuiditeti në sektorët financiarë dhe të korporatave në përgjigje të pandemisë, Kina zbatoi një politikë monetare të kujdesshme, për të mbajtur çmimet e tij të moderuara dhe të qëndrueshme.

Vitin e ardhshëm, Kina do t’i kushtojë vëmendje të veçantë sigurimit të zhvillimit, punësimit dhe çmimeve, parandalimin dhe zbutjen me efektivitet të rreziqeve të mëdha dhe të përpiqet të arrijë një përmirësim të përgjithshëm në performancën ekonomike të vendit, të karakterizuar nga cilësi më e lartë dhe rritje e arsyeshme. Trajta më e  rëndësishme në kohë krizash për çdo vend është hapësira fiskale, dhe fakti është se Kina ka hapësirë fiskale për të nxitur ekonominë e saj dhe për t’ju kundërpërgjigjur situatave me tendencë në rënie dhe kjo ndihmon shumë në kalibrimin dhe projektimin në të ardhmen e afërt.

Së fundmi, me sistemet mjekësore të fortifikuara, me variantet e reja që zbuten dhe mbi 92% e popullsisë të vaksinuar, Kina është gati për vitin 2023 me sigurinë se politikat e saj në këto kohë pandemike kanë shpëtuar miliona jetë dhe bindjen e përkushtimin se po shkohet drejt rritjes me cilësi të lartë sipas rregullave të optimizuara. Në momentin që situata ishte e volitshme dhe përgatitja e konsoliduar, u hodh hapi logjik i radhës dhe kjo shkon në një linjë tradicionale të politikëbërjes, ku shteti dhe autoritetet më të larta kineze nuk shkojnë asnjëherë në situata të reja pa qenë të mirëpërgatitur.

/Argumentum.al

Tags: marsela musabelliu

Related- Posts

FOKUS

Botim elitar për një emblemë të shtetit Turk

23 Qershor, 2026
FOKUS

Marrëveshja SHBA–Iran dhe pasojat e saj rajonale: Çfarë ndryshon në Lindjen e Mesme dhe më gjerë?

22 Qershor, 2026
FOKUS

Serbia në Udhëkryqin e Ri Politik: Zgjedhjet, Integrimi Evropian dhe Balancimi Ndërkombëtar

22 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

FILE - In this Nov. 9, 2016 file photo, President-elect Donald Trump speaks during a rally in New York. Here’s the idea: Swiftly pass a repeal of President Barack Obama's health care law, perhaps so Donald Trump can sign it the day he takes the presidential oath. Then approve new legislation restructuring the nation’s huge and convoluted health care system despite Republican divisions, Democratic opposition and millions of jittery constituents. (AP Photo/ Evan Vucci, File)

Trump këmbëngul se Irani ka rënë dakord për inspektime bërthamore

23 Qershor, 2026

Revolucioni i Flamingove: Fundi i Tranzicionit të Stërzgjatur Shqiptar

23 Qershor, 2026

Botim elitar për një emblemë të shtetit Turk

23 Qershor, 2026

Rama për “Financial Times”: Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë

23 Qershor, 2026

“The Albanian Files”: Libri që zbulon Shqipërinë e projektuar sipas vizionit të Edi Ramës

22 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.