• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Kthesa historike e BE-së drejt Ballkanit!

ANALIZA POLITIKE - DIPLOMATIKE VITI 2022 – PJESA II

6 Janar, 2023
in Kryesore, Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PËR ARGUMENTUM

Nga Jorgji KOTE & Marjana DODA

Krijimi i Komunitetit Politik Europian  

Një ngjarje më jehonë dhe perspektivë si reagim i fuqishëm pas agresionit rus në Ukrainë ishte Samiti inaugurues i Komunitetit Politik Europian ( KPE) në Pragë, më 6 Tetor, me praninë e liderëve nga 44 vende antare, kandidate dhe jo antare të BE-së, përfshirë dhe liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perendimor

Idenë për krijimin e KPE-së e hodhi Presidenti francez Macron më 9 Maj në Seancën Plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, duke e konfirmuar në Samitin e BE-së me 24 Qershor në Bruksel; me mbështetjen e menjëhershme të Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe liderëve të tjerë europianë. Zyrtarisht ky Grupim i ri europian është një platformë “për nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit politik në trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe begatisë në kontienent”. Gjatë vitit të kaluar pati shumë debate, diskutime, hamendësime dhe rezerva mbi KPE-në, arsyet dhe motivet e vërteta të krijimit, të ardhmen dhe  rrjedhojat e pritshme në politikën europiane dhe më gjerë. Një ndër shqetësimet kryesore, sidomos në rajonin tonë  lidhej me dyshimet për dobësimin, ngadalësimin e deri në heqjen nga axhenda të Zgjerimit të mëtejshëm Europian. Ky shqetësim nuk ishte pa baza; ai i referohej idesë së krijimit të një “Europe me dy shpejtësi/korsi” që qarkullonte deri  vonë dhe asaj me “tri rrathë koncentrikë”, të cilën Presidenti Macron e kishte artikuluar në ligjëratën e tij në Universitetin e Lisbonës më 27 Korrik 2018. Dyshimi tjetër ishte  se nëpërmjet këtij forumi, Brukseli, Franca dhe Gjermania  synojnë të realizonin hegjemoninë e tyre në Europë; ndryshe, sipas skeptikëve,  përse është e nevojshme KPE-ja,  kur kemi KiE-në dhe OSBE-në?

Gjithsesi, këto probleme  u sheshuan dhe u sqaruan,  dhe hapave dhe arritjeve madhore me Rajonin tonë, siç përmenden dhe më poshtë.

Kthesa historike në Ballkan!

Agresioni rus u bë nxitje dhe domosdoshmëri urgjente për BE-në dhe vendet antare që të bënin kthesën vërtet historike drejt Ballkanit Perendimor; që ky i fundit të mos mbetet “ obori i pasëm”, por të bëhet sa më shpejt pjesë përbërëse e BE-së, si alternativa më e mirë dhe më e sigurt për  t’iu shmangur pasojave të dëmshme nga rreziku rus.

Bashkë me SHBA-të,  BE-ja po realizon kthesën e tretë epokale në 33 vitet e fundit. E para ishte shembja e komunizmit në lindje, shpërbërja e ish BS-së dhe Jugosllavisë dhe antarësimi i 11 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore  në procesin historik të Zgjerimit Europian/NATO më 2004, 2007 që u mbyll më 2013 me Kroacinë. Kthesa e dytë madhore u bë më 1999, kur pas përfundimit të konfliktit të armatosur dhe genocidit serb në Kosovë, vendet e  rajonit u përfshinë në Paktin e Stabilitetit të Europës Juglindore dhe në Procesin e Stabilizim – Asociimit, ndonëse ky i fundit jo me suksesin e zgjerimit. Ndërsa tani vjen momenti i tretë historik – afrimi i mëtejshëm dhe  antarësimi në BE i të 6 vendeve të Ballkanit  Perendimor; edhe pse, për shkak të specifikave dhe pengesave të njohura politike dhe  historike, ky i fundit pritet të jetë më i gjatë dhe më i mundimshëm.

Kthesa e tanishmja është historike sepse nuk bëhet më fjalë për zhvillimin e 1 apo 2 samiteve për rajonin që dikur ishte sensacion dhe aq. Një vit më parë në samitet e BE-së debatohej deri në çastet e fundit nëse duhej lënë qoftë dhe si term fjala “Zgjerim“ apo të zëvendësohej me ” përkatësim, perspektivë dhe integrim“! Ndërsa tani ”zgjerimi“ është vendosur në krye të ”sofrës” dhe axhendës së shumëllojshme  europiane. Kthesa është historike sepse po realizohet  me një seri eventesh,  strategjish dhe plane veprimi, me objektiva të qarta dhe të guximshme, duke filluar nga samitet e BE-së, që jo vetëm i kushtohen Ballkanit, por dhe zhvillohen në Ballkan!

Më konkretisht, liderët e Rajonit muajt e fundit  janë bërë pjesë e  samiteve më të rëndësishëm të BE-së, madje dhe me të drejtë fjale. Kështu ndodhi  më 29 Qershor   në Bruksel; në vijim, më 6 Tetor, ata ishin bashkë me 27 liderët e BE-së në Samitin inaugurues të Komunitetit Politik Europian. Ndërsa më 6 Dhjetor, 36  liderët e  BE-së dhe të Ballkanit Perendimor u mblodhën për herë të parë në Tiranë dhe në rajon.

Moment i dytë i spikatur i kësaj kthese ishin vizitat e niveleve më të larta të BE-së në rajon; në Qershor ishte Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ndërsa më 27 – 29 Tetor pasoi vizita zyrtare e Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Gjithashtu, muajt e fundit rajonin e vizituan për herë të parë Presidenti dhe Kancelari gjerman, si dhe kryeministrat e  Finlandës, Luksemburgut, Holandës, Spanjës, Presidenti italian Mattarela dhe të tjerë.

Nga ana tjetër, këto samite dhe ture janë shoqëruar me procese të rëndësishme politike, të cilat kanë në qendër të vëmendjes Rajonin tonë.

Më 3 Nëntor në Berlin rifilloi funksionimi i Procesit të Berlinit në Samitin e Ballkanit Perendimor, me praninë e 6 liderëve të rajonit, të 10 vendeve antare të BE-së, Zonjës Von der Leyen dhe Charles Michel. Aty u nënshkruan  3 marrëveshje jetike në kuadrin e  projektit madhor të BE-së të Tregut të Përbashkët Rajonal; Procesi i Berlinit do të intensifikohet më tej në shumë fusha, si një proces me përparësi, plotësues dhe inkurajues për antarësimin në BE. Praktikisht, ai e çmontoi “Balkanin e Hapur”, që jo vetëm nuk arriti të bëhej gjithëpërfshirës, por u kthye në “mollë sherri” dhe “ mur” ndarës në rajon, madje dhe “ mes vedi”. Koha tregoi se “Ballkani i Hapur” është mbivendosje dhe karshillëk i dëmshëm i Procesit të Berlinit dhe Tregut të Përbashkët Rajonal të BE-së. Qëndrimet më të fundit provokuese dhe luftënxitëse të Beogradit konfirmojnë se Vuçiç e do “Ballkanin e Hapur” si koperturë politike për realizimin e botës serbe, sipas modelit të botës ruse dhe për të pudrosur imazhin e  saj.

Samitet, vizitat dhe proceset e lartpërmendura  u  shoqëruan me akte, vendime dhe veprime në terren, me demarshe dhe përpjekje intensive në kërkim të zgjidhjeve përfundimtare të problemeve të mbetura pezull. Dhe këtu ka patur disa hapa pozitivë. Më 18 Korrik u çelën negociatat e antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Po ashtu, BE-ja, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të po intensifikon përpjekjet e saj për stabilitet në Bosnie – Herzegovinë,  kundër tentativave përçarëse të nacionalistëve pro serbe të Dodik  për ta afruar drejt BE-së. Ditët e fundit, Këshilli Europian vendosi t’i japë dhe statusin kandidat në BE. Më  tej, më 14 Dhjetor Këshilli i BE-së vendosi më në fund liberalizimin e vizave me Kosovën, jo më vonë se 1 janar 2024, ndërsa kjo e fundit më 15 Dhjetor dorëzoi në Presidencën çeke në Pragë kërkesën zyrtare për antarësimin në BE, si mesazh i qartë i kursit të saj Euro – Atlantik.

Gjithsesi,  në rajon mbeten për t’u trajtuar dhe zgjidhur me emergjencë disa çështje, të cilat është pak t’i quash të nxehta. Në Podgoricë, qeveria e koalicionit të Kryeministrit malazez Dritan Abazoviç ka rënë 6 muaj më parë,  pasi Parlamenti  i Malit të Zi miratoi një mocion mosbesimi, pas grindjeve brenda koalicionit mbi një marrëveshje që qeveria nënshkroi me Kishën Ortodokse Serbe. Disa javë më parë, Parlamenti votoi pro ligjit që pakëson kompetencat e Presidentit të Republikës, çka ka nxitur dhe shtuar tensionet dhe manifestimet e protestës në vend. Kësisoj, është krijuar një krizë politike dhe institucionale, me pasoja të rënda për sigurinë dhe stabilitetin e vendit dhe perspektivën e tij europiane. Në fakt, aty ka përplasje të shumta midis forcave pro europiano-atlantike dhe atyre pro serbe. Rruga e vetme është ajo e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sidomos dhe pas dështimit të krijimit të një koalicioni të ri qeveriar  më 4 janar 2023.

Dialogu Prishtinë – Beograd mbetet padyshim procesi më delikat, më i vonuar dhe më i  vështirë për paqen dhe sigurinë rajonale e më gjerë. Për fat të keq, ky është tashmë realiteti i hidhur i dialogut Prishtinë – Beograd, plot 11 vjet pas lançimit të tij. Bujë, zhurmë, pohime, premtime, përbetime, por produkti politik  porthuajse asgjë! Me ritëm të javashtë,  i shoqëruar me provokime serbe e probleme dhe pastaj tratativa për zgjidhjen e tyre!  Për pasojë, vijojnë dyshimet, skepticizmi dhe pesimizmi i rastit. As modeli franko-gjerman apo europian nuk e ka shtuar optimizmin dhe shanset për sukses, kryesisht për faj të politikës refraktare serbe.

Në fakt, mbas “periudhës së gjatë të mjaltit” me BE-në dhe me SHBA-të, Beogradi zyrtar ballafaqohet me kërkesat për t’u impenjuar seriozisht në dialogun me Kosovën; jo më me deklarime dhe pohime kundrathënëse, por me angazhimin konkret për njohjen pa vonesë të Kosovës, heqjen dorë nga fushata e çnjohjeve dhe pengesave të antarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare, me qëndrime të prera dhe të qarta kundra Rusisë, linjëzimin me politikën e jashtme të BE-së në sanksionet  e saj dhe  së fundi si nxitëse e azilit të paligjshëm nëpërmjet “ Rrugës Ballkanike”. Kambanat Euro-Atlantike po ushtojnë fort për Beogradin, që të përcaktojë drejtimin e vet strategjik, me Lindjen apo Perendimin, me BE-në dhe SHBA-të apo me Rusinë dhe Kinën.

Megjithë vlerësimin maksimal për demarshet e SHBA-ve dhe të BE-së, ka një mendim të përhapur se është  naivitet politik të besosh në suksesin e këtij dialogu, kur ai zhvillohet në një klimë, mjedis dhe atmosferë të helmuar dhe terren të minuar. Për pasojë, dhe ndonjë fjalë të mirë e premtim e ”merr shumë shpejt era” duke ia lenë vendin dhunës, tensionimit dhe kërcënimeve për konflikte të armatosura siç po ndodh dhe tani së fundi në veri të Kosovës. Mirëpo, ”disinfektimi dhe çminimi” i këtij mjedisi, klime dhe terreni, ku të paktën të ketë mirëkuptim minimal kërkon vullnet politik, energji dhe demarshe të shumta, të cilat duan kohë dhe durim, që duket se kanë shteruar. Për fat të keq, edhe antarësimi në BE dhe NATO që deri vonë shihej si çelësi magjik i progresit, pajtimit dhe bashkëpunimit në Ballkan ka humbur shumë besimin, forcën joshëse dhe frymëzimin për shkak të vonesave “’ historike”. Natyrisht këtu ka pjesën e vet të fajit BE-ja, e cila ka ndjekur  strategji veprimi më shumë në favor të stabilitetit, në dëm të demokracisë, duke e mbajtur “ me hartër Serbinë”.

Samiti BE – Ballkani Perendimor në Tiranë më 6 Dhjetor, i pari në Rajon dhe në Tiranë ishte ngjarje  shumë e rëndësishme dhe simbolike për Rajonin dhe veçanërisht vendin tonë; në Tiranë “ zbarkuan” 36 Presidentë dhe Kryeministra të BE-së, Presidentët e Komisionit dhe Këshillit Europian dhe të 6 liderët e rajonit tonë.  Ky  Samit shënoi hapin e parë serioz të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në tryeza të rëndësishme vendimarrëse europiane, ku diskutimi shkon përtej politikës tonë të brendshme. Ai riktheu dhe një herë rëndësinë e posaçme që ka mbajtja hapur e dyerve të perspektivës europiane dhe përshpejtimi i procesit të zgjerimit me vendet e rajonit në axhendën e institucioneve më të larta të BE-së dhe Shteteve të saj Antare.

Liderët e BE-së dhanë disa mesazhe të fuqishme në këtë Samit, ku spikati  mbështetja pa rezerva për popullin e Ukrainës dhe vendosja  e sanksioneve ndaj Rusisë; po ashtu, shtimi i kujdesit dhe vëmendjes për vendet me demokraci të brishtë në Ballkanin Perendimor, për të shmangur çdo rrezik dhe kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonal dhe më gjerë.

Vazhdimësia e zbatimit të projekteve të përbashkëta në kuadrin e Procesit të Berlinit, duke u dhënë mundësi të rejave dhe të rinjve në Ballkanin Perëndimor për të studiuar në Universitetet Europiane me tarifa më të ulëta ishte një lajm tjetër premtues për integrimin e tyre në vlerat dhe arsimin europian.

Emigracioni dhe lufta kundër azilit të paligjshëm që po çojnë në shpopullimin e vendit është një tjetër çështje me rëndësi të madhe, veçanërisht për vende si Shqipëria; ndaj, bashkëpunimi me BE-në për të përshtatur legjislacionin tonë me korpusin e saj legjislativ “ Aquis Communitaire” dhe për të përftuar nga ekspertizat më të mira europiane është bërë më emergjente se asnjëherë tjetër.

Po ashtu, linjëzimi i politikës së vizave me atë të BE-së dhe veçanërisht menaxhimi i migracionit janë domosdoshmëri parësore, të cilat kërkojnë plane veprime të shpejta dhe reforma tërësore nga qeveria dhe autoritetet përkatëse.

Gjithsesi, Ky Samit nuk ishte, siç pompohet, ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet tona ndërkombëtare; e tillë dhe vërtet historike ishte vizita e Presidentit Bush në Tiranë më 2007 që i çeli rrugën antarësimit tonë historik në NATO dhe Pavarësisë së Kosovës.  Ndërsa Samiti i Tiranës, veç mesazhit se na keni pranë si BE, nuk solli, nuk premtoi dhe nuk prodhoi ndonjë gjë të madhe, ca më pak historike. Përkundrazi, ai ishte problematik me dosjet përvëluese në rajon. I vetmi vend pa probleme gjeopolitike është Shqipëria, por e cila gëlon më shumë se çdo vend tjetër nga brenda. Nuk po përmendim protestën paqësore të opozitës e sidomos incidentin me liderin e saj që e lanë në hije dhe vetë Samitin.

Në Shqipëri, veç sa u përmend më lart, spikati zgjedhja për herë të parë si Antar Jo i Përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ( 2022 – 2023) si arritje e shënuar diplomatike për vendin tonë. Ajo është rezultante e përpjekjeve dhe demarsheve të shumta diplomatike në planin dy dhe shumëpalësh gjatë 2 dekadave të fundit. Padyshim me ndikim të rëndësishëm gjeopolitik, duke e bërë më të njohur vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Ky antarësim, kryesimi i KS të OKB-së gjatë muajit Qershor dhe Tetorin e ardhshëm janë dëshmi të kapaciteteve diplomatike që ne kemi krijuar në këto 30 vitet e fundit.

Rëndësia e këtij antarësimi u shtua më shumë pas agresionit rus në Ukrainë, për shkak të gjithë atyre akteve, fakteve, dhe veprimeve politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike që janë ndërmarrë në plan global, europian dhe rajonal, përfshirë rezolutat e rëndësishme që dënojnë agresionin rus, si shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare. Kjo përgjegjësi në fushën  marrëdhënieve ndërkombëtare dhe partneriteti me SHBA-të u konfirmua dhe forcua më tepër me shpalljen e vendit tonë nga SHBA-të si bashkëpenëmbajtëse për çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Kancelari Merz e “kaloi provimin“! 

16 Qershor, 2025
Kryesore

Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

16 Qershor, 2025
Flags of iran and Israel of america against the background of a fiery explosion. The concept of enmity and war between countries. Tense political relations.
Bota

Irani kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar në konfliktin me Izraelin, Trump premton paqe

15 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit në valën e fundit të sulmeve ndaj Teheranit

16 Qershor, 2025

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.