• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Nisma e Qytetërimit Global impuls për ndërveprim të qytetërimeve të ndryshme në botë

20 Mars, 2023
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Në vazhdim të rrugëtimit për çuarjen përpara të zhvillimit të mëtejshëm të Kinës duke përshpejtuar proçesin e modernizimit të vendit me tipare të dallueshme kombëtare në harmoni me zhvillimin e përbashkët të njerëzimit dhe qytetërimeve të ndryshme të popujve në mbarë botën, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe Presidenti Xi Jinping ka paraqitur kohët e fundit iniciativën e re: ‘Nismën e Qytetërimit Global’ (GCI) me objektiv promovimin e modernizimit botëror dhe përparimin e qytetërimit njerëzor.

Foto:VCG

Takim i Nivelit të Lartë “PKK-ja në dialog me partitë politike botërore”, Pallat i Madh i Popullit, Pekin(Foto:Xinhua)

Hollësi të këtij kontributi më të ri u paraqitën nga Presidenti Xi në Takimin e Nivelit të Lartë “PKK-ja në dialog me partitë politike botërore” mbajtur online në Pekin më 15 mars 2023 me temën “Rruga drejt modernizimit: Përgjegjësia e partive politike”, me pjesëmarrjen e më shumë se 500 liderëve të partive politike dhe organizatave politike nga më shumë se 150 vende të botës.

Një nisëm e tillë, qe pasoi veprimtaritë intensive të muajve të pare të këtij viti kulmi i të cilave ishin punimet dhe vendimet historike të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) dhe të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), u shtohet një sërë ndërmarrjesh të tilla me hapësirë globale të ideiuara dhe iniciuara nga Presidenti Xi vlerat e të cilave po i vërteton koha përkundrejt skepticizmit të disa fuqive perëndimore, të cilave u duket sikur Kina ka intensifikuar përpjekjet për të ‘hyrë’ në domenin e tyre hegjemonist. Por duan s’duan ata Nisma e Zhvillimit Global, Nisma e Sigurisë Globale, dhe së fundi Nisma e Qytetërimit Global si e gjithë politika e jashtme e Kinës kanë gjetur mbështetje të gjerë ndërkombëtare për vlerat e alternativave të ofruara për një zhvillim të barabartë të qytetërimeve botërore nëpërmjet zgjidhjeve të shumë problemeve me të cilat ndeshet bota sot dhe që janë të shumta.

Në historinë e njerëzimit, gjatë mijëra viteve, qytetërime të ndryshme kanë lindur, janë zhvilluar dhe në këmbim kanë promovuar zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë njerëzore. Diversiteti ka qenë një tipar i spikatur i këtyre qytetërimeve, që kanë ruajtur identitetin e tyre por në të njëjtën kohë kanë ndërvepruar me njëra-tjetrën.

Foto:VCG

Foto:VCG

Si shembull tipik i këtij ndërveprimi midis qytetërimeve është Rruga e lashtë e Mëndafshit e shtrirë në mijëra kilometra, e cila ka mishëruar frymën e bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojës dhe përfitimit të ndërsjellë midis vendeve e popujve të ndryshëm në të katër anët e rruzullit tokësor. Pasuese e gjurmëve të kësaj arterie mitike është bërë Iniciativa ‘Një Brez, Një Rrugë’ (BRI), e cila shënon këtë vit 10- vjetorin e propozimit nga Kina të këtij mega projekti, që është kthyer në një të mirë publike panbotërore me përfitime të prekshme për popujt e vendeve pjesëmarrëse.

Vetë titulli i fjalimit kryesor mbajtur nga Presidenti Xi “Bashkojmë duart në rrugën drejt modernizimit” është mesazh kuptimplotë që dëshmon përkushtimin politik të PKK-së dhe ndjenjën e përgjegjësisë së fuqisë së dytë më të madhe ekonomike në botë dhe ndër aktoret më potencial në skenën e sotme botërore për t’u bërë ballë sfidave të përbashkëta të papara në këto 100 vitet e fundit prej të cilave kërcënohet seriozisht njerëzimi duke kontribuar për avancimin e modernizimit global dhe përparimin e qytetërimeve njerëzore.

Në këtë fjalim shterrues Xi parashtroi argumentet e PKK-së mbi eksplorimin e rrugëve të reja drejt modernizimit nëpërmjet iniciativës më të fundit të qytetërimit global, duke shprehur gatishmërinë e sinqertë për të punuar me partitë politike të të gjitha vendeve për të çuar përpara modernizimin me tipare të dallueshme kombëtare, për të promovuar shkëmbimet ndërcivilizuese dhe reciproke dhe për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Duke iu përmbajtur qëndrimit të palëkundur dhe parimor të mos-ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe as imponim ndaj askujt për rrugët e zgjedhura të zhvillimit ekonomik e social Iniciativa rikonfirmon mbrojtjen e respektin ndaj diversitetit të qytetërimeve, vlerat e përbashkëta të njerëzimit, rëndësinë e trashëgimisë dhe inovacionit të qytetërimeve, dhe shkëmbimet dhe bashkëpunimin e fuqishëm ndërkombëtar njerëz-me-njerëz.

Në thelb të kësaj nisme më të fundit të paraqitur nga Presidenti Xi qëndrojnë katër pika bazë. Së pari, respekti për diversitetin e qytetërimeve dhe sipas kësaj vendet duhet të mbështesin parimet e barazisë, të mësuarit të ndërsjellë, të dialogut dhe gjithëpërfshirjes midis qytetërimeve. Shkëmbimet kulturore duhet të kapërcejnë tjetërsimin, mësimi i ndërsjellë të kapërcejë përplasjet dhe bashkëjetesa të kapërcejë ndjenjat e epërsisë. Së dyti, promovimi i vlerave të përbashkëta të njerëzimit, dhe vendet duhet të jenë të hapur në vlerësimin e perceptimeve të vlerave të qytetërimeve të ndryshme dhe të shmangin imponimin e vlerave apo modeleve të tyre ndaj të tjerëve dhe nxitjen e konfrontimeve ideologjike. Së treti, duhet të promovohet rëndësia e trashëgimisë dhe inovacionit të qytetërimeve. Së katërti, vendet duhet të eksplorojnë ndërtimin e një rrjeti global për dialogun dhe bashkëpunimin ndërqytetërues, të pasurojnë përmbajtjen e shkëmbimeve dhe të zgjerojnë rrugët e bashkëpunimit për të promovuar mirëkuptimin dhe miqësinë e ndërsjellë midis popujve të të gjitha vendeve dhe së bashku të çojnë përpara përparimin e qytetërimeve njerëzore.

Një theks i veçantë në fjalimin e Presidentit Xi Jinping iu vu rëndësisë së modernizimit kinez për botën, dhe ishte Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së i cili shënohet si ngjarja ku u propozua avancimi i përtëritjes së kombit kinez në të gjitha frontet përmes një rruge kineze drejt modernizimit. Sipas Xi-së, ky modernizim do t’i japë botës mundësi të reja zhvillimi, do ta ndihmojë atë të kërkojë rrugën e modernizimit dhe do të japë kontribut të ri për teorinë dhe praktikën e modernizimit njerëzor.

Një angazhim i tillë përkon në kohë me stadin aktual të zhvillimit të Kinës dhe perspektivat e ardhshme drejt realizimit të objektivit madhor të ndërtimi të një ekonomie të modernizuar bazuar në një model të ri të industrializimit, të informatizimit, urbanizimit dhe modernizimit bujqësor deri në vitin 2035, duke çuar përpara aftësitë shkencore dhe teknologjike, që e vendosin Kinën në një plan me vendet më inovative të botës dhe me rritjen e PBB-së për frymë në të njëjtin nivel me atë të vendeve të zhvilluara të nivelit të mesëm.

Foto:VCG

Foto:VCG

E çdo parashikim për të ardhmen e procesit të modernizimit ka një bazë të fortë se Kina na paraqitet si ndër vendet e pakta në botë me rritje të qëndrueshme ekonomike në 2023, një vit që ka nisur me një botë të trazuar si kurrë ndonjëherë, kur lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e dytë të saj si dhe ndër të tjera në atmosferën e një politike amerikane të rritjes së tensionit në botë, por veçanërisht ndaj Kinës. Prandaj është realist objektivi kryesor për një rritje prej 5.0 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shtimi i 12 milionë vendeve të reja të punës, dhe arritjes të një norme prej 5.5 % e papunësisë në zonat urbane, rritja e  cilësisë dhe e qëndrueshmërisë të import-eksporteve dhe mbajtjes së ekuilibrit të bilancit ndërkombëtar të pagesave paraqitur në sesionin plenar të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Dhe duke folur mbi këtë objektiv historik drejt modernizimit, Xi tha në takimin e 15 marsit se ky proces e ka bazën në kushtet kombëtare të Kinës dhe gjithashtu mbështetet në përvojën e vendeve të tjera; ai sjell përfitime për popullin kinez dhe gjithashtu avancon zhvillimin e përbashkët të botës.

Në ndjekjen e modernizimit kinez, vendi as nuk do të ecë në rrugën e kolonizimit dhe plaçkitjes, as në rrugën e shtrembër të ndjekur nga disa vende për të kërkuar hegjemoni sapo të forcohen, tha Xi, duke vënë në dukje se ajo që Kina ndjek është kursi i duhur i zhvillimit paqësor.

“Ne duhet të mbështesim parimin e pavarësisë dhe të eksplorojmë shtigje të larmishme drejt modernizimit”, tha Xi, i cili shtoi se janë popujt e një vendi ata që duhet të tregojnë se çfarë lloj modernizimi u përshtatet më së miri. Sipas tij, vendet në zhvillim kanë të drejtën dhe aftësinë për të eksploruar në mënyrë të pavarur rrugën e modernizimit me tiparet e tyre dalluese bazuar në realitetet e veta kombëtare.

Nga ana tjetër Presidenti Xi deklaroi se dera e Kinës do të hapet gjithnjë e më shumë ndërsa modernizon më tej sistemin e vet duke i ofruar botës më shumë produkte dhe më të mira të prodhuara dhe të krijuara në Kinë, si dhe një treg kinez me një shkallë më të madhe dhe kërkesë më të lartë. Në këtë kuadër do të bëhen më shumë përpjekje për të tërhequr dhe shfrytëzuar investimet e huaja dhe për investitorët e huaj do të lehtësohen standardet e hyrjes në treg, do të inkurajohet hapja e sektorëve të shërbimeve moderne dhe do t’u ofrohet  ndërmarrjeve të huaja trajtim i njëjtë si atyre vendase.

Tërheq vëmendjen fakti se nisma e fundit mbi qytetërimin global shpalos ndërvartësinë ndërmjet saj dhe nismave të mëparshme globale të Zhvillimit dhe të Sigurisë. Mendoj se të tre këto nisma të Presidentit Xi përbëjnë një trinom – siguri, zhvillim dhe qytetërim global sepse në fund të fundit asnjëra nuk mund të jap rezultate pa tjetrën. Pa zhvillim nuk mund të ketë mbijetesë të një vendi, pa qytetërim nuk mund të ketë zhvillim/modernizim për të ecur përpara dhe është siguria ajo që garanton përparimin e këtyre aspekteve jetike të një vendi si dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të tij. Koha e ka provuar se asnjë vend nuk mund të ecë përpara i vetmuar sado i fuqishëm dhe i zhvilluar të jetë se ‘izocionalizmi’ i shoqëruar me hegjemonizmin mbi të tjerët nuk prodhon zhvillim novator kur vendet e tjera kanë përqafuar multilateralizmin të shprehur në bashkëpunim paqësor dhe ndërveprues në të gjitha fushat. Prandaj të tre iniciativat e Xi-së, kreut të një prej shteteve më të fuqishme në botë, kanë vulën ‘Globale’ sepse sikurse argumentoi ai në fjalimin e tij të fundit një lule e vetme nuk sjell pranverën, kurse 1000 lule në kulmin e lulëzimit sjellin pranverën në kopsht. “Së bashku ne mund ta bëjmë kopshtin e qytetërimit botëror plot ngjyra dhe vibrant”, tha Xi.

Porti Qingdao, provincë Shandong(Foto:VCG)

Porti Qingdao, provincë Shandong(Foto:VCG)

Pra seria e nismave të propozuara nga Xi është një përgjigje konkrete ndaj dilemave të botës së sotme se ku po shkon e si të ndalohet rrokullisja drejt greminës. Kombinimi i tyre tregon mendimet gjithëpërfshirëse të Kinës, që synojnë zgjidhjen e problemeve globale dhe përmirësimin e qeverisjes globale.

Dhe Kina nuk propozon vetëm iniciativa, por gjithashtu jep kontribut përmes veprimeve dhe arrin zgjidhje konkrete. Për ta aktualizuar me zhvillimet e fundit ndërkombëtare, ndërmjetësimi i suksesshëm që çoi në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Iranit, dhe BRI ’10-vjeçar’ që lidh vendet me qytetërime të ndryshme duke realizuar bashkërisht zhvillimin, janë një pjesë e konkretizimit të këtyre iniciativave.

E ardhmja e të gjitha vendeve është e lidhur ngushtë dhe kjo lidhje bëhet gjithnjë e më e domosdoshme për njerëzimin. Dhe toleranca, bashkëjetesa, shkëmbimet dhe mësimi i ndërsjellë midis qytetërimeve të ndryshme luajnë një rol të pazëvendësueshëm në avancimin e procesit të modernizimit të njerëzimit dhe Nisma e Qytetërimit Global do të jap kontribut të ri për teorinë dhe praktikën e modernizimit njerëzor sepse në fund të fundit sikurse u shpreh Presidenti Xi Jinping modernizimi nuk është patentë e vetëm disa vendeve dhe nuk është një ‘pyetje me një zgjedhje të vetme’ dhe kjo tregon se për të realizuar modernizimin, një vend duhet të punojë sipas gjendjes së vet kombëtare dhe duke zhvilluar bashkëpunim me vendet e tjera.

Nisma e Qytetërimit Global, sipas Li Haidong, profesor në Universitetin e Punëve të Jashtme të Kinës, cituar nga Global Times më 17 mars, do të ndihmojë botën të çlirohet nga mentaliteti i vjetër për marrëdhëniet midis qytetërimeve të ndryshme dhe do të krijojë një sfond të ri për botën, që lejon të gjithë vendet të ndërveprojnë me njëri-tjetrin bazuar në stabilitetin, respektin reciprok dhe barazinë. /CRI

Related- Posts

Bota

Me vizitën e Zelenskit Vuçiçi arriti atë që dëshironte

10 Gusht, 2026
Bota

SHBA në udhëkryq me Iranin: Gjenerali Caine kërkon rrugëdalje

9 Gusht, 2026
Bota

Irani thotë se nuk ka negociata të drejtpërdrejta me SHBA-në, vetëm shkëmbim mesazhesh nëpërmjet ndërmjetësve

9 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen BE-Shqipëri, bashkëpunim kundër kërcënimeve hibride e kibernetike

11 Gusht, 2026

Kina i kërkon Sekretariatit të PIF ta respektojë parimin e “Një Kine”

11 Gusht, 2026

Buxheti rekord i mbrojtjes i Japonisë nënvizon ambicien e saj për të zgjeruar ushtrinë

11 Gusht, 2026

Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

11 Gusht, 2026

Me vizitën e Zelenskit Vuçiçi arriti atë që dëshironte

10 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.