• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

A do ta sakrifikojë Trumpi Ukrainën?

6 Janar, 2025
in Bota, FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

A po përgatitet një skenar i zi për Ukrainën: a do t’a sakrifikojë atë Trampi, ndërsa në këmbim Putini do t’i kthejë shpinën aleatit më të madh dhe do të rreshtohet me Amerikën!?

Robert Bajrushi-[i]

Vazhdim i luftës, ndërprerje e luftimeve apo paqe afatgjatë – janë tre opsionet që e presin Ukrainën në vitin 2025. Fakti se cila do të realizohet, varet nga një sërë faktorësh, nga situata në fushën e luftës nëpërmjet diplomacisë deri te ajo sesa Donald Trampi dhe Amerika do t’u bëjnë presion Ukrainës dhe Rusisë. Tani për tani shumë gjëra flasin në favor të asaj se po afron fillimi i bisedimeve sepse as rusët dhe as ukrainasit nuk kanë fuqi të fitojnë, ndërkohë që kanë humbje tejet të mëdha njerzore dhe materiale. Pyetja që shtrohet ndërkohë është se cili është çmimi i paqes me Rusinë imperiale të Vladimir Putinit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha, për herë të parë, se ushtria ukrainase nuk mund të kthehet e vetme në Krime dhe Donbas. Në një intervistë dhënë gazetës franceze “Le Parisien” të publikuar me 17 dhjetor, intervistuesi, i interesuar për të ditur se për çfarë kompromisi do të ishte i gatshëm që të përfundonte konkretisht lufta, e pyeti: “A jeni i gatshëm të hiqni dorë nga Krimeja dhe Donbasi, sëpaku përkohësisht?” – Zelenski i’u përgjigj: “Nuk mund të heqim dorë nga territoret tona. Kushtetuta e Ukainës na e ndalon një gjë të tillë. Defacto, këto territore tani për tani i kontrollon Rusia dhe nuk kemi forca t’i rimarrim. Mund të mbështetemi vetëm te presioni diplomatik i bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që t’a detyrojmë Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve”.

Zelenski, gjithashtu i pyetur nëse është u gatshëm të ulet në të njejtën tryezë bisedimesh me Vladimir Putinin. “Nuk është me rëndësi cili qëndron në tryezë përballë teje. E rëndësishme është se në çfarë situate jeni kur negocioni. Nuk mendoj se jemi në një pozitë të dobët, por nuk jemi as në pozitë të fortë. A duam të jemi në NATO? Nuk e dimë. A duam të jemi pjesë e Bashkimit Europian? Po, në të ardhmen, por kur?”- kundërpyeti presidenti ukrainas.

Përparësia ruse në forca njerzore

Për Ukrainën, shkaku kryesor i situatës së vështirë në front është përparësia njerzore e rusëve. Volodymyr Zelenski, komanda e përgjithshme e ushtrisë dhe përfaqësues të tjerë të kreut politiko-ushtarak përsërisin pa ndërprerje se ushtria ruse ka përparësi disa herë më të madhe në forca njerzore, madje nganjëherë saktësohet pesë deri në tetë herë. Për këtë shpesh bëjnë thirrje për të forcuar mobilizimin, ndërsa në media përmendet edhe ulja e kufirit të moshës për mobilizimin (tani është 25 vjeç), madje u bëjnë thirrje edhe grave për shërbimin ushtarak.

Megjithatë, para pak kohësh portali Strana paralajmëronte se, mbi bazën e të dhënave të njohura mbi numurin e pjestarëve të forcave të armatosura të Ukrainës dhe ushtrisë ruse që vepron në Ukrainë, deklarata të tilla duken paradoksale. Sepse, numuri i trupave ruse të përfshirë në luftë është midis, sipas burimeve të ndryshme, 550 mijë (të dhëna të shërbimit informativ ukrainas) dhe 800 mijë. Zelenski e ka përmendur këtë të dytin, ndërsa Putini ka deklaruar diçka më pak – 700 mijë. Njëkohësisht shumë vëzhgues janë të mendimit se numuri real i ushtarëve rusë në Ukrainë është mes 600 deri në 650 mijë njerëz.

Në anën tjetër, pothuajse të gjitha të dhënat mbi numurin e forcave ukrainase të mbrojtjes, Forcat e armatosura, Gardës kombëtare, trupat ushtarake kufitare dhe njësitë e tjera, reduktohet në numurin një milionë. Vlerësimin maksimal e ka dhënë shefi i zbuluesve ushtarakë Kirillo Budanov, në fundin e vitit të kaluar – 1,1 milionë. Natyrisht, nuk janë të gjithë në front, megjithëse besohet se ky numur është 300.000. Arësyet janë të ndryshme, le të themi, shumë ushtarë u japin para nën dorë nëpunësve dhe oficerëve të lartë që t’i dërgojnë në prapavijë, dhe jo në front. Kjo kushton diku mes dy deri në tri mijë euro.

Problem i veçantë është edhe cilësia e kuadrit komandues dhe sistemi i organizimit luftarak, sepse shumë komandantë me eksperienca janë vrarë, ndërkohë që i kanë zëvendësuar oficerë më pak të aftë. Problem tjetër është edhe motivimi i ulët dhe disiplina ushtarake në front dhe për pasojë në shumë raste komandantët nuk kanë mundësi t’i drejtojnë si duhet forcat ushtarake që kanë në dispozicion, gjë e cila të bën të kuptosh se, thjesht duke zvogluar kufirin moshor për mobilizimin, nuk do të zgjidhen vështirësitë urkainase.

Kërkesa e pamundur e Putinit

Por, edhe pala agresore ka një sërë problemesh, megjithëse tani për tani ka iniciativën në frontin e luftës. Vladimir Putini deklaroi të enjten se Rusia ka nevojë për paqe afatgjatë, dhe jo ndërprerje luftimesh, vetëm çfarë paqeje? Në mesin e muajit qershor Putini bëri publike kushtet e tij fillestare për ndëprerjen momentale të luftës: Ukraina duhet të heqë dorë nga antarsimi në NATO dhe të tërheqë trupate  saj ushtarake nga tërë territori i katër territoreve urkainase të cilët Moska konsideron se janë të sajat. Megjithëse Rusia nuk do të tolerojë antarsimin e Ukrainës në NATO apo praninë e trupave të NATO-s në territorin ukrainas, është hapur tema e garancive të sigurisë për Ukrainën e cila në këmbim do të duhej ta zvoglonte në mënyrë drastike ushtrinë e saj, gjë që është kërkesë e pamundur.

Në realitet, sadoqë njësitë ruse kanë depërtuar këtë vit në disa pjesë të zonës së luftimeve, dhe të gjitha zhvendosjet takatike, janë paguar shtrenjtë me viktima të shumta. Janë pushtuar rreth 450 kilometër katror, ose 0,7 përqind e territorit ukrainas, ndërsa humbjet janë të tmerrshme. Në muajin shtator BBC Rusia dhe portali i pavarur në internet “Meduza” kryen një hetim të hollësishëm në mënyrë që të grumbullonin emër për emër rusët e vrarë, identiteti i të cilëve u publikua në raportet e hapura, media apo rrjetet shoqërore, e kësisoj u arrit te numuri i 70.000 të vrarëve, por supozimi është se janë tejet më shumë.

Brenda Rusisë, shumica e rusëve mbështesin aksionet e Putinit, por ka gjithnjë e më pak nga ata që e duan luftën. Për këtë pushteti në Kremlin refuzon të realizojë mobilizimin e përgjithshëm sepse i frikësohet reaksionit të opinionit publik, e kësisoj, në vend të tij, ka qënë i detyruar të amnistojë kriminelët që kanë pranuar të jenë mish për top në Ukrainë, t’u ofrojë pagë disa herë më të lartë se paga mesatare për burrat të cilët shkojnë vullnetarisht për të luftuar, e në fund ishin të detyruar të sillnin edhe trupa nga Koreja e Veriut për të bërë luftën e Putinit. Por lufta ka ardhur në shtëpi dhe tani ajo po ndikon në jetën e përditëshme të rusëve të zakonshëm. Paratë që më përpara jepeshin për programe sociale tani shkojnë në programe luftarake, inflacioni po rritet, dhe shumë mallra nuk mund të blihen për shkak të sanksioneve perëndimore.

I thjeshtë si veza e Kolombit.

Natyrisht që tani të gjithë janë në pritje të asaj se çfarë do të bëjë Donald Trampi, i cili ndoshta me qindra herë deri tani ka deklaruar se do ta ndalë luftën, gjykuar nga të gjitha gjasat, në dëm të Ukrainës. Trampi i respekton diktatorët dhe Putini dhe mjedisi i tij mesi po presin 20 janarin, ditën në të cilën presidenti i ri amerikan do të ulët në Shtëpinë e Bardhë. Plani është i thjeshtë si “veza e Kolombit”. Ukrainasit do të pranojnë shumicën e kërkesave të Putinit, në këmbim Rusisë do t’i hiqen sanksionet, pas së cilës Kremlini do të ndërpresë aleancën me Kinën dhe do të rreshtohet për krah Amerikës. Vështirë se mund të realizohet një gjë e tillë, por Trampi dhe klani i tij janë të gatshëm ta sakrifikojnë Ukrainën.

Por, Foreign Affairs para dhjetë ditësh publikoi analizën me titull “Cili është çmimi nëse fiton Rusia?”. Autorja Elaine McCusker është bashkëputore e lartë në Institutin American Enterprise dhe në periudhën nga viti 2017 deri në 2019, ka shërbyer si zëvendësministre e mbrojtjes, pra gjatë mandatit të parë të Trampit. Ajo sjell në kujtesë se shumë amerikanë janë të shqetësuar për çmimin e ndihmës për Ukrainën, ndërsa Kongresi i ShBA-ve duhej që në shtatë muaj të miratonte masën e fundit financiare për ofrimin e ndihmës. Anketa PEWA në muajin nëntor tregonte se shumica e amerikanëve mbështet ndihmën për Ukrainën, por gjithsesi afro një e katërta mendon se Uashingtoni po jep tejet shumë ndihma.

Por amerikanët që shqetësohen ekskluzivisht për çmimin e  ndihmës për Ukrainën mendojnë në mënyrë të gabuar, paralajmëron Elaine McCuskeri. Në të vërtetë duhet të jenë të shqetësuar për çmimin e mosndihmës së Ukrainës. Sepse, duke i ofruar ndihmë Kievit, Shtetet e Bashkuara parandalojnë Rusinë që të kërcënojë direkt Europën Qendrore dhe atë Lindore, gjë që pa dyshim do të shpenzonte tejet më shumë burime amerikane. Me shpëtimin e Ukrainës, Uashingtoni pikërisht parandalon luftën potenciale mes NATO-s dhe Moskës, luftë në të cilën do të duhej të luftoni forcat amerikane.

Foreign Affairs nënvizon se humbja në Ukrainë do të kërkonte që Shtetet e Bashkuara të shpenzonin 808 miliardë dollarë më shumë sesa janë planifikuar për mbrojtjen në pesë vitet e ardhshme. Kongresi ndau 112 miliardë dollarë si ndihmë për Kievin. Nga ana tjetër, nëse Ukraina arrin të mbrohet, Rusia do të tërhiqej brenda kufijve të saj me një ushtri të mundur dhe të dobësuar, ekonomi të shkatërruar, partneritete të dobësuara dhe me një dozë të madhe sfidash të brendshme. Ukraina, përkundër kësaj, do të jetë e gjallë dhe e lirë, me një bazë industriale të përparuar dhe ushtri moderne, ndërsa ShBA-të do të mundeshin të zvoglonin forcat e armatosura në Europë. Do të mund të jetë edhe në të ardhmen e pranishme, por gjithsesi mund të angazhojë më shumë burime dhe vëmendje në Pacifik – gjë që është dëshira e shumë presidentëve amerikanë, përfshirë edhe Donald Trampin.

Gjithsesi, viti 2025 do të duhet të jetë vit i zhvillimeve, por vështirë se mund të pritet një fund i lumtur.

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/sprema-li-se-crni-scenarij-za-ukrajinu-trump-ce-ih-zrtvovati-a-zauzvrat-putin-okrece-leda-najvecem-savezniku-i-staje-uz-ameriku-15539057?cx_linkref=jl_home_g1

Related- Posts

Bota

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026
FOKUS

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026
FOKUS

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.