• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

A po u vjen fundi vlerave njerëzore?

26 Janar, 2019
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL*

Perëndimi, që nuk po mund të fitojë mjaftueshëm nga proceset e globalizimit, a po heq dorë nga globalizimi? A po kthehet përsëri në epokën e shtet-kombeve? Njeriu që jeton vetëm si pasojë e shpërbërjes së familjes me modernizmin dhe erozionin e vlerave, a shpërbëhet edhe më shumë? A do të sjellin punimet e inteligjencës artificiale fundin e njerëzimit? Në periudhën në vijim, a do të transferohen përleshjet nga rruzulli tokësor në hapësirë? Çfarë ndodh pas globalizimit? Për ku po evoluon bota dhe si mund të emërtohet periudha në të cilën jetojmë?

Në shkencat sociale, periudhë pas periudhe, zhvillohen teori se në çfarë bote jemi duke evoluar. Mbi këto teori shtjellohen analiza për të kuptuar më mirë të ardhmen. Këto teori mund të mos jenë gjithmonë të pafajshme dhe mund të mos zhvillohen vetvetiu. Gjithashtu mund të mos zotërojnë fuqinë e shpjegimit të tyre në çdo fushë. Edhe nëse ndeshen me kritika në mënyra të ndryshme, ato prapëseprapë lindin nga një nevojë dhe për këtë arsye zotërojnë fuqinë e një shpjegimi të caktuar.

Edhe pse kanë një shpjegim të caktuar, shpejtësia në të cilën ka arritur njerëzimi, e ka shkurtuar ndjeshëm periudhën e përdorimit të këtyre teorive. Zhvillimet në teknologjinë e komunikacionit dhe informatikës kanë ndryshuar rrënjësisht psikologjinë e njeriut dhe nocionin e kohës. Ajo që dua të them, në mënyrë që të kuptohet më mirë, është e mjaftueshme të kujtojmë se me sa shpejtësi u konsuamuan teoritë e gjysmëshekullit e fundit, të cilat dukeshin shumë bindëse dhe ngjallnin entuziazëm në atë kohë. 

Kur në vitet 1950 nga ana e Daniel Bell u shpall “Fundi i ideologjisë”, kjo tezë nuk kishte ngjallur një jehonë të gjerë. Më pas Paul Virillo shpalli fundin e gjeografisë (hapësirës gjeografike). Kur në vitin 1992 Francis Fukuyama shpalli “Fundin e historisë”, ngjalli më shumë interes se sa teza e Daniel Bell. Teza e Huntingtonit, e publikuar në vitin 1993, “Përplasja e qytetërimeve”, që i referohet  civilizimit “individual” të Perëndimit, duke u nisur nga përplasja mes qytetërimeve, sot diskutohet më pak në krahasim me të kaluarën. Kurse teza më e fundit e shpallur, duket si teza e harruar më shpejt: Sot pothuajse askush nuk shprehet për tezën “Fundi i shtet-kombit”, shkruar nga Kenichi Ohmae në vitin 1996.

Megarrëfimet e të kaluarës, ideologjitë e mëdha, asnjë prej tyre tashmë nuk tërheqin pas vetes masa të gjera. Mbrojtja e atdheut, për të cilin është dhënë jeta, ose nismat e pushtimit, rëndë rëndë po ua lënë vendin kompanive private të sigurisë. Edhe tezat e sipërpërmendura dhe ato që i referohen një fundi tashmë nuk ngjallin interes. 

Edhe sot janë duke u bërë punime se si do të emërtohet periudha në të cilën jetojmë. Pyetjet, të cila i parashtrova në krye të analizës, nxjerrin në pah kornizën e përgjithshme të çështjeve objekt diskutimi, që mundohen të shpjegojnë/përcaktojnë periudhën e re të njerëzimit.

Punimet për emërtimin e periudhës së re mbi një themel intelektual ose parimor, për fat të keq mua më duken si punime tejet optimiste. Ah sikur periudha që jetojmë dhe ajo e mëpasshme, edhe pse nuk jemi të bindur, edhe pse e shohim të gabuar, mund të shpjegohej me teori me bazë më me vlerë. Duket se ne jemi duke u evoluar në një periudhë të re ku ka marrë fund intelektualizmi dhe parimësia. Nuk mund të them një epokë tjetër, pasi asnjë ndryshim nuk zgjat aq gjatë.

Jemi duke hyrë në një periudhë të re, ku vlerat pësojnë erozion, koncepte si parimësia, virtytshmëria, ndershmëria, ndarja e të mirave me njëri-tjetrin, drejtësia kanë filluar të humbasin dhe këto koncepte duken sikur nuk janë më në modë (të vjetra). Këtë periudhë, nëse do të na duhej ta shprehim me një qasje ‘mbarimi’, duket më e përshtatshme për ta quajtur “fundi i vlerave” (the end of values). Vendet, institucionet, për të shprehur veten e tyre, duket se ndjejnë më pak nevojë për t’u dukur legjitime, për të vepruar në një themel të drejtë. Nëse i hedhim botës një vështrim të përgjithshëm nga lart “si një zog” është më se e mjaftueshme për të parë se çfarë gërryerje po përjetojnë vlerat njerëzore.  

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)

Kombet e Bashkuara, që pas Luftës II Botërore zunë vendin e Lidhjes së Kombeve, duket se e kanë mbushur periudhën e tyre (kanë skaduar). Dështimi në lidhje me konfliktet në Siri, Mianmar, Krime, Ukrainë; shpërfillja e pothuajse çdo lloj teme tjetër përveç interesave të 5 vendeve anëtare të përhershme (të Këshillit të Sigurimit), janë shkaqet kryesore që e kanë dobësuar së tepërmi legjitimitetin e Kombeve të Bashkuara në sytë e njerëzimit.

Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) 70 milionë refugjatë mundohen të strehohen diku dhe të mbijetojnë. Kjo është shifra më e lartë e shënuar pas Luftës II Botërore. A keni dëgjuar për ndonjë punim të mirëfilltë të OKB-së në lidhje me këtë temë? Ose a është bërë ndonjë thirrje ose përgatitur ndonjë plan-veprimi nga ana e Kombeve të Bashkuara për të ndaluar ata që krijojnë viktima të konflikteve dhe për të ndihmuar të pafajshmit?

Mund të bëhen kritika ndaj një njeriu, një vendi dhe institucioni, por më e keqja është zhdukja e shpresës ndaj tyre.

Bashkimi Evropian (BE)

Bashkimi Evropian, që në thelb përbëhet nga vende që kanë luftuar dy herë me njëra-tjetrën dhe në këtë luftë bënë partner (përfshinë) të gjithë botën, ka qenë një union që në një bosht të caktuar kishte për qëllim parandalimin e luftës dhe rritjen e mirëqenies, bashkëpunimit dhe solidaritetit. Sot askush nuk flet për Bashkimit Evropian si një union vlerash. Ndër vendet demokratike në botë ku partitë raciste ndajnë pushtetin me forcat e tjera janë patjetër vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ne jemi ballë për ballë me një Bashkim Evropian, ku qëndrimi kundër emigrantëve, islamit dhe hebrenjve ka arritur në dimensione të rrezikshme, ku ksenofobia dhe agresiviteti janë bërë si diçka e zakonshme në jetën e përditshme dhe një BE, ku ndodhin më shumë zjarrvënie ndaj objekteve fetare në krahasim me tërë botën.

Bashkımı Evropian në të shkuarën dha një kontribut të madh për paqen, qetësinë, mirëqenien, të drejtat e njeriut dhe demokracinë brenda vetes dhe në rajon. Por me gjendjen e sotme BE-ja nëse aplikon për anëtarësimin e saj, ajo është në një gjendje që nuk mund të anëtarësohet dot, pasi është shumë larg kritereve që i ka vendosur vetë. Me politikat që ndiqen ndaj refugjatëve, në breg nuk dalin vetëm kufomat e foshnjave si Aylan nga Siria, por edhe vlerat e Bashkimit Evropian.    

Por ajo që është më e mjerueshme nga aspekti i vendeve të Bashkimit Evropian, ndërkohë që ngushtohet sa vjen e më shumë fusha e demokracisë dhe lirive, ulet gjithnjë e më shumë zëri i palëve pluraliste dhe liridashëse. Bashkimi Evropian, gjithnjë e më shumë, hallakatet si në klimën e periudhës para Luftës II Botërore. Kundrejt kësaj, përveç një ose dy liderëve që nuk i janë dorëzuar kësaj klime, nuk vihet re një udhëheqje politike që mund ta nxjerrë Bashkimin Evropian nga kjo gjendje.

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara- TRT

Related- Posts

Bota

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026
FOKUS

DEMOKRACIA PËRTEJ VOTËS: MBAMENDJA POLITIKE SI PËRGJEGJËSI PUBLIKE

15 Tetor, 2026
FOKUS

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

14 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Frederiksen: Aleanca perëndimore është dobësuar, Zelensky i kërkon SHBA-së të mos mbajë anën e Rusisë

15 Tetor, 2026

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave: Sulme nga policia dhe protestuesit

15 Tetor, 2026

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026

Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

15 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.