Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë kanë shprehur shqetësimin për kërcënimet e njerëzve të drejtësisë që janë marrë në mbrojtje pas rrëfimit të të penduarit Artan Tafani i cili tregoi për planin e grupit të Laert Haxhiut për eliminimin e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe prokurores së shkarkuar në vetting të Lushnjës, Merita Selimi.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se, “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike”.
Sipas saj, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo kanosje.
“Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre”, thuhet në reagim.
Gjithashtu Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në një reagim në rrjetet sociale, u shpreh se “është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj këtyre autoriteteve, që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”.
“BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës”, theksoi Delegacioni i BE-së.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri deklaroi sot se “mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi kërcënimet ndaj autoriteteve të drejtësisë dhe për të mbajtur përgjegjës autorët”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së u shpreh se “është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj këtyre autoriteteve, që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”.
“BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës”, theksoi Delegacioni i BE-së.
/Argumentum.al