Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndau sot pamje nga ceremonia e pritjes me rastin e 246-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës dhe 100- vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
“Çdo vit, Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë në 4 korrik. Ky vit është edhe më i veçantë për ne, sepse festojmë ditëlindjen e 246-të të Amerikës dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, theksoi Ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale.
“Ne festojmë frymën e lirisë së Amerikës, por edhe betejat, shpresat, vlerat tona të përbashkëta, dhe të gjitha ato gjëra që na mbajnë së bashku si miq, partnerë dhe aleatë. Sot, ne festojmë 100 vjet miqësi jetëgjatë amerikano-shqiptare dhe ngremë një dolli për 100 vitet e ardhshme!”, shkroi ambasada.