Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me KLP.
Gjatë takimit, kreu i diplomacisë evropiane ka vënë theksin te SPAK, duke kërkuar funksionimin urgjent të strukturës, që do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet.
“Është shumë e rëndësishme që SPAK të funksionojë sa më shpejt të jetë e mundur, për të përmirësuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Soreca.