Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim iu ka bërë thirrje liderëve shqiptarë t’i lënë mënjanë konfliktet politike në këtë moment të vështirë të luftës me COVID-19 dhe të përqendrohen vetëm për ta fituar atë. Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Kim thotë se lufta nuk mund të fitohet pa disiplinë e unitet.
“Fola me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e demokratëve, Lulzim Basha të cilëve iu kërkova që liderishipi i tyre i bashkuar kundër COVID-19 duhet të vazhdojë. Tani nuk është koha për politikë. Lufta nuk mund të fitohet pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe njerëzit, nga Shkodra në Sarandë”, shkruan ambasadorja.
Po ashtu ambasadorja bën me dije se ka zhvilluiar një bisedë audio me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të cilën siç tha e kishte falenderuar bashkë me mjekët shqiptarë që janë në vijën e parë të luftës kundër virusit.