• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit në 3.25%

1 Nëntor, 2023
in EKONOMI, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në analizën e treguesve ekonomikë, vlerëson se presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të mbeten të larta.

Për këtë arsye, në mbledhjen e sotme, ai vendosi të reduktojë intensitetin e stimulit monetar, duke synuar të krijojë kushtet e përshtatshme financiare për kthimin e inflacionit në objektiv, brenda vitit të ardhshëm.

Në respektim të objektivit të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të rrisë me 0.25% pikë përqindjeje normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin 3.25%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh sot në konferencën për mediet se gjithashtu do të rritet me 0.25 pikë përqindjeje normën e interesit të kredisë njëditore, duke e çuar atë në nivelin 4.25% dhe të rrisë me 0.25 pikë përqindjeje normën e interesit të depozitës njëditore, duke e çuar atë në nivelin 2.25%.

Sejko tha se, Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se reduktimi i stimulit monetar, përmes normalizimit të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare, është një masë e nevojshme për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit të ardhshëm.

Fjala e plotë e Guvernatorit Sejko në konferencën për shtyp për vendimmarrjen e politikës monetare, 

Të nderuar përfaqësues të medias,

Sot, në datën 1 nëntor 2023, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare.

Informacioni i ri i marrë në analizë ka qenë, përgjithësisht, në linjë me pritjet tona. Përballë një ambienti të huaj sfidues, aktiviteti ekonomik në vend ka shënuar rritje gjatë vitit 2023, ndërsa inflacioni ka ardhur në rënie progresive. Këto trende pozitive pritet të vijojnë edhe në të ardhmen.

Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të mbeten të larta. Për këtë arsye, në mbledhjen e sotme, ai vendosi të reduktojë intensitetin e stimulit monetar, duke synuar të krijojë kushtet e përshtatshme financiare për kthimin e inflacionit në objektiv, brenda vitit të ardhshëm.

[ Në vijim, do të sqaroj më në detaje vendimin e sotëm dhe arsyet që e motivuan atë. ]

***

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një nivel mesatar prej 4.1% në tremujorin e tretë, duke vijuar trendin rënës të ndjekur gjatë dy tremujorëve paraardhës. Reduktimi i inflacionit gjatë këtij tremujori pasqyroi – më së shumti – rënien e inflacionit të ushqimeve. Nga ana tjetër, inflacioni i artikujve të tjerë të shportës u shfaq relativisht i qëndrueshëm, ndërkohë që tensionet e shtuara gjeopolitike kanë sjellë rritje të çmimeve të naftës.

Në këndvështrimin makroekonomik, rënia e inflacionit gjatë vitit 2023 është diktuar në masën më të madhe nga rënia e inflacionit të importuar. Ky trend ka pasqyruar stabilizimin e përgjithshëm të çmimeve të produkteve bazë në tregjet ndërkombëtare, rënien e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, si dhe forcimin e kursit të këmbimit të lekut gjatë dy viteve të fundit. Paralelisht me të, edhe presionet e brendshme inflacioniste kanë ardhur në rënie, por ato vijojnë të mbeten relativisht të larta dhe të qëndrueshme. Në këto rrethana, ritmi i rënies së inflacionit erdhi në ngadalësim në tremujorin e tretë, ndërsa inflacioni bazë vijon të mbetet mbi objektiv.

 DSC5744 498

Ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi. Vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.2% në tremujorin e dytë, duke shënuar përmirësim krahasuar me periudhën paraardhëse. Të dhënat indirekte të disponuara sugjerojnë se kjo trajektore rritjeje ka vijuar edhe në tremujorin e tretë. Rritja ekonomike është diktuar nga zgjerimi i konsumit dhe i investimeve private, si dhe nga rritja e të ardhurave nga turizmi. Ajo është pasqyruar në zgjerimin e aktivitetit në sektorin e shërbimeve e të ndërtimit, ndërkohë që sektorët e tjerë të ekonomisë kanë pasur një ecuri më të dobët.

Rritja e qëndrueshme e kërkesës për mallra e shërbime e ka shtyrë ekonominë në një fazë pozitive të ciklit të biznesit. Ajo është pasqyruar në përmirësimin e gjendjes financiare të biznesit e të konsumatorit, në rritjen e vazhdueshme të punësimit, si dhe në rritjen e shpejtë të pagave e të kostove të prodhimit. Në këtë kontekst, pagat në sektorin privat u rritën me 15% në tremujorin e dytë, norma e papunësisë është pranë niveleve më të ulëta historike, ndërsa bizneset raportojnë vështirësi në sigurimin e fuqisë punëtore. Kjo dinamikë sugjeron se – edhe pse në rënie – presionet e brendshme inflacioniste nuk janë ende në linjë me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve.

Në aspektin makroekonomik, rritja ekonomike po mbështetet nga rritja e kërkesës së huaj në segmente të caktuara të eksportit shqiptar, nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, nga besimi i përmirësuar i biznesit dhe konsumatorit, si dhe nga ambienti ende stimulues monetar e financiar.

Normalizimi i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare ka ndihmuar në kontrollin e inflacionit gjatë vitit 2022 dhe kthimin e tij në një trajektore rënëse gjatë vitit 2023, si dhe ka mundësuar funksionimin normal të tregjeve financiare. Ai është shoqëruar me një rritje të përgjithshme të normave të interesit në tregun ndërbankar, tregun e letrave me vlerë të qeverisë, si dhe të depozitave e të kredive në lekë. Megjithatë, rritja e normave të interesit në Shqipëri është ndër më të ulëtat në rajon dhe kostot e kushtet e financimit mbeten ende stimuluese. Në veçanti, normat e interesit të kredive shfaqen të stabilizuara gjatë tremujorit të tretë, ose me tendenca rënëse në segmente të caktuara.

Në përgjigje të tyre, kredia për sektorin privat ka vijuar të shënojë norma pozitive rritjeje gjatë këtij tremujori, ndonëse ritmi i rritjes ka ardhur në ngadalësim. Ky ngadalësim pasqyron – në masën më të madhe – përmirësimin e gjendjes financiare të bizneseve dhe reduktimin e nevojave të tyre për kapital qarkullues, ndërkohë që ritmet e rritjes së kredisë për investime dhe të kredisë për familje shfaqen relativisht të qëndrueshme. Në të njëjtën kohë, struktura e portofolit të kredisë po shfaq një orientim gjithnjë e më të madh drejt lekut, si pasojë e reduktimit të diferencës së normave të interesit dhe forcimit të kursit të këmbimit, ndërsa cilësia e këtij portofoli mbetet e lartë, sikundër ilustrohet nga nivelet e ulëta të raportit të kredive me probleme. Këto zhvillime sugjerojnë se sektori bankar mbetet i gatshëm dhe i aftë t’i përgjigjet me financim kërkesave të sektorit privat për zgjerimin e investimeve, për rritjen e konsumit dhe për blerjen e banesave.

Paralelisht me këto zhvillime, kursi i këmbimit të lekut ka shfaqur një qëndrueshmëri në rritje gjatë muajve të fundit, ndërsa tregu valutor ka funksionuar i qetë dhe me parametra aktiviteti normale. Kjo ecuri sugjeron stabilizimin e raporteve të kërkesës dhe ofertës për valutë rreth niveleve aktuale të kursit.

Përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se këto trende do të vijojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Aktiviteti ekonomik pritet të vijë në rritje gjatë horizontit afatmesëm, duke ndihmuar rritjen e punësimit e të pagave, si dhe duke mbështetur shëndetin e bilanceve financiare të bizneseve e familjeve. Ritmi i rritjes ekonomike pritet të shënojë një ngadalësim të lehtë gjatë vitit të ardhshëm, si pasojë e kontekstit ekonomik botëror dhe kushteve më të shtrënguara të financimit, por ai pritet t’i rikthehet ritmeve të tija historike në vitet në vijim.

Paralelisht me të, inflacioni pritet të vijë në rënie graduale gjatë vitit të ardhshëm dhe të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2024. Megjithatë, analizat tona sugjerojnë se përmbushja e këtij parashikimi kërkon një reagim të politikës monetare, për të mundësuar reduktimin e mëtejshëm të presioneve të brendshme inflacioniste.

Së fundi, parashikimet tona sugjerojnë se treguesit kryesorë të ekuilibrave të brendshëm e të jashtëm të vendit: shëndeti i sektorit bankar, borxhi publik dhe borxhi i huaj i vendit, do të mbeten të qëndrueshëm ose do të vijnë në përmirësim.

***

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  • të rrisë me 0.25 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin 3.25%;
  • të rrisë me 0.25 pikë përqindjeje normën e interesit të kredisë njëditore, duke e çuar atë në nivelin 4.25%;
  • të rrisë me 0.25 pikë përqindjeje normën e interesit të depozitës njëditore, duke e çuar atë në nivelin 2.25%.

Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se reduktimi i stimulit monetar, përmes normalizimit të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare, është një masë e nevojshme për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit të ardhshëm. Ai faktorizon nevojën për një rol më aktiv të politikës monetare në drejtim të balancimit të kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, përkundrejt pritjeve për një ecuri më të stabilizuar të kursit të këmbimit dhe një politike fiskale më neutrale në horizontin afatmesëm. Në këtë kontekst, ai i shërben ruajtjes së fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, garantimit të stabilitetit monetar e financiar të ekonomisë, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit.

Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se ky vendim ishte konsistent me komunikimet tona të mëparshme, si dhe vijon të mbajë qëndrimin e përgjithshëm të politikës monetare në pozita stimuluese.

Së fundi, Këshilli Mbikëqyrës thekson se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend dhe se balanca e rreziqeve ndaj inflacionit është zhvendosur për lart. Në këtë kontest, ai mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit.

/Argumentum.al

Related- Posts

NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
EKONOMI

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026
EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026

Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për protestën: Policia të jetë proporcionale, të hetohen pretendimet për përdorim të tepruar të forcës

14 Tetor, 2026

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.