Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ofrojë asistencë mjekësore nëpërmjet stafit shëndetësor për shqiptarët në Luginën e Preshevës, të cilët po përballen me situatën e COVID-19.
Ai me një postim në “Twitter” tha se ndihma për shqiptarët atje është një detyrim kombëtar dhe kushtetues. “Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID 19. Për situatën e vecantë ku ndodhen, I bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje është detyrim kombëtar dhe kushtetues.”
Kryeministri Edi Rama sot drejtoi kritika ndaj kryedemokratit Basha se nuk po ndihmon aspak për të përballuar pandeminë, por vetëm “ëndërron për protesta”.