Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kanë kremtuar Pashkët, që si simbol të tyre kanë ringjalljen e Jezu Krishtit.
Në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, kryepeshkopi Anastas Janullatos mbajti meshën e mesnatës pa besimtarë, ndërsa u shpreh se të gjithë së bashku duhet të gjejmë forcën për të përballuar pandeminë e koronavirusit.
Në Katedralen e Metropolit të Korçës mesha u mbajt nga hirësia e tij Imzot Johani, teksa besimtarët munguan.
Edhe në qytetin e Elbasanit mesha u kremtua pa besimtarë. Imzot Andoni u shpreh se të gjithë duhet ti lutemi zotit që të kapërcejmë pandeminë.
Mesha u kremtua edhe në Fier.
Është hera e parë që pas rënies së komunizmit Pashkët festohen pa besimtarë. Në një situatë tjetër Pashkët do të bënin bashkë mijë besimtarë në gjithë Shqipërinë që do të festonin “Ngjalljen e Krishtit”.