Nga Genc Mlloja*
Profesor Artan Fuga çmoj lart integritetin tuaj moral e profesional, dhe vlerësoj kurajon qytetare për ti dal zot këtij populli në këtë kohë të errët që po errësohet edhe më shumë.
Respekte Profesor, për bojkotin që i keni shpallur publikisht Kuvendit shqiptarë dhe të gezon e të jep shpresë fakti që njerëz në radhët intelektuale si ju guxojnë, nuk nënshtrohen, luftojnë për demokraci të vërtetë duke u thënë të tërë këtyre pseudo deputetëve e politikanëve në Kuvend apo institucione të tjera qeveritarë se nuk janë të përshtatshëm për punë të vërteta kombëtare që u janë caktuar në shërbim të popullit. Hapuni rrugën, ju të ashtuquajtur deputetë, që shumë prej jush e keni bërë Kuvendin strehe të krimit e korrupsionit, një vend ku veç për popullin nuk punoni as një grimë, profesorëve, intelektualve, mendjendritureve, adhurueseve të popullit si ju Profesor!
Ta dëgjojnë të gjithë thirrjen tuaj publike, madje edhe faktori ndërkombëtar, se gjëja më e domodoshme që mund të bëjë ai Kuvend është të shpërndahet! Urgjente është thirrja juaj: “Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, pikërisht sepse ai Kuvend nuk është legjitim, moralisht, politikisht, ligjërisht!”
Duke marrë shkas nga veprimi juaj dinjitoz shfrytëzoj rastin modestisht ti drejtohem me një fjalë popullit që të shikoje e të dëgjojë se ka burra ky vend që i mbron me të vërtetë …E pikërisht këta duhet të jenë deputetet e ministrat dhe prej tyre duhet të dalë kryeministri i ardhshëm i këtij vendi të rrënuar e populli të varfëruar tejskajshëm!
*Z. Mlloja, gazetar, ish diplomat dhe Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në OKB në New York,
/Argumentum.al