Grupi Mediatik i Kinës (CMG) ka publikuar një video të shkurtër promovuese të Galasë së Festës së Pranverës 2026, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt anembanë botës në mbrëmjen e 16 shkurtit.
Festa e Pranverës, apo Viti i Ri Kinez, është festa më e rëndësishme tradicionale e popullit kinez dhe shikimi i Galasë së Festës së Pranverës në televizion është një pjesë e çmuar e kremtimeve të qindra milionë familjeve kineze.
Që nga transmetimi i parë më 1983, kjo gala është vlerësuar nga libri i “Rekordeve Botërore Guinness” si programi televiziv vjetor më i shikuar në planet. Pak më shumë se një vit më parë, vetë Festa e Pranverës u regjistrua në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s.
Pra, bëhuni gati për një spektakël të gëzuar muzike e kërcimi, teknologjie të lartë dhe traditash të përbashkëta për të festuar Vitin e Kalit! /CGTN





























































