Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka shkelur Kushtetutën me vendimin e tij për kufizimin e lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve.
Thaçi këto komente i bëri në një konferencë të jashtëzakonshme të thirrur për mediambrëmjen e djeshme, teksa ka bërë thirrje që qytetarët të mos e respektojnë vendimin e kryeministrit.
“Vendim i rrezikshëm, kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës, është e papërgjegjshme insitucionalisht dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Vendimi për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve paraqet shmangie nga të drejtat e lirive të njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës. Vendimi është antikushtuetues, qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet antikushtetuese. As Policia as organet e sigurisë nuk duhet të respektojnë këtë vendim, sepse edhe vetë do të bëjnë vepër penale”,tha Thaci.
Në fund të konferencës, Thaçi tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese që të pezullohet vendimi i Qeverisë.
Qeveria e Kosovës mori vendimin që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve për shkak të situatës nnga koronavirusi, prej orës 10:00 deri në 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në 06:00.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/552888212010120/