Transporti përmes të ashtuquajturave “korridore të gjelbra” do të thotë procedura të përshpejtuara ligjore dhe shëndetësore në vendkalime të caktuara kufitare që do të jenë të hapura për transportin e mallrave 24 orë në ditë në të shtatë ditët e javës.
Njoftimi për mbërritjen e mallrave në pikat e kalimit kufitar do të bëhet përmes Sistemit Elektronik të Shkëmbimit të të Dhënave midis administratave doganore brenda CEFTA-s. Sekretariati i CEFTA në Bruksel tha se koncepti i “korridoreve të gjelbra” do të fillojë të zbatohet që nga 13 prilli.
Qëllimi është të sigurohet furnizimi i duhur i njerëzve përballë krizës së shkaktuar nga COVID19.