• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

DASH publikon raportin mbi liritë fetare në Shqipëri dhe Kosovë

2 Qershor, 2022
in FOKUS, NGJARJE, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi sot raportin vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

Sipas Zërit të Amerikës, “raporti analizon në kapituj të veçantë edhe gjendjen e lirisë së besimit në Shqipëri, ku nënvizon se Kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit”.

“Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare. Qeveria ka marrëveshje me Komunitetin Mysliman Shqiptar, Komunitetin Mysliman Bektashi, Kishën Katolike, Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë. Këto marrëveshje i njohin këto grupe si komunitetet kryesore fetare të vendit dhe trajtojnë kthimin e pronave dhe rregullime të tjera”, thuhet në raport.

“Qeveria legalizoi 62 ndërtesa në pronësi të grupeve fetare gjatë vitit 2021, që ishin ndërtuar pa leje ndërtimi, krahasuar me 92 sa ishin legalizuar në vitin 2020. Ndërsa 25 prona të tjera mbetën në shqyrtim. Pesë bashkësitë fetare, që kanë marrëveshje me qeverinë, vazhduan të shprehin shqetësime për kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, duke deklaruar se korrupsioni, mungesa e njohurive të qeverisë për kompetencat dhe juridiksionin për çështjet e pronësisë dhe ngarkesat e mëdha të çështjeve në sistemin gjyqësor, penguan përmbushjen e kërkesave të tyre. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila në vitin 2020 krijoi një regjistër zyrtar për të treguar sasinë, vlerën dhe pronësinë mbi pasuritë e patundshme, raportoi sfida në procesin e kthimit të pronave që shfrytëzohen nga palët e tjera, duke siguruar kompensim me prona të tjera, ose duke paguar kompensim në para”, vijon raporti.

SHQIPËRI

Raporti sërish nënvizon se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

Qeveria ka marrëveshje me Komunitetin Mysliman Shqiptar, Komunitetin Mysliman Bektashi, Kishën Katolike, Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë. Këto marrëveshje i njohin këto grupe si komunitetet kryesore fetare të vendit dhe trajtojnë kthimin e pronave dhe rregullime të tjera.

Qeveria, thuhet në raport, legalizoi 62 ndërtesa në pronësi të grupeve fetare gjatë vitit 2021, që ishin ndërtuar pa leje ndërtimi, krahasuar me 92 sa ishin legalizuar në vitin 2020. Ndërsa 25 prona të tjera mbetën në shqyrtim.

Pesë bashkësitë fetare, që kanë marrëveshje me qeverinë, vazhduan të shprehin shqetësime për kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, duke deklaruar se korrupsioni, mungesa e njohurive të qeverisë për kompetencat dhe juridiksionin për çështjet e pronësisë dhe ngarkesat e mëdha të çështjeve në sistemin gjyqësor, penguan përmbushjen e kërkesave të tyre.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila në vitin 2020 krijoi një regjistër zyrtar për të treguar sasinë, vlerën dhe pronësinë mbi pasuritë e patundshme, raportoi sfida në procesin e kthimit të pronave që shfrytëzohen nga palët e tjera, duke siguruar kompensim me prona të tjera, ose duke paguar kompensim në para.

Drejtuesit e Vëllazërisë Ungjillore raportuan për vështirësi të vazhdueshme për sigurimin e lejes për ndërtimin e objekteve të adhurimit. Komuniteti Bektashi dhe Komuniteti Mysliman raportuan sërish probleme për mbrojtjen e të drejtave të tyre mbi disa prona.

Pesë bashkësitë kryesore fetare vazhduan t’i kërkojnë qeverisë lirimin nga taksa të caktuara shtetërore, sipas marrëveshjeve dypalëshe. Megjithëse, mbështetën masat e qeverisë për parandalimin e COVID-19-tës, udhëheqësit fetarë u ankuan se qeveria nuk u është përgjigjur kërkesave të tyre për ndihmë financiare për t’u përballuar me ndikimin e pandemisë, dhe se kufizimet në tubimet publike, penguan mbledhjen e fondeve.

Në shtator, qeveria dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit hapën procesin e tenderit për ndërtimin e një muzeu në Vlorë, kushtuar përpjekjeve të vendit për të mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Raporti përmend se në prill, një burrë sulmoi besimtarët në një xhami në Tiranë, duke plagosur pesë veta. Prokurorët kërkuan që sulmuesi, i konvertuar në Islam, të shtrohej në spital për shkak të një historie të sëmundjes mendore.

Sipas një raporti të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), shumica e mediave në vend që u referohen hebrenjve, u përqendruan në kujtimin e Holokaustit dhe marrëdhënieve të mira të vendit me Izraelin, megjithëse kishte disa shkrime që përhapnin teori konspirative për hebrenjtë.

Ambasada amerikane, thuhet në raport, u bëri thirrje zyrtarëve qeveritarë që të përshpejtojnë trajtimin e pretendimeve për pronat dhe t’u kthejnë grupeve fetare ndërtesat dhe pronat e tjera të konfiskuara gjatë epokës komuniste. Zyrtarët e ambasadës u takuan me përfaqësues të komuniteteve fetare për të diskutuar marrëdhëniet ndërfetare dhe qeveritare, sfidat lidhur me legalizimin dhe kthimin e pronave, si dhe sfidat financiare të shkaktuara nga kufizimet për shkak të pandemisë së COVID-19. Programet e mbështetura nga ambasada, duke përfshirë programet për të rinjtë, u përqendruan në zhvillimin e gjithëpërfshirjes së komunitetit, promovimin e fuqizimit të grave në komunitetet fetare dhe theksimin e përputhshmërisë së besimit fetar dhe demokracisë.

Qeveria amerikane vlerëson se nga 3.1 milionë sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011 myslimanët suni përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind dhe bektashinjtë 2 për qind. Rreth 20 për qind kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare.

Shkollat publike janë sekulare, thuhet në raport, ndërsa shkollat private mund të ofrojnë mësime fetare. Bashkësitë fetare drejtojnë 113 institucione arsimore përfshirë universitete, shkolla fillore e të mesme, institucione parashkollore, kopshte, shkolla profesionale dhe jetimore.

KOSOVA

Në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e besimit, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik. Një projektligj i hartuar për t’u dhënë atyre një status të tillë, i paraqitur në parlament në vitin 2020, mbeti pezull.

Bashkësia Islame e Kosovës tha se disa shkolla vazhduan të zbatojnë një direktivë të ministrisë së Arsimit që ndalon veshjen fetare, duke ua mohuar qasjen në shkollë nxënëseve që mbanin shami.

Raporti nënvizon se në muajin shtator, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, njoftoi prokurorin e shtetit për refuzimin e vazhdueshëm të qeverisë për të zbatuar vendimin e asaj gjykate të vitit 2016, që i njihte Kishës Ortodokse Serbe pronësinë e rreth 24 hektarëve toke rreth Manastirit të Deçanit. Në përgjigje të moszbatimit të vazhdueshëm nga qeveria si të atij vendimi ashtu edhe të një marrëveshjeje të vitit 2020 për punimet në rrugë brenda Zonës së Posaçme të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit, Kisha Ortodokse Serbe ndërpreu komunikimin zyrtar me qeverinë në muajin maj.

Në muajin tetor, media raportoi se autoritetet po hetonin një Organizatë Joqeveritare të krishterë (OJQ) pas ankesave se organizata publikonte fotografi të fëmijëve së bashku me përmbajtje fetare pa lejen e prindërve. Media raportoi se OJQ-ja mohoi shkeljen e ligjeve.

Në muajin gusht, Bashkësia Islame e Kosovës dhe media raportuan se policia arrestoi autorin Gjin Morena nën akuzën për botimin e poezive që nxisin jotolerancën ndaj myslimanëve. Morena më pas u deklarua fajtor dhe u gjobit.

Përfaqësuesit e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, thanë se mungesa e mbështetjes institucionale për të siguruar varrezat për besimtarët e saj po pengon të kryenin shërbimet e varrimit sipas besimit të tyre.

Sipas Kishës Ortodokse Serbe, në muajin qershor, policia, pa asnjë shpjegim, urdhëroi një autobus me pelegrinë serbë të kthehej në Serbi. Në prill, federata pan-evropiane e organizatave të shoqërisë civile të trashëgimisë kulturore, Europa Nostra, përfshiu Manastirin e Deçanit në listën e shtatë vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë në Evropë, një përcaktim që zyrtarët qeveritarë thanë se ishte “i njëanshëm” dhe “i pasaktë”.

Raporti vë re se në qershor, një qytetar malazez brohoriti “Vritni shqiptarët” gjatë një tubimi me rastin e ditës së Shën Vitos në Gazimestan afër Prishtinës. Gjykata e Prishtinës e dënoi me gjobë në vend të burgimit dhe i ndaloi hyrjen në vend për pesë vjet.

Bashkësia Islame tha se raportet e mediave vazhduan të portretizojnë komunitetin e saj negativisht, duke kontribuar në një klimë të jotolerancës dhe diskriminimit. Përfaqësuesit e kësaj bashkësie si dhe Kishës Protestante Ungjillore, thanë se disa nga pasuesit e tyre hezitonin ta praktikonin besimin e tyre hapur për shkak të frikës nga diskriminimi.

DASH-i citon raportet e policisë së Kosovës për 87 incidente gjatë vitit, ndërsa një vit me parë kishte regjistruar 57 të tilla.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë raportoi se vazhdon të mbështes përmirësimin e marrëdhënieve midis komuniteteve fetare dhe komunave.

Zyrtarët e ambasadës amerikane vazhduan të inkurajojnë qeverinë të miratojë ligjet që u lejojnë grupeve fetare të fitojnë statusin juridik, të zbatojnë mekanizmat për të mbrojtur lirinë e besimit, të zbatojnë legjislacionin dhe vendimet gjyqësore në lidhje me objektet fetare të Kishës Ortodokse Serbe dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet pronësore me këtë kishë.

Qeveria amerikane vlerëson se nga 1.9 milion banorë sa besohet të ketë Kosova, 95.6 për qind janë myslimanë, 2.2 për qind katolikë si dhe 1.4 për qind i përkasin besimit ortodoks. Ligji nuk përcakton një besim zyrtar, por rendit pesë bashkësitë fetare “tradicionale” që marrin mbrojtje dhe përfitime shtesë, përfshirë ulje taksash.

Related- Posts

Bota

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026
NGJARJE

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026
FOKUS

DEMOKRACIA PËRTEJ VOTËS: MBAMENDJA POLITIKE SI PËRGJEGJËSI PUBLIKE

15 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Frederiksen: Aleanca perëndimore është dobësuar, Zelensky i kërkon SHBA-së të mos mbajë anën e Rusisë

15 Tetor, 2026

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave: Sulme nga policia dhe protestuesit

15 Tetor, 2026

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026

Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

15 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.