• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

  • POLITIKË

    “Prania Besnike”, Rama: Çdo të premte në 17:00, dëgjojmë qytetarët

    Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së mbretit të Norvegjisë Harald V

    Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

    Konflikti në Vlorë, Rama: Do të shpronësojmë zonën dhe do ta kthejmë në park publik e turistik

    Kuvendi rikthehet më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

    Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

  • SOCIALE / KULTURË

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dështon edhe tentativa e radhës, Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar

    36 vite nga shpallja e Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Mirënjohje për brezin që kontribuoi gjatë viteve ’90

    Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

    Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Deklaratë keqëndjellëse, pasoja të rrezikshme

13 Tetor, 2022
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakshiç – Politika[i]

Për çfarë flasin këta akademikë, profesorë dhe një pjesë e liderve opozitarë? Ku jetojnë ata? Si t’ua shpjegojnë nënëshkruesve se adresa e tyre është në Serbinë qiellore?

Bërthama e fortë e atyre që e quajnë veten patriotë, ndërsa të tjerët tradhëtarë të pandershëm, u grumbullua përsëri rreth një programi, i cili me mjegullnajën e tij mund të tërheqë vëmendjen e qytetarëve të painformuar dhe të indoktrinuar, por nga ana tjetër, në kohë kohë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë i sjell dëme të papërshkrueshme vendit për të cilin ata betohen.

Iläqim, tufa qiellore nënshkroi “Shpalljen publike për grumbullim në mbrojtje të Kosovës” me përfundimin se është momenti i fundit për të ndryshuar politikën kosovare të Serbisë. Vizionarët dogmatikë madje përgatitën edhe deklaratën mbi “reintegrimin e krahinës në rendin kushtetues të Serbisë, me të gjithë vendet e saj të shenjta, qytetarët që natyrshëm jetojnë atje”. Mungonte vetëm Kisha Ortodokse Serbe, por ajo ka aq ndikim te nënëshkruesit saqë nuk ka nevojë të dalë publikisht.

Për një sërë arësyesh, shqiptarët nuk duan të jetojnë në Serbi. Për vite të tëra ata e kanë injoruar rendin e saj kushtetues, tashmë edhe kanë fituar pavarësinë dhe, vetëm një analfabet politik, mund të mendojë për “reintegrimin e tyre”. 

Fakti nëse ideja e nënëshkruesve është produkt i sinqertë i idesë së Serbisë së Madhe apo i dëshirës për të fituar pikë politike, nuk i ndyrshon aspak gjërat. Ndërsa jeta rrjedh para tyre duke ndryshuar matricën e sjelljes dhe kërkon maksimumin e arësyes së ftohtë, këta njerëz me mendje të infektuara e kanë dënuar veteveten të jetojnë në preambulën e iluzioneve. (Shënim: autori duket se bën aluzion për preambulën e Kushtetës së Serbisë e cila e përcakton Kosovën si pjesë e pandarë e Republikës së Serbisë. Shën. i përkth.)

Për ata janë të papranueshëm të gjithë propozimet që nënkuptojnë ndarje, shkëmbim territoresh, heqje dorë nga Kosova, dorëzimi i një pjese apo tërë territorit, antarsimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara, ose në çfarëdo mënyre kërcënon të ardhmen e tërë krahinës në përbërje të Serbisë.

“Askush nuk ka as të drejtë dhe as legjitimitet të punojë në këtë drejtim as të nënëshkruajë çfarëdo dokumenti ndërkombëtar detyrues të kundërt me Kushtetutën e Serbisë”, nënvizohet në deklaratë.

Madje thonë se janë të hapur për hapjen e dialogut me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosmetit mbi ndërtimin e rendit të shtetit ligjor për të gjithë bashkësitë etnike dhe për të gjithë qytetarët dhe mënyrat sesi ky reintegrim kushtetues të kryhet në përfitimin e përbashkët.

Ja pra, ku erdhëm te formula më shumë autonomi, më pak se pavarësi. Mungesë idesh e freskët synimi i së cilës është të evitohet konflikti me dialoguesin kryesor serb, megjithëse e minojnë në mënyrë maksimale, e akuzojnë kalimthi dhe e përgatitin për kryqëzim.

Çfarë reintegrimi trumbetojnë ata? I pyes sesi mendojnë ta realizojnë projektin e tyre gjenial? Mos vallë nëpërmjet dialogut do ti bindin shqiptarët se kanë bërë gabim historik që janë ndarë nga Serbia? Duke u bërë thirrje – kthehuni, e çfarë do të ndodhë nëse ata refuzojnë? Ndoshta dëshirojnë pushtimin, sepse kjo është teorikisht e vetmja mënyrë që shqiptarët e Kosovës të vihen nën kontroll – nëpërmjet çizmes serbe dhe jo politikës.

Nuk kam vërejtur se shqiptarët e Kosovës i pengon fakti se nuk jetojnë nën kodekset e Kushtetutës serbe. Kanë hartuar tashmë të tyren. Më shumë ata i pengojnë problemet me të cilët përballen edhe serbët: papunësia, kriza, problemet në arsim dhe shëndetsi. Mbi të gjitha korrupsioni. Kjo, në një mënyrë paradoksale, flet për atë se ata janë të përfshirë në jetën e Servisë, vetëm se ndodhen jashtë kufirit të saj. Njëlloj sikurse Serbia matanë kufirit ka shumë gjëra të përbashkëta me rregjimin autoritar në Hungari, dhe pak gjëra – matanë një kufiri të largët – me realitetin politik dhe ekonomik të Francës.

Të gjithë këto probleme duhet të jenë lëndë për zgjidhje në Bashkimin Europian gjë që është synimi i përbashkët i Serbisë dhe Kosovës, ndërsa njerëz si puna e nënëshkruesve të deklaratës e pengojnë këtë jo vetëm për shqiptarët por edhe për qytetarët e shtetit të vet. Ata janë luftëtarë për ruajtjen e status kuosë. Kur të hiqet vija, kur të përllogariten të gjithë dëmet për shkak të humbjes së kohës, do të shihet qartë se cili është patriot dhe cili tradhëtar, qoftë edhe me mosdashje.

Duhet tu përsëris nënëshkruesve edhe një problem tjetër të cilin për herë të parë e kam artikuluar para 15 viteve: Si e shihni jetën politike të Serbisë me kushtin që ky plani juaj të realizohet? A jeni të gatshëm ju, ruajtës të përbetimit të Kosovës, të pastërtisë serbe dhe të fesë së shenjtë ortodokse, të pranoni që një të katërtën e parlamentit serb ta përbëjnë shqiptarët? Dhe që Albin Kurti të jetë zëvendëskryeministër? Sepse në një vend demokratik kushtetues ata duhet të kenë të gjitha të drejtat, në mënyrë të veçantë si pakicë dukshëm më e madhja. Por, postulatet e deklaratës nuk e marrin në konsideratë demokracinë. Reintegrim me çdo çmim. Rekrutim nëse është e nevojshme.

A thua vërtetë ka ndonjë të arësyeshëm mendon se mund të grumbullojë aq shumë pushkë për ti dërguar në Kosovë që të mbrojë Jerusalemin serb? Është e vërtetë se ka shumë nga ata që thërrasin: “Vitin e ardhshëm shihemi në Prizren”, por ama që dikush tjetër ta “çlirojë”. Ndokush si puna e nënëshkruesve. Matija Beçkoviçi (Matija Beçkoviç, 82 vjeç, filozof dhe poet me origjinë nga Mali i Zi. Shën. i perkthyesit) përshembull, është i përjashtuar në këtë rast për shkak të moshës, por Boshko Obradoviçi apo Millosh Koviçi (Boshko Obradoviç- 47 vjeç, Kryetar i partisë opozitare të ekstremit të djathtë “Dveri”, Millosh Koviçi- 44 vjeç, profesor historie në Universitetin e Beogradit. Shën. i përkthyesit) mund ti nënështrohen detyrimit ushtarak.

Miratimi i deklaratës justifikohet me “valën e re të presioneve” ndaj popullit serb, por edhe nga frika sepse me 17 shtator, kur u mbajt Europrajdi, ndodhi një “precedent sesi faktorë të jashtëm mund ti zgjidhin problemet në Serbi”.

Së pari, “vala e presioneve” ishte e drejtuar ndaj pushtetit dhe jo ndaj popullit, sepse premtimin që problemi do të zgjidhej e kishte dhënë pushteti dhe jo populli. E dyta, çfarë lidhje ka përzierja e Europrajdit me këtë punë. Kjo është një shartim artificial në mënyrë që nënëshkruesit të shfaqnin përsëri përcaktimin e tyre të thellë patriakal dhe konservator ndaj traditës dhe familjes serbe. E treta, është më se naive të mendohet se zgjidhja e problemeve të Serbisë është e mundur pa “faktorin e jashtëm”. Jo vetëm të Lindjes, që ata e dëshirojnë me gjithë shpirt, por edhe të Perëndimit, që ata e anatemojnë.

Deklarata është ngashnjyese për nga retorika e saj keqndjellëse, e parealizueshme në synimet e saj programore dhe rrezikshmërisht toksike sepse eleminon çfarëdo zgjidhje tjetër përveç “reintegrimit”. E shtyn Serbinë në izolim, por Kryetari i Partisë popullore Vuk Jeremiç pikërisht me këtë edhe krenohet: “Ne nuk duhet ta njohim Kosovën edhe sikur e tërë bota ta njohë”, shprehet ai. Amin!

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.politika.rs/sr/clanak/519987/Pogledi/bosko-jaksic-pogledi

Më poshtë, për informacion, po përcjellim tekstin e plotë të Shpalljes publike dhe listën e nënëshkruesve për të cilën bën fjalë autori në artikullin e mësipërm të marrë nga një burim tjetër informacioni:

(https://standard.rs/2022/09/23/proglas-za-okupljanje-u-odbrani-kosova-i-metohije//)

Shpallje publike për grumbullim në mbrojtje të Kosovës dhe Metohisë

Qytetarë të nderuar, patriotë, të gjithë atyre që e duan vendin dhe popullin tonë,

Fuqitë e mëdha, të cilat nxitën kryengritjen e shqiptarëve në Kosovë dhe Metohi, pastaj kryen agresion të armatosur ndaj RF të Jugosllavisë, pastaj koordinuan secesionin dhe të cilët tani punojnë me këmbëngulje për ta detyruar Serbinë që ajo vetë të heqë dorë nga vendet e saj të shenjta, territoret, qytetarët dhe pasuritë natyrore, janë përsëri në ofensivë duke shfrytëzuar krizën e re në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe trazirat që mbeten pas saj.

Iniciativa e vjetër-e re mbi statusin e dy Gjermanive me pranim të detyrimit që pas dhjetë viteve të bëhet njohja e ndërsjelltë, vjen në të njejtin moment kur zyrtarët e shteteve Perëndimore flasin publikisht mbi atë që ky proces po zgjat tejet shumë dhe se duhet të përmbyllet shpejt.

Është koha të ngremë zërin, të mblidhemi rreth njëri tjetrit dhe të përcjellim një mesazh të fuqishëm se ne këtë nuk e pranojmë. U bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve, personaliteteve publike, organizatave, lëvizjeve dhe partive politike që të grumbullohemi dhe ta mbështesim këtë shpallje publike nëpërmjet së cilës të huajve dhe serbëve të lëkundur tu paraqesim qëndrimin e qartë të Serbisë të dhe popullit serb.

Nuk pranojmë kurrfarë ndërkufizimi, ndarje, zgjidhje kalimtare apo oferta të tilla të padenja. Porosisim se askush nuk ka mandat të nënëshkruajë dhe të dorëzojë asnjë pëllëmbë të Kosovës dhe Metohisë e cila sipas së drejtës ndërkombëtare, qartë dhe pa mëdyshje, është pjesë e Serbisës dhe as të shkëmbejë “tonën për tonën”.

Le të grumbullohemi dhe tu kujtojmë qartë se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme, të cilën ne e mbështesim, është respektimi i Kushtetutës së Serbisë, Rezolutës së KS të OKB-së 1244 (1999), përbetimit tonë për Kosovën dhe të drejtave të të gjithëve, pa marrë parasysh kombësinë dhe besimin fetar, që në vendin tonë jetojnë në paqe dhe harmoni, mbi bazën e së cilës kërkojmë dhe luftojmë për reintegrimin e plotë të Kosovës dhe Metohisë në rendin kushtetues dhe ligjor të Serbisë, kur të krijohen kushtet dhe kur rrethanat ndërkombëtare ta lejojnë një gjë të tillë. Deri atëherë të gjitha masat, vendimet, inicitivat dhe aktivitete që do të realizohen duhet të jenë të orientuara drejt përmbushjes së këtij qëllimi.

Nënëshkrues:

dr Danilo Basta, akademik

Matija Beçkoviç, akademik

dr Çaslav Ociç, akademik

Slavenko Terziç, akademik

mr Dragomir Angjelkoviç

prof. dr Slobodan Antoniç

general prof. dr Sinisha Boroviç

prof. dr Slobodan Vladushiç

Aleksandar Vujoviç

dr Aleksandar Gajiç

dr Stevan Gajiç

dr Vladimir Dimitrijeviç

Dragan Dobrashinoviç

dr Slobodan Doklestiç

dr Dushan Dostaniç

prof. dr Jovan Dušaniç

dr Misha Gjurkoviç

Nikola Zhivkoviç

msr Dushan Iliç

Igor Ivanoviç,

dr Slobodan Jankoviç

prof. dr Milosh Koviç

Emir Kusturica, regjizor

Aleksandar Llaziç

prof. dr Goran Latinoviç

Sinisha Ljepojeviç

dr Ivan Miliç

Branimir Neshiç

dr Aleksandra Novakov

Aleksandar Paviç

prof. dr Valentina Pituliç

prof. dr Aleksandar Popoviç

prof. dr Dushan Prorokoviç

Aleksandar Protiç

prof. dr Slobodan Orloviç

dr Aleksandar Rakoviç

prof. dr Mitra Reljiç

dr Slobodan Reljiç

prof. dr Branislav Ristivojeviç

prof. dr Slobodan Samarxhiç

msr Marija Stajiç

doc. dr Slavisha Stajiç

prof. dr Millomir Stepiç

dr Rada Stijoviç

dr Bogdan Stojanoviç

prof. dr Srđa Trifković

Prof. dr Aleksandar Terziç

prof. dr Gjorgje Çantrak

doc. dr Dushko Çeliç

prof. dr Zoran Çvoroviç

prof. dr Bogoljub Shijakoviç

prof. dr Marica Shljukiç

prof. dr Srgjan Shljukiç

Related- Posts

FOKUS

BRICS në New Delhi: Kina dhe India përballë një bote që po ridimensionohet

12 Shtator, 2026
FOKUS

Amerika nisi dy luftëra, shpenzoi tetë bilionë dollarë dhe përjetoi – dështim

11 Shtator, 2026
FOKUS

25 vjet nga 11 Shtatori: Sulmi që ndryshoi Amerikën dhe botën

11 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

foto nga Xinhua

Kina dhe India arrijnë konsensus që të bëhen partnerë të njëra-tjerës

12 Shtator, 2026
foto nga Xinhua

Xi: BRICS është platforma më me ndikim në botë për bashkëpunimin e tregjeve në zhvillim

12 Shtator, 2026

BRICS në New Delhi: Kina dhe India përballë një bote që po ridimensionohet

12 Shtator, 2026

Amerika nisi dy luftëra, shpenzoi tetë bilionë dollarë dhe përjetoi – dështim

11 Shtator, 2026

Dështon edhe tentativa e radhës, Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar

11 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.