Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS, e cila po mbahej këtë mëngjes.
Mësohet se Edi Rama ka kërkuar takim më ambasadorët e BE, takim që pritet të mbahet në orën 11:00.
Takimi do të bëhet në kryeministri, dhe vjen menjëherë pas konferencës së jashtëzkaonshme të Presidentit Ilir Meta që firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, anulimin e tyre pa afat, dhe caktimin sipas tij të një date të re me marrëveshje politike.
Ndërkohë që në orën 11:00 ambasadorët do të zhvillojnë një takim me ambasadorin e BE në Shqipëri Luigji Soreca.