• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    Mediat ndërkombëtare/ Votimet në Shqipëri, test për rrugën drejt BE-së

    Exit Poll i Albanian Post: Fitore bindëse e PS me 79 mandate 

    Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare.

    SPAK, BKH dhe forcat policore në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    Kryetari i KQZ-së mesazh qytetarëve për 11 majin: Merrni pjesë në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

    Vota e Diasporës: 180,144 zarfe të mbërritura në KQZ

    Celibashi: Subjektet politike të respektojnë heshtjen zgjedhore, mediet mos të publikojnë spotet elektorale

    Partia Demokratike mban mitingun përmbyllës; Berisha: Brenda 100 ditëve të para do të vendosim themelet që çdo i ri dhe e re të mund të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    “Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Diplomati dhe poeti i njohur z. Daim Ilazi: Diplomacia kulturore, një shtyllë e fuqishme që mund ti afroje Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me Europën!

31 Dhjetor, 2021
in INTERVISTË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistë me z.Daim Ilazi, diplomat dhe poet nga Maqedonia e Veriut, ekskluzivisht për Argumentum.al

Nga Marjana Doda

“Ne mund të konkurojmë me vlera kulturore, mund ta afirmojmë shtetin, popullin me artistë, me poetë, shkrimtarë, piktorë, film, balet…pra me kulturë për të cilën lami mund të konkurojmë në këto shtete Europiane sepse kemi artiste të shkëlqyer nga çdo fushë”, kështu shprehet Poeti dhe Diplomati Z. Daim Ilazi, në një intervistë ekskluzive për Argumentum.al

Ai eshte diplomat karriere për një kohë të gjatë 22 vjeçare, i dekoruar nga Qeveria e Francës me medaljen “Kalorësi i Palmës Akademike”. Anëtar i Bordit të Mbrëmjeve të Poezisë në Strugë, festivalit më të madh ndërkombëtar të poezisë në Maqedoninë Veriore. Botues i 6 librave me poezi dhe një libër publicistik në shqip, një liber me poezi në frëngjisht-shqip “Marrëzi ballkanike-Folie Balkanique” dhe një në maqedonisht ,, Bie shi në Tetovë- Vo Tetovo vrne dozhd”.

“Krejt mosmarrveshjet duhet të zgjidhen  me  biseda, me durim e takt, me fjalë të matura  e të zgjedhura. Krejt këto gjëra kërkojnë të  disponosh një art të komunikimit dhe negocimit..Pra, duhet të jeshë një artist i negocimit për arritjen e suksesit. Po ashtu edhe për të shkruar një poezi të bukur ose një librë me poezi ose roman, duhet të zgjedhësh temën e romanit ose tema të poezive… Poezia njësoj si bisedat diplomatike, bëhet ose shkruhet me  fjalë të zgjedhura, me figura stilistike, metafora,me sens , takt e ritëm. Pra, diplomacia dhe poezia e përmbushin njëra- tjetrën. Kanë pika të përbashkëta. Të dyja janë art. Në diplomaci  ka norma, metoda,  fjalë të  bukura, me sjellje korekte  e të matur ta bësh edhe armikun të të dojë e të respektoje”, thotë diplomati dhe poeti Z.Ilazi

Në këtë horizont e kërkoj edhe fatin e kombit  dhe tragjikën e tij si  pasojë e paradokseve ballkanike. Poezia ime flet për Ballkanin ende  të trazuar, ende si regjion pa pranverë, pasi ende zbulojmë varre masive nga kasaphana  ballkanase. Mesazhi i poezisë sime është ta bëjë  jetën e njeriut më të mire, më humane, më fisnike, më të denjë për njëri tjetrin, për ta shëruar ,,marrëzinë ballkanike,,të botës, përmbyll intervistën e tij Z.Ilazi

Intervista e plotë:

Argumentum.al:Z.Ilazi, Ju jeni diplomat, shkrimtar, poet i njohur në Maqedoninë e Veriut. A mund të tregoni diçka më shumë për veten tuaj në këtë prezantim të parë për lexuesit e Argumentum.al ?

– Z.Daim Iljazi: Jam  lindur në vitin 1954 në fshatin Zhelinë-Tetovë, aty përfundova  shkollën fillore, gjimnazin me sukses të shkëlqyer në Tetovë, Republika e Maqedonisë Veriore dhe u diplomova  në Universitetin e Zagrebit, Kroaci – Arkeologji dhe  gjuhë  frenge në 1979.

Punova si  profesor në shkollën  ​​e mesme bujqësore dhe medicinale në Tetovë për më shumë se dy dekada. Jam  një diplomat i karrierës për një kohë të gjatë 22 vjeçare  në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Punova si Konsull në Ambasadën tonë në Bernë-Zvicër (1995-990) dhe Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë Veriore në Paris (2002-2006), Ministër-Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë Veriore (2011-2013 ) në Bruksel dhe Ministër Këshilltar në Ambasadën e Maqedonisë Veriore në kryeqytetin turk Ankara. Kam  punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në sektorë të ndryshëm. Jam dekoruar nga Qeveria e Francës me medaljen “Kalorësi i Palmës Akademike”. Isha anëtar i Bordit të Mbrëmjeve të Poezisë në Strugë, festivalit më të madh ndërkombëtar të poezisë në Maqedoninë Veriore.

Kam fituar çmimin për poezi Euro-Frankofone në Paris në 2006 dhe gjatë viteve 1991-94  isha president dhe themelues i Klubit Kulturor Francez në Tetovë. Kam  marrë pjesë në shumë festivale poetike në vendin tonë dhe në shumë vende të Evropës. Jam nga themeluesit  dhe nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve OENEUM në Tetovë. Kam  botuar 6 libra me poezi dhe një libër publicistik në shqip, një liber poezi  në frëngjisht-shqip “Marrëzi ballkanike-Folie Balkanique” dhe një në maqedonisht ,, Bie shi në Tetovë- Vo Tetovo vrne dozhd”. Së shpejti do të botoj  librin ,,Nobelistët botërorë të letërsisë. Jam i martuar dhe kam tre fëmijë, plus 3 nipa e tre mbesa (Altini, Eliza, Redoni, Erlisi, Eda dhe Ela e vogel) që ma kënaqin shpirtin e ma zgjasin jetën.  Tani jam në pension dhe jetoj  në Tetovë.

– Shikoj që ju i flisni për çështje të caktuara nëpërmjet poezisë. A është kjo një forme e re diplomatike për ti thënë gjërat ashtu siç janë por me notat e krijimtarisë? Çfarë e lidh shpirtin e nje poeti me artin e diplomacisë? 

Arti i diplomacisë zakonisht nënkupton afirmimin e vendit tënd në atë shtet ku shërben si diplomat, thellimin e marrëdhënieve  miqësore në mes dy shteteve respektive, zhvillimin e negociatave ndërmjet përfaqësuesve diplomatikë profesionist  me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për situata të ndërlikuara dhe me synimin që situata të mos përshkallëzohet duke përmbushur interesat e të gjitha palëve. Pra me metoda diplomatike, ato rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare me ndërmjetësimin e diplomatëve profesionistë, për çështje që synojnë arritjen e paqes, bashkëpunimin më të mirë ekonomiko-kulturorë dhe tejkalimin e barrierave tregtare, si dhe parandalimin, tejkalimin e situatave të renduara dhe konflikteve

Krejt mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen  me  biseda, me durim e takt, me fjalë të matura  e të zgjedhura. Krejt këto gjëra kërkojnë të  disponosh një art të komunikimit dhe negocimit..Pra, duhet të jeshë një artist i negocimit për arritjen e suksesit. Po ashtu edhe për të shkruar një poezi të bukur ose një libër me poezi ose roman, duhet të zgjedhësh temën e romanit ose tema të poezive. Poezia njësoj si bisedat diplomatike, bëhet ose shkruhet me  fjalë të zgjedhura, me figura stilistike, metafora, me sens, takt e ritëm. Pra, diplomacia dhe poezia e përmbushin njëra- tjetrën. Kanë pika të përbashkëta. Të dyja janë art. Në diplomaci ka norma, metoda,  fjalë të bukura, me sjellje korrekte  e të matur ta bëjsh edhe armikun të të doje e të respektoje. Po ashtu edhe poeti kur   shkruan poezi zgjedh  fjalë të bukura, metafora, stil, takt,  rimë, që lexuesi ta pëlqen, të bëhet i dashur për lexuesit, të zgjon ndërgjegjen, të  lanson një mesazh e ta fisnikëron shpirtin e lexuesve. Kontesha e bukur Hanska e Polonisë ishte dashuruar deri në vesh në Balzakun  pa e pa fare, vetëm  duke i  lexuar romanet e tij. E mandej bile edhe pas një korrepsondence prej më shume se 800 letrave dashurie  e disa takimeve të mëshefta në Zvicër, ajo pasi i vdes burri  vjen  në Paris dhe martohet me Balzakun. Po për fat të keq, Balzaku vdes i ri në moshën 51 vjeçare. Ekziston edhe diplomacia kulturore që është një shtyllë e fuqishme  për afirmimin e vlerave kulturore në shtetin ku vepron. Sepse vendi ynë, ose krejt shtete e Ballkanit nuk kanë se me çfarë gjëra të konkurojmë ose të afirmojnë  në  France, Gjermani, Amerikë, Suedi,  Belgjikë,etj,  as vetura nuk prodhojmë, as trena të shpejtë, as aeroplana, as anije, as tenka ,as helikoptera, as drona,…etj.  Ne mund të konkurojmë me vlera  kulturore, mund ta afirmojmë shtetin,popullin me artiste, me poetë, shkrimtarë, piktorë, film, balet…pra me kulturë  për të cilën lami mund të konkurojmë në këto shtete ku  veprojmë,sepse kemi artiste të shkëlqyer nga çdo fushë.

–Ballkani sërish ndodhet përballë rrezikut. Situata në Bosnjë-Hercegovinë është alarmuese. Duke e lidhur edhe me poezine tuaj “Marrëzi Ballkanike”, z.Iljazi, cila është marrezia nga e cila nuk po del dot Ballkani?   

Shteti im Republika e Maqedonisë së Veriut është një shtet multinacional e multikonfesional, pra mozaik  me kultura të ndyshme …Pra kjo larmi  e komuniteteve e  kulturave të ndryshme është interesante  dhe duhet të ruhet e të ketë respekt e tolerancë reciproke. Ne jemi të interesuar që të fillojmë bisedimet e ti hapim kaptinat  me Bashkimin evropjan si piksynim kryesor. Sepse jemi pjesë e Evropës. Por këto biseda u zgjatën shumë kohë dhe si duket edhe ne edhe Shqipëria që pret gjatë, e kemi humb durimin. Evropa duhet të tregohet zemërgjërë e të na i hap dyert e BE që edhe ne të mund të jetojmë si evropian, jo si ballkanas. Por edhe ne duhet ti përveshim duart, ti bëjmë detyrat e shtëpisë, ta ndalojmë korrupsionin. Se, nepotizmin, punësimet partiatke, hajdutët qoftë, deputet, qoftë ministër që ka keqpërdor pozitën shtetërore duhet futur në burg e konfiskuar pasurinë e paligjshme. Tolerancë zero per korrupsionin. Se Evropa na  vëren, na përcjell, na shiqon me dylbi. I faleminderohemi NATO-s e Amerikës që na futën nën ombrellën e Natos, tani ndihemi me të sigurtë, investimet e huaja do të dyfishohen, sepse kanë siguri më të madhe. Duhet thelluar bashkëpunimin rajonal, thelluar besimin dhe miqësinë e respektin reciprok. Kaloi koha kur kasapi i Ballkanit Slobodan Milosheviq donte me fuqi, me pastrim etnik, me luftë të krijontë Serbine e madhe. Neve në Ballkan më shumë prodhojmë histori se sa mund ta konsumojmë. Ne patëm problem 30 vjeçar me Greqinë për shkak emrit, dhe ja që para një viti ky problem mori fund, e ndërruam emrin e shtetit tonë dhe falë këtij kompromisi ne u futëm në NATO. Greqia e hoqi veton. Tani kemi problem me Bullgarinë për BE, por besoj se  do të gjendet një  zgjidhje e pranueshme për të dy shtete që edhe Bulgaria ta heq veton e të fillojmë bisedimet edhe ne edhe Shqipëria negociatat për Bashkimin Evropian. Për fat të keq, ende ka disa politikanë që merren më histori të vjetra, me elegji e balada, me përralla dimri. Le ta marrin shembull zonjen Merkel se si e udhëhoqi Gjermaninë 3 mandate, pa asnjë skandal, me modesti duke shku vet ne market e dyqane, duke jetuar në Berlin në një banesë tridhomëshe. Primitivizmin dhe megallomaninë  ballkanike duhet lërë së kaluarës, dhe të ecim drejt BE me transparencë, respekt reciprok, me kulture, tolerance dhe përgjegjësi. Në Japoni, nëse treni vonohet dikund 5 minuta, Ministri i transportit jep dorëheqje.Te ne nuk ndodhin këto dorëheqje bile edhe në raste më të rënda.

-“Open Ballkan”, Bota serbe”, Treg i Përbashkët Rajonal, Procesi i Berlinit, janë këto disa nisma për të cilat mbahen takime të ndryshme. Cilën prej këtyre nismave duhet të ndjekë sot Ballkani Perendimor? 

Nuk ka asgjë të keqe të bashkëpunojmë të gjithë në Balkanin Perëndimor, por të jemi korrekt me gjithë shtete e Ballkanit Perëndimor. Ky është mendimi im personal…Duhet të ulen në tavolinen e bisedimeve 6 shtetet, pra edhe Bosnia e Herzegovina, edhe Kosova edhe Mali Zi. Ju e dini se ende plagët e luftës në Kosovë, në Bosnjë në Kroaci nuk janë tharë, ende kullojnë gjak. Ende zbulohen varre masive me civilë, burra, gra, fëmijë, që u vranë nga ushtria e policia serbe. Në Bosnjë ende ka shtërzime  aborti, shikime të marrëzishme hasmërie, ende  pamjet të Gernikës na paraqiten para syve,, ende dëgjohen klithma e vajtime në Prekaz ,Reçak, Srebrenicë, Vukovar etj. Pra jemi për  bashkëpunim, për Open Balkan, por pa nënçmim, me njohje e respekt reciprok. Nuk duhet anashkaluar asnjë nga 6 shtetet  e Ballkanit perëndimor. Pra,Serbia duhet ta kupton një realitet qe e ka kuptuar tërë bota se Kosova është shtet i pamvarur, me kufijt, Parlamentin  e Qeverine e vet, është një nga 6  shtetet e Ballkanit perëndimor. Shihni, Ballkani çdo herë ka qenë bure barruti, ka qene si zorrë qorre e Evropës. Sa më shpejt te integrohemi në BE aq më mirë do të jetë për ne e për Evropën, sepse regjioni do stabilizohet një herë e përgjithmonë, do hapen kufijt, njerëzit do qarkullojnë llirshëm, do njihen më mirë me njëri-tjetrin, do të ketë investime të huaja, do shrytëzohen fondet evropiane, do ketë progress ekonomik, etj.

– Për të vijuar konkretisht me situatën politike në Maqedoninë e Veriut. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve lokale kanë tronditur vetë qeverinë qendrore. Zoran Zaev dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe lider i LSDM-së , duke rrezikuar dhe një krizë politike në vend. Mendoni se kjo lëvizje e Zaev po e largon RMV-në nga integrimi Europian? 

Po , për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Kryetari i Partisë Social Demokrate Zoran Zaev dha dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të partisë por edhe të Qeverisë. Ky ishte një akt sublim dhe sens i përgjegjësisë për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale të ne që u mbajtën në tetor 2021. Por tani presim të formohet Qeveria e re, me kryeministër të ri nga socialdemokratët, zotëri Dimitar Kovacevski, me disa rokada në resoret ministrore. Por me rëndësi ësht se ne jemi mjaft të përkushtuar drejt integrimeve euro- atlantike dhe tjetër alternative nuk kemi. Ne jemi edhe për bashkpunim më të thellë rajonal, por prioritet e kemi BE.

-Çfarë reflekton  poezia juaj dhe mesazhi  juaj për për shqiptarët ketej dhe andej kufirit? 

Poezia ime është pasionante, e paqetë, me një vrojtim shqetësues apo soditje të thellë ku pasqyroj imazhet karakteristike të jetës në metropole të ndryshme të botës, duke i krahasuar me imazhet a valvitura dhe botëkuptimet tona, pra poezi me imazhe ballkanike e europiane. Në këtë horizont e kërkoj edhe fatin e kombit dhe tregjikën e tij si  pasojë e paradokseve ballkanike. Poezia ime flet për Ballkanin ende të trazuar, ende si regjion pa pranverë, ende zbulojmë varre masive nga kasaphana ballkanase. Shkruaj për edhe për tema universale, për të ligat që e ngulfatin botën dhe jetën tonë, përpërplasjet e traumat, ankthet ekzistenciale të kohës tonë në kohë të globalizmit, kur,,kosmosi duket epruvetë boshe,, dhe  thuren epitafe çmendurie.

Mesazhi i poezisë sime është ta bëjë  jetën e njeriut më të mirë, më humane, më fisnike, më të denjë për njëri tjetrin, për ta shëruar ,,marrëzinë ballkanike,,të botës. Kurse mesazhi  im për ne që më pyete, e dijmë fort mirë  çfarë ka thënë intelektuali shumë i lartë Faik Bey Konica para një shekulli për ne. Nuk dua ta përsëris, se 100 vjet e përsërisim.

Në fund Urime Viti iri 2022 të gjithëve, Zoti  të na jep shëndet,suksese  e lumturi.

Argumentum.al

©  Argumentum

Tags: daim ilazimaqedonia e veriuMarjana Dodamarrezia ballkanikene tetove bie shi

Related- Posts

INTERVISTË

Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

23 Nëntor, 2024
INTERVISTË

100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

21 Nëntor, 2024
INTERVISTË

EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

21 Shtator, 2024

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Mediat ndërkombëtare/ Votimet në Shqipëri, test për rrugën drejt BE-së

11 Maj, 2025

Exit Poll i Albanian Post: Fitore bindëse e PS me 79 mandate 

11 Maj, 2025

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri

11 Maj, 2025

‘Manovër e shkëlqyer’: Putini i ofron Zelenskit negociata direkte!

11 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare.

11 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.