• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Dollari amerikan përballë BRICS!

26 Shtator, 2023
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

Këto javët dhe ditët e fundit, sidomos pas Samitit të tij të datës 22 – 24 Gusht në Johannesburg të BRICS, grupimi i madh ekonomik i krijuar në vitin 2009, i cili përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, po flitet dhe debatohet shumë  lidhur me kërcënimin e tij serioz mbi SHBA-të dhe Perëndimin në përgjithësi. Frika dhe pasiguria janë shtuar dhe më tepër mbas zgjerimit të tanishëm të BRICS me 6 vende të tjera të mëdha – Egjipti, Arabia Saudite, Argjentina, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Etiopia. Ndërkohë që mbi 15 vende të tjera janë «  në rradhë » për t’iu bashkëngjitur më vonë, duke e bërë BRICS një sfidë të vërtetë mamuthiane për G- 7 dhe G – 20.

Kësisoj, BRICS 11, ndonëse u kalua disi lehtë kur u njoftua krijimi i tij 15 vite më parë, rrezikon të kthehet në një sfidë serioze për Perëndimin, jo vetëm ekonomike por dhe gjeostrategjike. Për këtë mjafton të përmendet se tani BRICS 11 përfaqëson gati 50 për qind të popullsisë, shumë më tepër se G7. Ndërkohë që 10 vite më parë jepte vetëm 10 për qind, sot ai kontribuon me rreth 40 për qind të GDP-së botërore. Ndërsa G7,  nga 50 për qind në vitet 80, tani  jep vetëm 30 për qind të saj.

Lajmi i keq këtu është se ai i kundërvihet demokracisë liberale, vlerave dhe parimeve të saj themelore. Ai synon të kthehet në një “bllok të lirë“ e të pavarur, me një ndikim më të madh  për krijimin e një rendi të ri paralel ndërkombëtar dhe në një megaprojekt të dyfishtë: anti – hegjemonist, kundërshtar i rendit të  sotëm ndërkombëtar e sidomos mbizotërimit të saj nga SHBA-të  dhe dollarit amerikan Për këtë ai kërkon veç të tjerash, rritjen e rolit, peshës dhe pranisë  në OKB, dhe në filialet e saj botërore. Më konkretisht, Brazili dhe India kanë vite që kërkojnë të jenë anëtarë të Përhershëm të KS në OKB, ndërsa vende të tjera të BRICS duan  pozita të larta drejtuese në FMN, Bankën Botërore, etj.

Në kuadrin e këtij anti-hegjemonizmi dhe dedollarizimit të ekonomisë së tyre por dhe më gjerë, një ndër objektivat kryesore të BRICS është krijimi i një monedhe të përbashkët. Kjo ka filluar të eksperimentohet në formë dypalëshe, por ende pa një rezultat, ndaj përpjekjet vijojnë.  Në këtë kuadër, ai ka krijuar Bankën e vet të Zhvillimit, si alternativë ndaj Bankës Botërore. Megjithatë, edhe pse kjo çështje ishte parashikuar në axhendën e Samitit të datës 22 – 24 Gusht dhe Presidenti rus Putin në videomesazhin e tij e theksoi si moment tejet të rëndësishëm, krijimi i monedhës së përbashkët BRICS nuk u diskutua në atë Samit, duk e shtyrë për më vonë, kur dhe idetë të jenë qartësuar më mirë. Megjithatë, vazhdojnë me intensitet demarshet për të krijuar monedhën unike, të quajtur BRICS ose R5. Kjo e fundit nisur nga përkimi i çuditshëm i faktit se  monedhat e  5 vendeve antare të BRICS fillojnë me « R » Kështu,  Brazili ka monedhën «  Real «  India «  rupien » Afrika e Jugut «  rand », Rusia «  Rublën » dhe Kina « renminbinë » Në këto kushte, në median dhe në qarqet politike ndërkombëtare është shtruar për diskutim çështja se sa real dhe i mundshëm është krijimi i kësaj monedhe të përbashkët dhe nëse ajo do të jetë në gjendje « të zbresë nga froni » dollarin amerikan.

Autori Jorgji Kote

Për këtë, le të shohim fillimisht rolin dhe peshën mbizotëruese të dollarit amerikan në tregtinë dhe ekonominë botërore. Ndonëse SHBA-të zenë vetëm 10 për qind të tregtisë botërore, dollari amerikan është i pranishëm në 48 për qind të  gjithë pagesave ndërkombëtare dhe në 88 për qind të tregtisë se valutës së lirë. Ai përbën 58,4 për qind të rezervave valutore botërore. Ndërkohë që Euro përbën respektivisht 20,5, 24,4 dhe 32 për qind të pjesës së tregut monetar dhe valutor  botëror, ndërsa  Renminbi-ja kineze vetëm 2,7, 3,1 dhe 7 për qind. Ja pse, dollari amerikan është imazhi i Amerikës por dhe i sundimit prej tij të tregtisë botërore. Edhe pse vitet e fundit « ka pësuar firo », ai mbetet dhe do të vijojë të jetë  «  zot » i ekonomisë botërore. Nga ana tjetër, spostimi i dollarit amerikan nga kjo pozitë sunduese përbën problem dhe sfidë të madhe të brendshme financiare për vetë vendet e BRICS. Kështu, Rusia ka krijuar prej vitesh një thesar gjigand me miliarda dollarë amerikanë, të cilat përbëjnë rreth gjysmën e rezervave të saj valutore jashtë vendit. Kur Kremlini filloi agresionin ndaj Ukrainës, rezervat monetare ruse jashtë vendit llogariteshin në 300 Miliarda Dollarë. Pasojat e sundimit të dollarit amerikan i tregon më qartë dhe vetë Kina. Ndërsa interesat në llogaritë bankare të saj janë nën 2 për qind, interesat e huave të saj vjetore amerikane janë mbi 5 për qind. Nisur nga këto realitete, ish ministri  amerikan i Financave, John Connally i pat paralajmëruar shumë vende të tjera në zhvillim se “Dollari është monedha jonë, por problemi juaj! » Ky është një paralajmërim që shumë nga vendet të ashtuquajtura të lëkundura afrikane e mbajnë «  vëth në vesh » përpara se të ndërmarrin hapa të tjera kundër dollarit amerikan.

Veç pozitës së fuqishme sunduese të dollarit amerikan, krijimi i monedhës së përbashkët BRICS, ndonëse tingëllon ide e bukur, has dhe në disa probleme dhe pengesa të tjera të mëdha. Këtu veçojmë pabarazitë e mëdha  në zhvillimin social – ekonomik brenda tij. Kështu, 70 për qind të GDP-së së BRICS e jep vetëm Kina; Rusia  ka të ardhura për frymë pesë herë më të larta se India; por kjo e fundit, nga e 10-ta më 2016, tani renditet ekonomia e  pestë më e madhe në botë. Veç kësaj,  pesë vendet e BRICS nuk njihen për stabilitetin e monedhave të tyre vendase. Kështu, Randi afrikanojugor, Reali brazilian dhe Rubla ruse shkaktojnë vazhdimisht tronditje në tregjet monetare. Gjatë muajt Gusht, Banka Qëndrore kineze mbajti «  me oksigjen » monedhën e saj, ndërsa rubla ruse pësoi rënie të madhe mbas rebelimit të dështuar të grupit mercenar «  Wagner » drejt Moskës në fund të qershorit.

Për pasojë, ekspertët shprehen të sigurt se pesë monedha të dobta sido që të bashkohen nuk mund të krijojnë dot një monedhë të përbashkët më të fortë dhe të aftë që të mbijetojë se dollari amerikan. Dakord, mund të thotë ndonjë, por ato mund t’i forcojnë monedhat e tyre duke blerë ar në tregjet ndërkombëtare. Kjo mund të bëhet vetëm se nuk është e sigurt nëse ia vlen të shpenzohen miliarda dollarë për këtë qëllim, kur ato mund të përdoreshin më me leverdi për të mbushur «  gropa të tjera të zeza » në vendet e BRICS!

Për ta qartësuar dhe më mirë se sa e vështirë është krijimi i kësaj monedhe të përbashkët, le më pastaj konkurimin prej saj të dollarit të konsoliduar amerikan,  po i referohemi vështirësive dhe problemeve serioze të hasura me rastin e  krijimit të monedhës së përbashkët të BE-së «  Euro». Kështu, ideja për krijimin e saj u hodh qysh në mesin e viteve 70 nga ish Kancelari emblematik gjerman Helmut Schmidt dhe presidenti francez Giscar d’Estaign ; pastaj u deshën mbi 10 vjet të tjera  për të bërë planifikimin dhe përgatitjet e rastit deri në futjen e saj në përdorim në vitin 2002; dhe bëhej fjalë për 12 vende nga më të pasurat dhe më të zhvilluarat në botë të asaj kohe. E megjithatë, menjëherë mbas krijimit Euro ra shumë, ndërsa një dekadë më vonë shëprthyen krizat e rënda financiare në disa vende anëtare të BE-së, duke e kërcënuar seriozisht mbijetesën e saj. Ajo shpëtoi falë institucioneve të fuqishme, BQE-së, etj, elementë të cilët mungojnë dukshëm në BRICS.

Ja pse, bashkimi i  11 apo dhe më shumë vendeve më vonë rreth BRICS «  nën një çati të përbashkët monetare » duket shumë e ndërlikuar ; ca me tepër se ndryshe nga BE-ja dhe OKB-ja, BRICS nuk ka asnjë njësi drejtuese apo koordinuese.Në këto kushte, ekspertë të ndryshëm sugjerojnë që BRICS  më mirë të vijojë  me masa të tjera të  ndryshme për forcimin e monedhave vendase dhe stabilitetin e tyre. Kina, bie fjala, Kina zhvillon tregti nafte me Arabinë Saudite me renminbi; India paguan për naftën ruse me rupie; kjo në pamje të parë duket gjë e thjeshtë, por në praktikë monedha e përbashkët është tejet e komplikuar. Sepse Kina e llogarit naftën e  saj me Indinë me rupie, kjo do të thotë se një pjesë e parave të saj është në Indi. Në llogaritjen e eksporteve ruse të naftës në muajin Maj, sipas raporteve zyrtare kishte Rupie në vlera me disa miliarda dollarë, por askush nuk donte t’i kthente ato në rubla ruse. Bankat ndërkombëtare i shmangin këto transaksine dhe për shkak të sanksioneve perendimore, ndërsa kompanitë vendase në Rusi nuk kanë asnjë interes për rupie, sepse ato dhe nuk kanë ndonjë tregti të madhe me  Indinë.

Veç këtyre aspekteve teknike dhe financiare, pengesë e madhe për realizimin e monedhës së përbashkët BRICS është se  ndryshe nga G7 ku janë shtatë vendet më të mëdha dhe më të zhvilluara të demokracisë liberale të botës, të cilat i bashkojnë vlerat dhe parimet e përbashkëta, BRICS është një “turli“ vendesh demokratike, si Brazili, Afrika e Jugut, India, Argjentina por nga ana tjetër vende autoritariste si Kina me Rusinë, diktatoriale si Venezuela të cilat i bashkojnë kryesisht kushtet/rrethanat dhe jo vlerat e parimet e përbashkëta. Kjo prirje pritet të theksohet më tej me zgjerimin e BRICS. Për pasojë, ato kanë dhe këndvështrime të ndryshme për shumë probleme dhe shqetësime gjeopolitike, të cilat në vend që t’i bashkojnë do t’i ndajnë dhe  kthejnë  në “mollë sherri“ të pakapërdishme. Gjithashtu, vendet e BRICS kanë shumë ndasi, mosmarrëveshje dhe konflikte të dhunshme mes tyre; Kina me Indinë bie fjala që kanë probleme në Himalaje, India me Pakistanin në rajonet kufitare, Irani me Arabinë Saudite, etj.

Këto fakte dhe të dhëna mjaftojnë për të arritur në përfundimin se çdo demarsh dhe sfidë ndaj sundimit të dollarit amerikan nuk do të ketë sukses. Ky i fundit do të vijojë të ruajë epërsinë e vet në ekonominë dhe tregtinë botërore të mallrave, shërbimeve, kapitaleve, rezervave valutore dhe pagesave ndërkombëtare. Spostimi apo konkurimi   i tij nga BRICS, R5 apo çdo monedhë tjetër, sado emër të bukur dhe tingëllues të ketë do të mbetet vetëm dëshirë e mire dhe asgjë tjetër.

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026

Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për protestën: Policia të jetë proporcionale, të hetohen pretendimet për përdorim të tepruar të forcës

14 Tetor, 2026

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.