Anëtarët e familjeve të koreanëve të rekrutuar me forcë nga Japonia gjatë Luftës së Dytë Botërore ngritën një padi të martën në Korenë e Jugut, duke kërkuar heqjen e emrave të të ndjerëve nga tempulli famëkeq “Yasukuni” që nderon kriminelët e luftës, njoftoi agjencia e lajmeve “Yonhap News”.
Foto nga VCG
Familjet e dhjetë ushtarëve dhe punonjësve civilë të Koresë së Jugut kanë kërkuar që tempulli “Yasukuni” të heqë emrat dhe datat e vdekjes së të ndjerëve nga regjistrat e tij. Ata gjithashtu kanë ngritur një padi kundër qeverisë japoneze dhe tempullit, duke kërkuar gjithsej 880 milionë uonë (rreth 594 000 dollarë amerikanë) dëmshpërblim.
Sipas njoftimeve nga “Yonhap News”, besohet që rreth 20 000 koreanë janë varrosur në këtë tempull.
Foto nga VCG
“Yasukuni”, që gjendet në qendër të Tokios, nderon 14 kriminelë lufte japonezë të dënuar të Kategorisë A të Luftës së Dytë Botërore. Prej kohësh, ky tempull ka qenë një burim fërkimesh diplomatike midis Japonisë dhe fqinjëve të saj. Vizitat dhe blatimet e bëra nga zyrtarët japonezë aty kanë shkaktuar vazhdimisht kritika dhe kanë lënduar ndjenjat e popujve të Kinës, Koresë së Jugut dhe vendeve të tjera që kanë vuajtur nga agresioni brutal japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore.





























































