Presidenti Ilir Meta uron gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Nga Kryegjyshata bektashiane, Meta u shpreh se dita e sotme është një ditë vëllazërimi e solidariteti që na fton të gjithëve të bëjmë sakrifica për vëllazërim e bashkim.
“Kjo është një ditë vëllazërimi e solidariteti dhe na fton të bëjmë sakrifica për ta forcuar këtë vëllazërim dhe bashkim. Falenderoj udhëheqësit tanë për harmoninë që kanë treguar dhe përpiqen të mbajnë popullin të bashkuar rreth vlerave europiane. Edhe politika të mësojë dhe të marri shembull këtë frymë bashkëpunimi e besimi”, tha Meta krah krerëve të besimeve fetare në vend.