Zbatimi i idesë së shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell për krijimin e një ushtrie evropiane nuk do të përmirësojë sigurinë në kontinent, tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov.
“Ne e dimë se zoti Borrel nuk është ithtar i metodave diplomatike të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Ndryshe nga posti që merr ai vazhdimisht dhe publikisht demonstron përkushtimin e tij për të vepruar nga pozicioni i forcës,” tha Peskov për mediat të hënën. Ai kujtoi deklaratën e Borrell-it se problemi i Ukrainës duhet të zgjidhet në fushën e betejës.
Në lidhje me deklaratën e Borrelit në favor të krijimit të një ushtrie evropiane, Peskov tha se “kjo ide nënkupton militarizimin e BE-së dhe rritjen e potencialit ushtarak të Ukrainës”.
“Kjo është pikërisht ajo që nuk do të promovojë sigurinë dhe stabilitetin në kontinentin evropian,” tha Peskov.
Në blogun e tij të së dielës, Borrell tha se Bashkimit Evropian i duhej një ushtri e tij për t’u kujdesur për sigurinë e tij. Sipas mendimit të tij, mjedisi aktual i sigurisë ishte dëshmi e qartë se BE-ja duhet të marrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë e saj. Për këtë, tha ai, aleanca ka nevojë për një ushtri evropiane të përditësuar dhe të përputhshme, e cila do të kërkojë të ndërtojë aftësitë e saj.
/Argumentum.al