Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ka përshëndetur sot marrëveshjen e palëve për reformën zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, diplomati gjerman vë theksin në plotësimin e kushteve të tjera që lidhe me integrimin e vendit në BE.
Konkretisht, ambasadori gjerman vë theksin në ngritjen dhe funksionimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.