Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në një intervistë të dhënë për Radio Sky në Athinë, deklaroi se mezi po pret largimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta pas dy muajsh, për ta zgjidhur “rehat”, sipas tij me Ramën, çështjen e kufirit detar.
Për ministrin e Jashtëm grek, çështja e kufirit detar nuk është zgjidhur ende, pasi sipas tij kjo lidhet me mosmarrëveshjet mes Ramës dhe Metës, kur dihet se ky i fundit, sipas kushtetutës, duhet të autorizojë qeverinë. për të hyrë në negociata.
“Ai (Edi Rama) ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi Presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. Shqipëria duket se brenda dy-tre muajve do të zgjedhë Presidentin e ri. Pra, e gjithë kjo (çështja e kufirit detar) do të zgjidhet rehat pas kësaj periudhe”, tha Dendias për Radio Sky pas vizitës së tij në Tiranë.
/Argumentum.al