Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i mbledhur ditën e sotme nga Enkelejd Alibeaj, ka propozuar 8 emra për të kandiduar për President. Deputetët demokrat kanë propozuar emrat e Rexhep Ukës, Halim Kosovës, Dashamir Shehut, Leka Zogut, Leonard Demit, Arben Çejkut, Dritan Demirajt dhe Visar Zhiti.
Në një prononcim për mediat Alibeaj theksoi se do të konsultohet me të gjithë anëtarët e Grupit Parlamentar, edhe atyre që ditën e sotme nuk u paraqitën në mbledhje. Ai tha se nëse mazhoranca nuk do të pranojë asnjë nga emrat e propozuar, do të tërhiqen nga procesi. Alibeaj gjatë fjalës së ti paralajmëroi se ditën e nesërme Grupi Parlamentar do të mblidhet sërish.
“Nëse të hënën mazhoranca rrëzon kandidaturën e opozitës në Kuvend, ky do të ishte fundi i marrëveshjes. Kjo është e qartë. Jemi futur me seriozitetin më të madh, pavarësisht skepticizmit që ekziston përreth nesh. Hap pas hapi, duke lexuar dokumentin tonë, kuptohet serioziteti dhe shërbimi i madh që i bëhet publikut shqiptar”, tha Alibeaj.
Emrat e propozuar nga deputetët demokrat
Arben Çejku
Dashamir Shehu
Leonard Demi
Dritan Demiraj
Halim Kosova
Leka Zogu
Rexhep Uka
Visar Zhiti
Pasditen e së premtes, do të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe aleatët, për të diskutuar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri dhe kandidaturave të mundshme.
/Argumentum.al