Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë arritur sot marrëveshjen politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. “Vendimi reflekton punën e madhe të bëra nga qeveria dhe shqiptarët”,shprehet ambasadorja.
Postimi:
Vendimi i BE për të hapur negociatat me Shqipërinë reflekton punën e madhe të bërë nga qeveria dhe shqiptarët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vazhdojnë të mbështesin reformat dhe hapat e tjera të nevojshëm për marrjen e anëtarësimit. Urime dhe suksese!
Kujtojmë këtu se lajmi për çeljen e negociatave është konfirmuar nga Komisioneri për zgjerimin Oliver Varleyi.
Me anë të një postimi në Twitter komisioneri shkruante se është shumë i lumtur për një lajm të tillë dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.
“Shumë i lumtur që # vendet anëtare të BE-së sot arritën marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me #Albania dhe #North #Macedonia. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky gjithashtu është një mesazh i qartë për Ballkanin Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan komisioneri për zgjerimin