Harta e re gjyqësore/ Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë vendos bojkot pa afat të seancave

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë sapo ka vendosur sërish bojkotim pa afat për seancat gjyqësore në të gjithë vendin.

Për masat e sigurisë, këshilli ka vendosur bojkot të paktën deri në 10 ditët e ardhshme.

Këtu përjashtohen vetëm seancat me të mitur, që sipas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm, nuk duhen braktisur.

Në përshkallëzimin e bojkotit, këshilli vendosi të hedhë për diskutim mbajtjen e protestave nga avokatët para Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Bojkoti vjen në shenjë proteste pasi Dhoma e Avokatisë kundërshton hartën e re gjyqësore.

/Argumentum.al